Idrizi: Votoni PDIU për të ringritur krenarinë kombëtare

29 Maj 2015, 21:41Politika TEMA

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi zhvilloi takimin elektoral në qytetin e Durrësit, në prani të qindra mbështetësve të kësaj partie.

Në fjalën e tij Idrizi theksoi se PDIU është një parti sovrane, që merr vendimet në bazë të interest të votuesve të saj dhe nuk është zare e askujt. Ai u bëri thirrje durrsakëve të votojnë numrin 34 dhe rrëfeu se ambicja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet është të dyfishojë votat në zgjedhjet e 21 qershorit, për të mbështetur edhe me më shumë forcë kauzat e mëdha kombëtare.

“Kemi ambicje që të jemi një parti e madhe dhe këtë e kemi treguar e do ta tregojmë edhe në këto zgjedhje. Ne nuk do të shkojmë vetëm dhe vetëm për të fituar katër bashki, por ne do të dyfishojmë votat, për të marrë forcë nga votat dhe nga numri 34 që unë ju ftoj që ta votoni.” – tha  Idrizi.

Kryetari i PDIU-së, Idrizi deklaroi se PDIU është e vetmja forcë politike që në këto zgjedhje del me një program të qartë dhe cilësor, që rrit mirëqënien dhe zhvillimin ekonomik, garanton siguri dhe rend dhe që përmban të gjitha mekanizmat e nevojshme për të mbështetur bashkëqytetarët tanë në nevojë.

“Ju bëj thirrje që të votoni PDIU-në në zgjedhjet vendore, të votoni nr. 34, të votoni për krenarinë tonë kombëtare, për pronën, për familjen, për besimin në Zot, për vlerat tona të përbashkëta” – tha z. Idrizi.

PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e Qarkut të Durrësit, me listat shumëemërore për këshillat bashkiakë.

10 komente në “Idrizi: Votoni PDIU për të ringritur krenarinë kombëtare”

  1. ela says:

    O Idriz, ptuuuuuuu…..

  2. Klimax says:

    E zgjidhem dhe kete problem! Ja sa te dyfishoj votat Idriz camoku dhe ka per te ringritur “krenarine kombetare”!!!!!

  3. tfgs says:

    ”KRENARI CAMI”……!!!!!!!!!!! bobo o shokni ku u katandisem………..hahahahahaha!

  4. milo says:

    ku ke krenari kombetare o shpetim.

    po te kishe krenari kombetare do te kishe perfunduar me kohe varrezat e kllogjerit .

    ti je nje tradhetar i ceshtjes came , je vetem nje njeri ordiner , i neveritshem .

  5. coli says:

    o idrizo ti e dine mire se po te mbajne me paterica duke te shtyre per bythe

  6. Rilindasi says:

    Largqofte. A ke e Din e Iman ti?

  7. bregdeti says:

    Idrizi u ngjan qenve te vegjel qe mbajn zonjat embedha ne sallone per te treguar sa te pasura jane. Edhe krieministrat shqiptar mbajn Idrizin per te treguar sa te pa bese jan

  8. askushi says:

    Specialist ne mbledhjen e parava te ….. embla.
    Eshte çertifikuar dhe i standartizuar nga Mjeshtri i madh i sportit Fatos Nano.
    Vjen me nje CIVI te pasur, qe e ben punen sahat. Kjo eshte arsyja qe e morri ne gjirin e vet Edi.
    Ediiii Ediiii me ze te larte dhe duke perplasur duart.

  9. vizioni i Bashes says:

    Pa brekë në bythë, me barkun bosh, rrugëve për në kurbet, por ama … krenar…???!!! Politikanët tanë, e kanë kuptuar mirë “dobësinë” tonë, “dhi e krimbur, por bishtpërpjetë…”

  10. ed snobisti says:

    ti ishe me saliun shpeto dhe firmoset detin per greqine, prona nuk dhate, etj.
    prona,familja dhe Zoti nuk jane vlera te majta shpeto. apo fushate eshte tani e themi ca te mundemi …
    ti do vetem te rrisesh xhepin tend se krenarine kombetare e ke harruar sic harrove ate pemen e thare qe mbolle ne mavromat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje