Ministri i Jashëtm Ditmir Bushati, deklaroi gjatë një takimi me Ambasadoren Audrey Glover, e cila kryeson Misionin Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri, se këto zgjedhje janë një provë për demokracinë.
Bushati i shprehu Ambasadores Glover angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të krijuar kushtet për një proces të drejtë e të ndershëm zgjedhor, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ai ka vlerësuar ekspertizën dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, si një ndihmesë të vyer për arritjen e standardeve demokratike.
Ambasadorja Glover shprehu falënderime për ftesën e Qeverisë shqiptare për monitorimin e zgjedhjeve dhe njohu Ministrin Bushati me punën e deritanishme të Misionit Vëzhgues dhe angazhimet deri ditën e zgjedhjeve.
Në lidhje me veprimtarinë pas-zgjedhore, Ambasadorja Glover u ndal tek vëmendja që do të kërkojë procesi i numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve.
Bashkëbiseduesit ndanë mendime dhe mbi karakteristikat e zgjedhjeve vendore dhe rëndësinë që marrin zgjedhjet e 21 qershorit në kushtet e zbatimit për herë të parë të reformës së re territoriale dhe sfidave që e shoqërojnë këtë proces.
Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri e filloi veprimtarinë në vendin tonë më 15 maj 2015.
20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë të gjitha fazat e procesit zgjedhor, veçanërisht regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve përkatëse shtetërore, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e tij, mjedisin mediatik, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.
Sa here qe behen zgjedhje, thuhet test per demokracine.
Tani si eshte puna, jemi apo nuk jemi demokraci…………………..s’jemi
keto zgjedhje do te jene te ndershme sepse nuk eshte me ne krye te qeverise dhe zgjedhjet nuk rrezikojne qe te manipulohen. Sa here qe ka pasur Saliu pushtetin gjithemone ka pasur probleme me zgjedhjet dhe numerimi zgjaste me muaj sepse vendoste njerez qe i sherbenin atij ne krye te KQZ si puna e Ristanit.
Per ku e ke fjalen BOLE, per ne Greqi?
Kur do e kalojme klasen?
Ske faj qe shqetesohesh, por ti nuk e ke kuptuar akoma qe je ne klasen e andikapateve