Zyra Qendrore e Interpol Tirana ekstradoi sot nga Zyrihu/Zvicër, drejt vendit tonë shtetasin shqiptar Fatos Sakolli, 41 vjeç, lindur në Berat.
Ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Berat, me Vendim nr.91, datë 29.06.2005, e ka dënuar këtë person me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.
Ndërsa, Gjykata Apelit Vlorë, me vendimin nr. 310, datë 30.09.2005, e ka dënuar përfundimisht me 15 vjet burg.
Ky shtetas me anë të mashtrimit për fejesë, kur kanë shkuar në Belgjikë, ka detyruar shtetasen K.K, të ushtojë prostitucion kundër vullnetit të saj.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Fatos Sakolli. Në Aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
nga fytyra ky mua me duket moster kalbeni ne burge por me kushte qe shpenzimet e burgut ti paguaj vete
nje hale me pak se halet ne burge ose ne koder e kane vendin.
15 VJETE JANE PAK PER KETO LLOJE KAFSHESH,
prototip suniti,fejese/mashtrim ndaj femres dhe …..ne fanari!