Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i ASHE për Bashkinë e Elbasanit Qazim Sejdini, është ndalur në zonat Godolesh, Labinot, si dhe në disa lagje të qytetit.
Në këto takime Sejdini e ka fokusuar fjalën e tij tek emërimi i administratorëve të ish- komunave, administrimin e buxhetit për komunat, si dhe për projektin shumë të vlerësuar tashmë, atë të “ buxhetimit me pjesëmarrje”.
Duke u ndalur tek zgjedhja e administratorëve të komunave, Sejdini tha se “edhe pse emërimi i administratorëve është kompetencë e kryetarit të bashkisë, do të caktoj administratorë të cilët janë banorë dhe vendas në komunat përkatëse dhe vlerësimi i punës së tyre, pra qëndrimi në atë post, do të varet vetëm nga sa ata do t’i shërbejnë banorëve të zones”.
Përsa i përket fondeve që do t’i caktohen komunave, Sejdini bëri të qartë që çdo vendim do të merret duke u konsultuar me banorët.
Duke vazhduar në përvojën e deritanishme në Elbasan, kryetari i bashkise, Qazim Sejdini, theksoi se “gjatë tetë vjetëve që drejtoj bashkinë e Elbasanit, proçesi i buxhetimit me pjesëmarrje ku janë qytetarët ata që vendosin për investime kryesisht në infrastrukturë, ka qenë real, gjithëpërfshirës, nuk ka qenë kurrë farsë dhe pikërisht për këtë Bashkia është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare”, ndërsa shtoi se “e njëjta procedurë do të zhvillohet natyrshëm edhe në Elbasanin e ri”.
Si eshte e mundur qe nuk mund te gjendet nje person tjeter ne vend te ketij injoranti, Qazim Sejdini? Ky duket sikur te jete nje mbeturine e Turqise se kohes se Anadollit! Mjafton qe te lexojme ato qe ai thote dhe e kupton qe me çfare niveli analfabeti kemi te bejme.
zoti sejdini eshte drejtimi i duhur. tashme me mbeshtetjen e qeveris elbasani do ket ndryshime te medha, do kete sherbime dhe cilesi jete me te mire. smund te votohet nje ushtar i shqupit qe vetem do te bllokoi
sejdini nje njeri qe do vazhdoi reformat dhe punen konkrete te kesaj qeverie. smund te rikthehet elbasani te nje ish-kryetar bashkie qe u largua njehere nga administrimi i qytetit
me qazim sejdinin puna eshte e vetmja gje qe do shohi elbasani. pastaj kush do llafe, barcaleta dhe bllokim mund te voti Turkun e shqupit
Qytetaret behen gjuthperfshires duke vendosur vete per politikat e qytetit te tyre:)
Qazim sejdini ka treguar progres gjate 2 mandateve.. urojme te beje edhe me shume per te 3in