Prodhohen pasaportat e para për refugjatët në Shqipëri

29 Maj 2015, 13:33Kronika TEMA

Ministria e Punëve të Brendshme realizoi për herë të parë aplikimin dhe prodhimin e pasaportave të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë fituar statusin e refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese në Republikën e Shqipërisë.

Prodhimi i këtyre dokumentave biometrike (letërnjoftim elektronik për të huajt dhe dokument udhëtimi) u krye në Qendrën e Personalizimit, me standarte të larta sigurie dhe teknologjinë e fjalës së fundit.

Një refugjat i pajisur me këtë pasaportë mund të udhëtojë lirshëm brenda dhe jashtë shtetit, i cili ka pranuar t’i sigurojë mbrojtje atij.

Ndërkohë pajisja me këto dokumente për këtë kategorie personash i ndihmon ata që të përfitojnë arsimim, trajnim apo punësim, bashkim familjar, duke u kthyer në një parakusht thelbësor për një zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre.

Qeveria shqiptare kryen kështu edhe një detyrim sikurse dhe një shërbim të shtuar ndaj personave që bien nën ombrellën e Konventës për Statusin e Refugjatit të vitit 1951 dhe Protokollit të saj të vitit 1967, por dhe të Konventës në lidhje me Statusin e personave pa shtetësi.

Nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës, në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listen e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë dhe konkretizojnë ketë të drejtë.

4 komente në “Prodhohen pasaportat e para për refugjatët në Shqipëri”

  1. Provokacia says:

    po c’mimin sa kushton kjo pashaporte nuk e tregoni dot mer beqire???

  2. sulltani i parlamentit says:

    cka per tu mbush shqipnija me turq zezak dhe arab tash!
    tamam albanistan ,shqipnistan

  3. me kte rast behet i mundshem edhe bashkimi i trojeve shqiptare ,moment historik i cili duhet vleresuar

  4. altin horten says:

    pse e kan be kta hora kte gje tani pa pa pa qeka tu u mbush vendi me zeAk tania vk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje