Popullsia e Shqipërisë vazhdon të mbetet nën 3 milion që prej vitit 2001, megjithatë, ritmi i rënies së saj ka qenë më i lartë përgjatë viteve 2001- 2010, ndërkohë që pas vitit 2010 ritmi i rënies së popullsisë është zvogëluar.
Kjo u bë e ditur në raportin e publikuar të premten nga Instituti i Statistikave.
Kjo rënie e popullsisë, sipas INSTAT-it, i dedikohet më së shumti migracionit neto, i cili vazhdon të mbetet negativ (flukset dalëse tejkalojnë flukset hyrëse).
“Megjithatë, migracioni neto, pikërisht diferenca ndërmjet imigrantëve dhe emigrantëve gjatë një viti ka pësuar një tkurrje pas vitit 2009, ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të kthyerve, duke mundësuar në këtë mënyrë një rritje të migracionit neto”, thuhet në raportin e INSTAT-it.
Nga ana tjetër, përsa i përket kontributit të komponentit të dytë, shtesës natyrore, diferencës ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, sipas INSTAT-it, vihet re një ulje e numrit të lindjeve ndërkohë që numri i vdekjeve ka mbetur në nivele të njëjta, duke sjellë në këtë mënyrë një reduktim të saj gjatë viteve 2001-2014, por vazhdon të mbetet pozitive.
me Atdhe dhe prape te shperndare ne bote. Hmmm, pse valle ?
Krimi, korrupsioni, hajnia qeveritare i dashur jane shkaku!
sepse politika berishiane na beri ket gje !! na largoj per te fituar vetem ai !! duhet te ringrihemi dhe jemi ne drejtimin e duhur!! keni durim kemi voten en dore !! te hedhim posht shoket e berishes se ato sduhet te jene me ne pushtet
Mbete pozitive thuhet ne fund te pershkrimit !! dhe pozitive eshte !! kini durim dhe tirana do ringrihet ne ket gjendje qe basha me berishen e perfunduan !! duam te jemi ne drejtimin e duhur
Do rritemi kur te vaditemi!Maskara shtet,kur s’ke breke ne bythe rregulloje ujin 24 ore me koncensionere!