Polici-OSHEE: Ndërpriten 1989 lidhje të abonentëve debitorë

24 Maj 2015, 10:29Kronika TEMA

Vijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në njoftimin për mediat nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar çdo ditë  60 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.

Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 4.105 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  14  autorë.  Nga këta janë arrestuar në flagrancë  8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , të cilët janë pronarë biznesesh . Janë  shpallur në kërkim  4 persona, ndiqen në gjendje të lirë 2 persona.

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 1.989 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 64 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  shprehin vendosmërinë që ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

2 komente në “Polici-OSHEE: Ndërpriten 1989 lidhje të abonentëve debitorë”

  1. fllad says:

    1990, se osht ene nje komshiu im. Mire e keni po me cfare ligji do I denoni? punon sistemi i drejtesise? Po qe se po, vazhdoni hidhuni njecike atje lart se ka mbet 21 Janari ne dosje?

  2. Treviso says:

    Shteti ka per detyre qe ti lejoje qytetarit ne nevoje 10% te shumes se percaktuar. P.sh. Nje familje qe nuk arrin te paguaj faturen duhet ti lejohet te konsumoje nje energji sa per nje llampe ndriçimi dhe nje prize, per te punuar frigoriferi. Tani per tani shteti nuk ka mundesi ta aplikoje kete metode, por duhet te gjeje menyra te tjera per ta ndihmuar qytetarin. Eshte detyrim i shtetit, siç eshte detyrim i qytetarit per te paguajtur taksat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje