FOTOT/ Shqiptari dënohet me 12 vite burg, tentoi të trafikonte 30 kg kokainë në Britani

25 Maj 2015, 19:43Kronika TEMA
FOTOT/ Shqiptari dënohet me 12 vite burg, tentoi të trafikonte 30 kg

Një shqiptar i cili tentoi të trafikonte në Angli 30 kg kokainë me vlerë 4 milion stërlina, është dënuar me 12 vite burg.

Sipas gazetës Dover Express, Artur Doda, 46 vjec, me shtetësi italiane, i lindur në Shqipëri, punonte si shofer kamioni për një kompani italiane.

Ai  po transportonte miell nga Hollanda për në Angli.

Por, një kontroll në portin e Doverit zbuloi se në pjesën anësore të kamionit i cili ishte modifikuar u gjetën 29 pako të mbledhura me natriban.

Nga analizat e lëndës narkotike rezultoi se ishte e llojit kokainë.

Në gjykatën Canterbury Croën Court Doda, pranoi akuzat për trafik ndërkombëtar droge duke u dënuar me 12 vite burg.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje