Franca kthen 50 shqiptarë. U ndalohet udhëtimi në zonën shengen për 5 vjet

28 Maj 2015, 16:23Kronika TEMA

Në Rinas, sot rreth mesditës nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga  autoritetet Franceze dhe agjensia Frontex,  janë kthyer nga Franca në Shqipëri 50 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

 Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe FRONTEX.

Në bordin e avionit ishte  dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që  u riatdhesuan si dhe  në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje