Ministri i Brendshëm tha se problemi i ekstremizmit të dhunshëm duhet luftuar jo vetëm me masa të ashpra ligjore, por edhe duke angazhuar faktorë socialë dhe ekonomikë.
Duke folur në një konferencë në Tiranë, ku u trajtuan çështje të terrorizmit dhe radikalizmit fetar, Saimir Tahiri raportoi se me ndërhyrjet e fundit ligjore dhe paketën e masave të marra nga Policia, nuk ka më asnjë rast të nisjes së shqiptarëve në Siri. Por sipas tij, kjo nuk mjafton.
“Janë disa pyetje që unë besoj, duhet t’u japim një përgjigje, shumë më shumë sesa përgjigjen klasike, që merr shpesh nëpër tryeza apo në forume të ndryshme. Dhe unë nuk besoj që jam i pari që ngre pyetjen: – A është imune Shqipëria nga rreziku i ekstremizmit të dhunshëm? Sigurisht që jo, sepse historia e afërt e disa vendeve të tjera para nesh kanë treguar që nuk ka vend imun, njëherë e mirë të përjashtuar nga rreziku i ekstremizmit të dhunshëm, qoftë dhe i shfaqjeve të dhunshme të tij. Dhe as Shqipëria nuk bën përjashtim, pavarësisht se në kontektstin e brendshëm duket sikur nuk ka rrezik potencial. Kjo edhe për shkak të sensibilizimit vulnerabël të shoqërisë, edhe për shkak të mungesës së simptomave të dukshme të ekstremizmit të dhunshëm”, deklaroi Ministri.
Ai informoi panelin se ka patur një numër procedimesh penale të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme kundër luftëtarëve që shkojnë në Siri. Sipas tij, Shqipëria, edhe rajoni e kanë evident rrezikun potencial nga ekstremizmi i dhunshëm.
“Një numër jo i vogël i informacionit të shkëmbyer me partnerët lidhur me tendenca të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, por mbi të gjitha, me eksportimin e luftëtarëve të huaj, sigurisht tregojnë që për sa kohë jemi në gjendje të eksportojmë të tillë rrezik, sigurisht do vijë dita kur ky të gjendet menjeherë pas derës së shtëpisë sonë”, tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm tha se është e rëndësishme që të njihet realisht problemi, cilat janë shtresat më vulberabël në shoqëri, zonat më vulnerabël në vend ku qasja ekstreme është më evidente ose prirja për të tillë qasje është më evidente.
“Ky nuk është një fenomen që adresohet vetëm me mjete represive, nuk është një fenomen që adresohet vetëm me procedime penale apo mjete policore, por është një fenomen që më së shumti, adresohet më së pari me instrumente që janë shoqërorë, të parandalimit paraprak të çdo rreziku, janë instrumenta socialë, ekonomikë e kështu me radhë”, nënvizoi Tahiri.
“Vulnerabel”!!! Nuk mund te zbulonte nje shprehje ne shqip ministri per te trugar se kush pjese e popullsise jane ne rrezik per tju bashkangjitur radikalizmit dhe ekstremizit? Si psh zonat rurale, shtresat e varfera, te izoluara, injorante, analfabete, etj. Por problemi eshte se keta “vulnerabel” nga kush fanatizohen? Mos valle imamet futen ne “vulberabel”??!! Apo akoma me keq, propaganda “nacionaliste” per te mos thene shoviniste e “endrrave te medha” nga figurat me te larta te politikes mos eshte edhe ajo “vulnerable”??!!
Po po per pese leke qe qeveritaret dhe politikanet lapangjoze futin ne xhep eshte mbushur Shqiperia me xhami xhihdiste. Ndersa ministry do ta zgjidhe me propagande dhe duke u mare me “vunerabel” people . Ike ore jepini pune dhe siguri njeresve ate beni dhe mos u fshihni si miu prapa perdhes perballe ketij problem te madh qe u eshte shtruar kembekryq.