"Hidhet në erë" godina 5-katëshe tek Ekonomiku

24 Maj 2015, 14:27Kronika TEMA

Është shembur me shpërthim të telekomanduar pallati pesë katësh, i cili prej gjashtë vitesh ndërtohej në oborrin e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Ndërtesa u rrethua sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ndërsa për shembjen e tij u hapën mbi 300 vrima në të gjitha kolonat mbajtëse ku ishte vendosur lëndë eksplozive.

Objekti në fjalë është dëmshpërblyer dhe prishja e tij bëhet për interes public, megjithatë administrator i ndërtesës Pavlin Kalusha pretendon se nuk i është komunikuar vendimi për dëmshpërblimin.

Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, teksa një vit më parë ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit.

5 komente në ““Hidhet në erë” godina 5-katëshe tek Ekonomiku”

  1. san petro says:

    Ky objekt shume mire qe urezua sepse ishte para fakultetit,pyetja qe shtroet eshte sa i kushtojne taksa paguesit veprime te tilla? sepse ne nje medja tjeter lexova qe objekti ishte ndertua para 6 vjetesh me leje ndertimi dhe u cdemtuan familjaret per rezimin e objektit,ose me mire sa i kushtone popullit, qeverisja ne bashki dje dhe sote ne qeveri, Edi Rama ???

  2. GAMORI says:

    E HODHEM , E HODHEM , E HODHEM QELBESIREN !

  3. liri says:

    Po dy pallate qe vazhdojne ngrihen te Liqeni i Thate, ne Sauk, pa asnje leje ndertimi (brenda ujembledhesit)? Skandal!!

  4. fllad says:

    Keto jane show per budallenj.

    Kush e ka dhene ate leje ndertimi le te beje demshperblimin.
    Ndryshe lejet vazhdojne te jepen me papergjegjshmeri.
    Lejen per ndertimin e paligjsheme tek Diga e ka dhene Lulja i saliut dhe Likja i Monikes.
    Si na moralisni vizion, ju qe jeni vete dhenesit e nje ndertimi te paligjshem? Komisioni i Digave qe eshte profesional dhe jo militantesk dhe partiak si jane gjykatat administrative te cilat neser do te duhet te shkojne ne ndjekje penale bashke me dhenesit e kesaj leje, nuk e lejon kete ndertim.
    Asnje gje nuk i justifikon si dhenesit ashtu dhe lejuesit e kesaj katrahure.
    Per kete korupsion, me arogance kaq te hapur, keta birbo nuk ju ben zemra ta leshojne fitimin nga dora, cfare mund te themi per pislleqet qe jane neper sirtare digasteresh dhe populli nuk merr vesh asnje gje?!

    Edhe bufi e di qe SISTEMI I DREJTESISE, pikerisht per kete gje nuk reformohet dhe populli duhet ti therase mire mendjes se kush jane keta qe kerkojne voten tone.

  5. leci says:

    Nga do dalin parate per demshperblimin? Nuk duhet te denohet ai qe e ka dhene ate leje? Mos e ka dhene lejen Edi mor aman?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje