Përfaqësues të 12 vendeve janë mbledhur sot në Tiranë në një samit ku do të diskutohet mbi çështjet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe bashkëpunimin në luftën kundër këtij fenomeni.
Përveç ministrave të Brendshëm të vendeve të rajonit, marrin pjesë edhe përfaqësues të disa vendve të BE, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësohen nga Zv/Sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah SeWall e cila po mban një fjalë.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se “tashmë janë përcaktuar disa objektiva bazë për luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Tendencat e terrorizmit janë më shqetësuese se kurdoherë tjetër. Të krijojmë ekipe hetimesh të përbashkëta, të shkëmbejmë informacionet. Kriminaliteti dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk njohin kufij”, tha ai.
Ministri shtoi se asnjë vend nuk është imun nga terrorizmi.
“Edhe Ballkani si i tillë, duket sikur për momentin vetëm eksporton rrezik, që janë luftëtarët e huaj, dhe ky është një problem që jo pak ka shqetësuar shoqëritë tona. Por unë besoj se nuk është e largët dita, kur problemi që sot eksportojmë të jetë një problem që nesë të vijë në shtëpinë tonë”, nënvizoi Ministri i Brendshëm.
Duke analizuar shkaqet që nxisin terrorizmin, Tahiri theksoi se ato janë disa, duke mos lenë jashtë vëmendjes edhe përjashtimin social, një arsye që duket se ka shkaktuar jo pak trazira kohët e fundit në Maqedoni, me komunitetin shqiptar.
“Probleme të tilla si vërfëria, si papunësia, si mungësia e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, padrejtësia, qoftë kjo kur vjen nga institucionet, qoftë kur vjen nga sistemi i drejtësisë që duhet të bëjë drejtësi, padrejtësia shoqërore si përjashtimi social, apo fenomene më shqetësuese në Shqipëri dhe në rajon si korrupsioni, kërcënimi i kriminalitetit, krimit të organizuar në veçanti, janë probleme që në një mënyrë osë në një tjetër ushqejnë tendencat për ekstremizëm të dhunshëm”, deklaroi Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm masat e forta kanë çuar në zero numrin e personave që nisen për të marrë pjesë në luftë, në kuadër të Shtetit Islamik.
“Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese me rezultate pozitive. Është ulur gati në zero numri i personave që mund të nisen në vendet e luftës” tha Tahiri.
Sipas Tahirit është rënë dakord që qasja ndaj terrorizmit të jetë një qasje e përgjithshme dhe jo vetëm një qasje force.
“Çka do të thotë më shumë përpjekje që duhen bërë për luftën kundër varfërisë, kundër injorancës dhe mungesës së arsimit, forcim të zhvillimit ekonomik në mënyrë të qëndrueshme, e pastaj sigurisht përpjekjet e agjencive ligjzbatuese që nga shkëmbimi informacionit deri tek aksionet e përbashkëta”, u shpreh Tahiri.
N/Sekretarja për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Sarah Sewal, kërkoi më shumë bashkëpunim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
“Ekstremizmi i dhunshëm është një çështje globale. Të bashkojmë forcat për një dialog fetar. Nevojiten strategji për të arritur qëllimin. Terroristët nuk i njohin kufijtë. Të bashkëpunojmë të gjithë së bashku për të ndaluar rekrutimet. Të parandalojmë që fëmijët tanë të bëhen terroristë. Duhet të riafirmojmë vlerat tona kyçe,” u shpreh Sewall.
Le te ikin vk! Kthim ne identitet..!
Fjal me vend. Fukaralliku dhe injoranca jan faktoret qe ka akoma njerez ne shqipri qe u besojn imameve.
ZOTI minister flete ne nivelin e nje njeriu te thjeshte por zgjidhjen per kete problem e jep ish papa qe thote se fete e ndryshme kane armiqesi midus tyre se nuk e njohin mire njeri tjetrin DO te propozoja qe perfaqesuesve te fes muslimane tu lihet me teper vende ne ekranet e televizoreve per zberthimin e drejte te mesimeve te kuranit qe ne te gjitha rastet kerkon vlazerim dhe tolerance jo cdo fjale duhet te flasim politikanet dhe perato qe nuk din asgje se mendimi eshte siperfaqesor dhe nuk jep asnje efekte fjala e thene nga perfaqesuesit e fese eshte me e zakt dhe ka me shume efekt mos beni vizita ne instucionet fetare prag zgjedhjesh ose festsat fetare si perfaqesues te shteit por shkoni si njerze te thjeshte se nuk eshte e nevojshme tju shohim si njerze me perkrahje atje ku nuk e meritoni qe keni sjele vaferin shtimin e krimit dhe korupsionin gje qe si pranon as bibla dhe as kurani
zoti Minister, duhet te filloni nga spastrimi i xhamive dhe keni per tja dal! ne te kundert injorantet do na sundojne!