Zhduket bashkëpunëtori i Mark Frrokut në vrasjen e Belgjikës

28 Maj 2015, 10:05Kronika TEMA

Kristjan Marinaj, apo siç njihet me emrin Arjan Bytyçi që akuzohet nga prokuroria se së bashku me deputetin Mark Frroku kanë vrarë shtetasin Aleksandër Kurti në Belgjikë, rezulton i zhdukur dhe nuk gjendet në Shqipëri.

Në muajin prill, Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar një urdhër-arresti për Marinaj, pasi Belgjika ka sjellë në Shqipëri kërkesën për arrestimin e tij.

Mirëpo nga kërkimet e kryera prej strukturave policore ka rezultuar se Kristian Marinaj allis Arjan Bytyçi, rezulton të jetë fshehur, raporto Shqiptarja.com.

Kjo, pasi ai nuk është gjendur, edhe pse janë kryer dhjetëra kontrolle.

Marinaj disponon një hotel në zonën e “Unazës së Re”, ndërkohë që mendohet se ai është larguar jashtë shtetit, menjëherë pas arrestimit të deputetit Mark Frroku.

2 komente në “Zhduket bashkëpunëtori i Mark Frrokut në vrasjen e Belgjikës”

  1. ARGITA says:

    PO LEKET E HOTELIT KU I GJETI ????

    1. Dielli says:

      Ketj qeni e bir qeni ti sekuestrohet hoteli dhe bashke me te tegjitha bizneset qe ka ai dhe familja e atje,sepse te gjtha jane vene ne rruge kriminale.
      Mjaft me me lojra fjalesh te lekeve te pista nendore.
      Qeveria Rama te beje detyrat e dites per ato qe vazhdon e paguhet nga taksapaguesi popull.
      Qendrimet e deritashme te qeverise Rama-Meta tregojne se pazaret e pista ndaj botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik vazhdojne te sundojne ne te tre pushetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje