Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca gjyqësore në ngarkim të Arben Frrokut, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Seanca u shty për në 10 qershor pasi mungonte avokati mbrojtësGenc Gjokutaj.
Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun.
Vendimi do të jetë në dorë të një treshje gjyqësore, drejtuar nga relatori Fehmi Petku, ndërsa pala mbrojtëse do të pretendojë në pafajësi bazuar nga vendimin e shkallës së parë që nuk mori parasysh dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka.