Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thënë se vijon të jetë në krye të detyrës dhe drejtësia po merret me autorët e kërcënimit ndaj tij.
Duke iu është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas mesazheve kërcënuese të marra nga ana e Vladimir Gjutës, ministri theksoi se ajo është një çështje në dorë të organeve të drejtësisë.
Pas mesazhit të marrë, Tahiri dhe familja e tij janë marrë në mbrotje nga ana e RENEA-s.
Deklarata e Tahirit është bërë nga Gjykata e Lartë, ku ai është paraqitur në procesin gjyqësor ndaj Edi Palokës, që e ka akuzuar për shpifje.
Por, ky i fundit për herë të dytë nuk ka marrë pjesë në seancë, por u përfaqësua me avokat.
“Është normale, që për ekonomi gjyqësore të mos vazhdonim këtë proces, në rast se z.Paloka do kërkonte ndjesë publike dhe do pranonte që ka shpifur.
Me sa kuptoj, instikti politik për të vazhduar këtë lloj dalldie me këto shpifje, është më i madh sesa instikti për të bërë drejtësi.
Dhe në këto kushte, unë besoj që i vetmi pajtim është ai që do të bëjë gjykata.
Gjithsesi unë nuk arrij të kuptoj se si një deputet, kryetar i grupit parlamentar të Partisë më të madhe në opozitë, ka kohë të dalë ditë për ditë në konferenca për shtyp, dhe nuk ka kohë të paraqitet vetë në gjyq, dhe të përballet me të vërtetat që ai pretendon se di, apo të përballet me të vërtetat që unë pretendoj se janë të vërteta absolute dhe ekskluzive.
Kështu që besoj, kjo është gjithsesi një shenjë injorimi ndaj sistemit gjyqësor dhe ndaj praktikës që duhet të ndërtojmë të gjithë bashkë për ta nxjerrë përfundimisht politikën, nga ditët e llumit dhe ditët e vrerit dhe për ta futur në shinat e të vërtetës që duhet të ndajmë bashkërisht përballë publikut“, tha Tahiri.
Gjykata e Lartë, vendosi 15 qershorin si datën tjetër të seancës./b.l
Kush e di sakte se e ka bere ai telefonaten?Bejne shou se gjoja po lufton krimin dhe rrezikohet.E mbron shullazi pa merak.
Z.Tahiri. mos e fal paloken. Ke mbeshtetjen e popullit ti edhe qeveria Rama..vazhdoni rrugen qe keni nisur.komplimente.