Deputeti i përjashtuari i partisë socialiste , Tom Doshi ka dalë në mbështetje të kandidates demokrate për bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi. Ai tha se kandidatja e ASHEE-së Keti Bashdari është e propozuar nga LSI dhe kjo do të konfirmohet nga një deklaratë e deputetit Balla që do publikohet në një televizon lokal.
“Është i treti mandat që marrë nga PS-ja dhe kam shkuar me kërkesën e të rinjve të Vaut të Dejës dhe me kandidatin . Kandidatja Bazhdari është propozuar nga LSI. Sot do shihni tek Antena Nord prononcimin e Ballës, që thotë , nuk do propozojmë vetëm kandidatë të LSI-së.
Unë i uroj suksese Voltana Ademit, pasi mbështes PS dhe jo LSI dhe fitoren e ka të sigurtë”, u shpreh Doshi
Tom Doshi u paraqit ditën e martë në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas daljes, deklaroi për mediat se “prokuroria duhet të hapë çështje penale ndaj Spartak Brahos”, pasi, sipas tij, Durim Bamit i është bërë presion në dhomat e izolimit nga Braho.
“Saimir Tahiri, Spartak Braho dhe Ilir Meta kanë bërë poshtërsi në këtë proces. Do i merrni vesh të gjitha”, tha Doshi.
Ndërkohë, avokati i tij theksoi:
“Janë marrë të gjitha provat e hetimit nga prokuroria dhe pasi të njihemi me to, ne do të bëjmë kërkesat tona”.
Rreth një javë më parë, deputeti Tom Doshi tha për mediat se ka prova që hedhin hije dyshimi në mënyrën se si u hetua çështja e tij.
“Janë munduar t’i mbulojnë të gjitha provat që kanë pasur. Por, gjatë kësaj kohe që unë kam qenë nën arrest, apo edhe më parë, ne kemi prova të mjaftueshme që vërtetojnë ngjarjen.
Një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, si Spartak Braho, vërtetohet plotësisht që ka shkuar në Gjermani, ka komunikuar vazhdimisht me Fatjon Skënderin edhe kur ka ardhur këtu në Shqipëri.
Për këto kemi prova. Por do t’i paraqesim vetëm në gjykatë. Ndër to ka komunikime e mesazhe telefonike me numra gjermanë, që i disponon Fatjoni këtu në Shqipëri.
Janë pikërisht dy ndërmjetësit, Imer Lala dhe Fatjon Skënderi”, tha Tom Doshi.
ik o Doshi se le nam
http://bit.do/ja-kush-do-te-vrase-Doshin-tanime
Ky eshte injornat dhe kriminel me doosje
http://wikileaks.org/origin/39_0.html
Si e pranojne ne partira politike?
S’ben Ilir Meta nga keto pune, pyet Tan Leprin a ben kshu punesh Ilir Meta.
ti mundesh edhe moldaven o kodosh duhani
Te iki meta dh e braho se doshi nuk ka ku te veje se nuk e le prokuroria dhe bineset meta eshte I varfer nuk ka leke te iki ne emigracion ne kamp ne gjermani punon mire se eshte I fort se ka qene shtangist