Incidenti/Ministria e Brendshme përgënjeshtron PD: Po hetojmë punonjësin e policisë

23 Maj 2015, 15:47Kronika TEMA

Ministria e Brendshme përgenjështron deklaratat e PD-së, duke theksuar se kryetari i grupit parlamentar te opozitës, Edi Paloka, akuzoi Ministrinë e Brendshme për asnjë masë të marrë për incidentin në Vaun e Dejes ditën e djeshme.

Punonjësi i Policisë është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria.

Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, punonjësi i Policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra dhe në rast se hetimi do të provojë fajësinë e tij, padyshim do të ndëshkohet njësoj siç janë ndëshkuar për shkelje në detyrë, penalisht apo administrativisht, 11 % e trupës policore”, nënvizon Ministria e Brendshme

10 komente në “Incidenti/Ministria e Brendshme përgënjeshtron PD: Po hetojmë punonjësin e policisë”

  1. Hildi says:

    PD kete pune ka ti hedhe hi syve njerezeve me deklarata te paverteta ne lidhje me ngjarjen e incidentit qe ndodhi ne Vaun e Dejes. Shikoni per policin qenkan marre masa. Deklarata doli huq.

    1. polati says:

      Iku koha kur policia bente cfare i donte qejfi dhe nuk u ndershkonte per veprimet qe shkelnin ligjin.

  2. Janaq says:

    policia e shtetit nuk eshte me si ne kohen e berishes ku bente fushate per partine ne pushtet,, policia e shtetit i perket qytetarit dhe jo partive politike

    1. venecia lumo says:

      iku koha e sales kur policia perfshihej ne fushate se perndryshe do hiqeshin nga puna,, sot jemi ne kohen e demokracise te krijuar nga edi rama

      1. buffon says:

        po ed paloka vetem akuza fallco di me be,, edhe kur ka me shku ne prkurori asnjehere ska tentu me u paraqit se vetem mashtron

  3. teona says:

    ketyre pd-istave u vjen inat qe nuk e manipulojne dot me policine e shtetit, qe nuk e perdorin dot me per tu mbrojtur nga qytetaret dhe tani dalin me politikat e radhes te perbaltjes, per te maskuar deshperimin nga humbja e zgjedhjeve.

    1. solora says:

      Le te lehin lehaqenet, beni zbardhjen e ceshtjes, ndeshkoni ata qe kane faj, ne kemi besim te puna e ministrise se brendshme, po keta lehaqenet, te hutuar nga humbja e zgjedhjeve, duan te gjejne faje gjithandej, ne vend qe te reflektojne e te vijne me nje alternative qeverisese, vazhdojne me politiken e vjeter te perbaltjes.

  4. pirlo says:

    ka lezet, policia qe duam. te mbroje qytetarin e ndershem dhe te ndeshkoj shkelesit e ligjit

  5. juventini says:

    nje qe eshte e sigurt qe policia eshte vene ne sherbim te qytetareve dhe jo interesave partike. po lufton dhe punonjesit e vet si asnjehere me pare ne keto 24 vite. bravo policia e shtetit

  6. eldorida says:

    po sa gjysma e kesaj qeverie te kish punuar edhe qeveria e kaluar e do ishim shume ne rregull, ne as qe e dinim ku e kish adresen komisariatet e jo me ministria e mbrojtjes , e as pretendonim te ankoheshim per policine ne kohen e Sales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje