Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Balli Kombëtar bëjnë përgjegjës lidershipin e Partisë Demokratike për një fitore të mundshme të koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 21 Qershorit.
“Propaganda e majtë në Shqipëri e ka trumbetuar “Rilindjen” dhe “fitoren e 23 Qershorit 2013” si fitore të jashtëzakonshme dhe si mbështetje e fuqishme popullore, duke e glorifikuar deri në përmasat e mitit, paçka se qeverisja dyvjeçare ka sjellë deri më tash vetëm vështirësi dhe varfërim të shqiptarëve.
Rasti për ta sfiduar maxhorancën aktuale, për ta kanalizuar si duhet pakënaqësinë e njerëzve, për ta zhbërë mitin e “Rilindjes”, dhe për të ofruar një perspektivë të re dhe reale, janë zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015.
Vlen të theksohet se maxhoranca aktuale ka punuar intensivisht dhe me objektiva të qarta për të siguruar fitoren e zgjedhjeve vendore, duke shfrytëzuar edhe ngurtësinë e qëndrimeve politike të PD…
Qëndrime që çuan në hartimin e reformës administrative të vendit dhe përpilimin e një harte të ndarjes territoriale krejt të favorshme për maxhorancën, pa pjesëmarrjen e PD“, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy partive.
Sipas saj, pa u tharë akoma boja mbi marrëveshjet e përbashkëta, PD në mënyrë të njëanshme e të paprinciptë i shkeli ato në thelb, sidomos në kapitullin e dytë për hartimin e listave shumemërore për këshilltarë, duke cënuar përfaqësimin tonë në këshillat bashkiakë dhe duke na shkaktuar qëllimisht një krizë besimi brenda strukturave tona, gjë që ne kurrsesi nuk mund ta tolerojmë.
“Këto veprime amorale të PD në raport me aleatët, janë një “thikë pas shpine” për partitë tona. Ato trondisin dhe zhbëjnë besimin për bashkëpunim në koalicion, madje krijojnë një precedent që dëmton rëndë, jo vetëm besimin në elektoratin e partive tona, por edhe në elektoratin e djathtë në përgjithësi, çka do të ndikojë negativisht në rezultatin përfundimtar.
Ne i bëjmë thirrje elektoratit tonë që, votën për kryetar bashkie në secilën nga 61 bashkitë ta hedhin atje ku i orientojnë bindjet e tyre personale, në bazë të gjykimit për aftësitë e kandidatëve të cilitdo subjekt qofshin, për të dhënë kësisoj më të mirën në dobi të komuniteteve lokale respektive“, thuhet në deklaratë.
Keto i kerkojne Bashes te mbajne pergjegjesi.
Po nuk e dijne keto se ustai qe duhet te mbaj pergjegjsi asht traineri Berisha dhe jo lojtari i zgjedhuri i Berishes.Keni vrejt qe kur humbet ekipi traineri mban pergjegjesi deri ne shkarkimin nga detyra e trainerit.Ketu ne politike Traineri qendron jo prezent ne loje qe nga 23 qershori 2013 kjo e ban te mos ndihet i pergjegjshem dhe nji mbrojtes i shkelqyer per lojtarin e lojes ne fushate.I cili shetit me trute e gomarit ne qafe dhurate me komandim nga traineri.
A u bindet me ne fund qe ju nuk jeni parti politike por dy grupime te mbeturinave te nazifashizmit e qe Partia Demokratike e Lulzim Bashaa nuk ka pse t ju mbaj mbi shpine, nuk ka pse te bjerret pas jush, ju vec keni perfitue nga PD-ja e tani qe PD-ja po distancohet me te drejte prej jush po hidhni vickla. Ju kryetaret e ketyre dy te ashtuquajturave parti jeni dembele e qylaxhinj qe kerkoni te vini me luge ne brez ne sofren e zgjedhjeve.
Bravo Lul Bashes qe e mbajti fjalen per distancimin prej jush.
Le te behet ca te behet ne keto zgjedhje por mos mendoni se nga qe u zbythet ju u be qameti.
Sa ma here te kuptojne pll edhe balli se jashte pdse e PSse Jane ma te vlevshme per shoqerine shqiptare aq ma mire!behuni opozita e vertet e keqqeverisjes ,qofte te PDse qofte te PSse,25 vjecare qe shkateron themelet e Shtetit shqiptare! Mbledheni nje here elektorati tuaj ,qe u larguar per te votuar per PDIUn apo lsi apo tjeterkund ,kunder berishes e vastes besevrasese!
Ma mire opozite e vertet kunder ke saj klase politik se mashtrim qe demton luften tone 70 vjecare per nje Shqiperi Zoje! Guxoni edhe largohuni prej tyre,béni bashkimin si dje ne Shkodër,do fitoni besimin e gjithe te zgenyerit te dyshes Kriminale per kombin tone PDPS qe Mirren vesh per te amnistuar njenji tjetri! edhe nuk Jane pak ato njerezet po gati gjysma e shqiperise qe nuk do me me dal me votuar keto kleptokrati!behuni alternatifs vertet evropiane siç jeni!
NUK KA PERSE BASHA TE MBAJE PERGJEGJESI 90% TE BASHKIVE BASHA I KA TE FITUAR VETEM NESE META PAGON RAMA NUMERON ATEHERE RREZULTATI NDRYSHON
Kjo deklarate inacoresh prej pashalleku provincial tregon se Z. Basha eshte politikan i zgjuar dhe largpames. Fakti qe nuk rikandidoi si Rama sa per sherr duke i kursyer Tiranes ngerce politike dhe verja e kufirit te thana per keto partiza feudalesh qe nuk bejne kurre zgjedhje demokratike perbrenda jane idikacioni me i qarte se Basha eshte korrekt, demokrat dhe i pakorruptueshem nga Hasanizmi ne politike. Boll me me koalicione qelbesirash!
Pratia demokratike perfundimisht ka bere nje levizje shume te mire dhe dinjitoze ne keto zgjedhje duke hequr nga koalicioni nje grup partish te pangopura dhe nje cete individesh te cilet ndikonin ne gativisht ne kete parti ! Basha serisht tregoi se eshte nje politikan i rangut boteror dhe nuk eshte servil apo perdor cdo lloje loje per te marre pushtetin ! clirimi nga shushunjat dhe forcimi i endres per nje shqiperi e cila do te ndryshohet ne cdo cep nga Kryeministri i ardhvshem lulezim basha esht enje hap perpara i cili do te arihet me PUNE DHE DINJITET !
Pershendes deklaraten e dy liderve te se ”Djathtes Shqipetare” vjen ne kohen e duhur pas 25 vjetesh.
Shume shpejt PD – PS – lSI do te perballen me te ”Djathten Shqipetare” PLL+PBK.
Komentusve ,injoranete te partive si PD+PS+LSI nuk ja vlen te humbasesh kohe se i pame se kush jane keto 25 vjetet e fundit.
Shqipetaret e Kosoves jane me me ju nacionaliste PLL+PBK qe keni ne program realizimin e Shqiperise Etnike .
Me ne fund ne Shqiperi do kemi nje levizje patriotike te se ”Djathtes Shqipetare”PBK+Pll
Rrofte Shqiperia e Shqipetarve.