Gjykata e Shkodrës rrëzon kërkesën për pezullimin nga detyra të efektivi Gjergj Dodani, lidhur me incidentin në Vaun e Dejës, mes tij dhe vëllait të kandidatit demokrat për Bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila.
Prokuroria kërkoi në seancë gjyqësore pezullim nga detyra të inspektorit, por gjykata e argumentoi vendimin e saj se nuk ka fakte që mbështesin kërkesën e akuzës.
Përplasja mes Dodanit dhe Fredi Hilës u regjistrua pasdrekën e së premtes. Hila denoncoi se inspektori ka qëlluar me armë ndaj tij.
Por pas hetimeve paraprake, policia bëri me dije se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.
po videoja e Metes, a nuk ishte e montuar.
Kete NUK na tha dhe FBI, por na e thane ekspertet tane te ndritur.
E shikoni pra qe krisma nuk ka pasur?!!!
Vendim I drejte,keto jane inskenime te shqupit