Dy kilogramë eksploziv, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës u sekuestruan nga policia e Vlorës gjatë një aksioni të zhvilluar në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas policisë, lënda eksplozive po transportohej për në Vlorë, ndërsa u arrestua 30 vjecari Diftir Habipi, i cili drejtonte automjetin.
Operacioni i koduar “Skedina” u zhvillua rreth orës 4 të mëngjesit. Mësohet se personi i arrestuar vinte nga Gjirokastra, ku edhe banon.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë ka nisur hetimin për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” në bashkëpunim, rreth një muaj më parë.