Bulqizë/ Tritol automjetit të biznesmenit të kromit

26 Maj 2015, 08:34Kronika TEMA

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.

Burime policore bëjnë të ditur se një person ende i paidentifikuar ka vendosur një sasi eksplozivi në mjetin e një biznesmeni të kromit.

Ngjarja ka nodhur në Bulqizë të re dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Blutë e qytetit të Bulqizës bëjnë të ditur se mjeti ishte i parkuar në momentin kur ka shpërthyer dhe në të nuk ndodhej asnjeri.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje