Policia e kryeqytetit ka arritur të arrestojë brenda dy ditësh të dyshuarit për grabitjen e një banke në “Rruhën e Kavajës”.
Të arrestuarit janë tre 19-vjeçarë.
“Pas një pune intesive hetimore dhe operacionale gjatë 72 orëve të fundit të strukturave të Drejtorisë Policisë Tiranë dhe konkretisht Sektorit kundër krimeve të rënda, sektorit të Operacioneve Speciale, Komisariatit te Policise nr.1 , në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i vjedhjes me armë dhe me dhunë i deges se bankes …., ne rrugën e “Kavajës” ndodhur më datë 20.05.2015.
Me datë 23.05.2015, pas një pune të mirorganizuar, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar”YARIS”, ku si rezultat i punës së bërë u bë e mundur dokumentimi ligjor i vjedhjes se NBG Bank rruga e Kavajës ndodhur më datë 20.05.2015 me autorë shtetasit :
1-Kristi Sulollari, 19 vjeç, në Vorë dhe banues në Tiranë
2-Kristi Kajo, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
3- Rei Cenolli, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Shtetasi Kristi Sulollari u kap ne vendin e quajtur Tajvan ku punonte si kamarier. Shtetasi Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” ndërsa shtetasi Rei Cenolli u kap në Voskopjë, Korçë në shtepinë e xhaxhait të tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan
shuma prej -6.879.000 lekë të vjetra,
-3 aparate celulare,
-një kapele e përdorur në ngjarje
-si dhe mjeti Toyota Yaris me targe AA861LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët.
Nga ana jone u kryhen veprimet proceduriale dhe materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor , Tiranë, për veprat penale të ”Vjedhje banke dhe arkave te kursimit”,”Mbajtje pa leje e armëve luftarake” , parashikuar nga nenet 136/2, dhe 278/2 i K.Penal”, thuhet në një deklaratë të policisë.
Falnderime zemre per punen dhe perkushtimin e Policise se Shtetit,ne detyren e vet kushtetuese.
Ja, per nje polici te tille,ne sherbimin
non-stop te ruajtjes se rendit,kam votuar me 23 qershor 2013.
Mbetem me shprese se denimi i fajtoreve nuk duhet te njohe pike meshire,,,te jete me i rendi ,qe njeh ligji.
………………bravo policia ,si puna e ketyre ka me qindar neper shqipni , po ti shofish neper kafe keta te rinje vetem si te vjedhin apo te bejne ndonje mashtrim per te vene ndonje lek apo mall me vlere bisedojne, duhet shtuar informatoret , si dhe operator dhe hulumtues ne cdo lagje , policia duhet te kete skedimin e cdo qytetari me tere te dhenat dhe punen e tjera te dhena , puna e policies eshte shkence dhe art, jo e lehte per tu bere………suksese ju uroj….
Racista te qelbur kta Greket, akuzojne kta djemat kot pa prove vetem se jan Shqiptare. Ytt ! Te revoltohemi kunder racizmit ! Hajde djgim ndonje flamur ne trimat Shqiptare, i bejme nga nje kenge ketyre djema heronj.
Brvo policia e shtetit vetem tani e ndiejme veten me te sigurte.Polica ka ndryshuar ne te gjitha drejtimet jo vtem nga ana profesionale por dhe pamja e saj e jashteme.Ajo eshte pasqyra e shtetit,ndiemi
krenare kur i shohim me uniforma te rregllta dhe komunikim rigoroz e kulture.
Edhe nje here ju lumte