Zgjidhen 5 anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm të Prokurorisë, të cilët janë: Arben Dollapaj, Dritan Peka, Irma Balli, Gentian Osmani dhe Ramadan Troci.
Këshilli i Prokurorisë organizon konkursin për kandidatët për prokurorë dhe të atyre që do të ngrihen në detyrë, shqyrton vlerësimin e punës, si dhe jep mendim për shkelje disiplinore të kryera nga prokurorët, për të cilat Prokurori i Përgjithshëm i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra.
Këshilli i Prokurorisë ka funksion këshillimor dhe ia paraqet në çdo rast mendimin e vet Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Prokurorisë përbëhet nga shtatë anëtarë: një përfaqësues i Presidentit, një përfaqësues i Ministrit të Drejtësisë si dhe pesë prokurorë.
Në procesin e votimit morën pjesë 287 prokurorë, të cilën zgjodhën për anëtarë të Këshillit të Prokurorisë nga radhët e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, prokurorët:
Gentian Osmani, prokuror në Prokurorinë e Për Krime të Rënda, me 189 vota
Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me 129 vota
Në garë për këtë nivel prokurorie ishin edhe kandidaturat e Artan Madanit, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, i cili mori 124 vota dhe Kudusi Shahu, prokuror në Prokurorinë e Per Krime të Rënda, i cili mori 98 vota.
Për vendet vakante nga përfaqësuesit e Prokurorisë së Apelit, u zgjodhën
Dritan Peka, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tirana, me 179 vota
Irma Balli, prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë, me 128 vota
Në garë për këtë nivel prokurorie ishin edhe kandidaturat e Elvin Gokaj, prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër, i cili mori 112 vota dhe Pelivan Malaj, prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë, i cili mori 102 vota
Për vendin vakant nga përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, u zgjodh
Arben Dollapaj, me 221 vota
Në garë për këtë nivel prokurorie nuk kishte kandidaturë tjetër.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në fjalën e tij para trupës së prokurorëve tha se që prej ardhjes së tij në këtë detyrë ka nën hetim ose gjykim vetem dy prokurorë për çështje korruptive apo fshehje të pasurisë.
“Qytetarët kanë shqetësim se në shumë raste nuk gjejnë zgjidhjen e duhur në dyert e prokurorisë. Madje, ka raste ku pretendojnë se përfundimi i hetimeve nga prokurorë të ndryshëm bazohet në vlera financiare të dhëna në formë ryshfeti. E ritheksoj, personalisht jam i prirur të flas vetëm në bazë të fakteve.
Por, në këtë periudhë që po drejtoj Prokurorinë Shqiptare, janë nën hetim ose gjykim vetëm dy prokurorë për çështje korrupsioni ose fshehje pasurie.
Dhe, duhet të pranojnë të gjithë bashkë se ky nuk është realiteti. Qytetarët flasin dhe ata duhet të dëgjohen me forcë.
Për publikun, në Prokurorinë Shqiptare ka shumë të tjerë që janë përfshirë në veprime korruptive. Ne duhet të dëshmojmë se jemi në krahun e publikut, në çdo rast”.
O dell në anën e ligjit jo të publikut o komunist i persekutum!! Gjithsesi ti je shebeku i Likes Qimes e tje.