Orekset territoriale të Kinës mund të provokojnë luftë me SHBA

29 Maj 2015, 11:00Politika TEMA

Nga Rob Garver

Qeveria kineze ndërmori të martën një hap, për të cilin qeveria amerikane kishte kohë që paralajmëronte, kur publikoi një dokument që përshkruan strategjinë e saj të përgjithshme ushtarake. Megjithatë, ndërsa administrata Obama mund të jetë e kënaqur me një transparencë më të madhe nga Pekini, me siguri që Uashingtoni nuk u ngazëllye nga planet, që qeveria kineze përshkruan atje, veçanërisht qëllimin e deklaruar për të vazhduar ndërtimin e ishujve artificialë në Detin e Kinës Jugore.

Dokumenti ndërkohë theksonte, se ushtria kineze “nuk do të sulmojë, nëse ne nuk jemi të sulmuar, por ne me siguri do të kundërsulmojmë, në rast se sulmohemi” dhe se “Kina nuk do të kërkojë hegjemoni apo zgjerim”, sipas “China Daily’. Këto garanci tingëllojnë mirë, por ka një problem në përkufizime, që i bën disa nga premtimet e qeverisë kineze të pakënaqshme për fqinjët e saj, dhe në fakt edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkufizimi i territorit sovran të Kinës – që do të thotë hapësira tokësore dhe detare, që ajo ka të drejtë të mbrojë – nuk përputhet me konceptin që ka shumica e vendeve të tjera për territorin kinez. Kina ka qenë vazhdimisht duke krijuar atë, që pretendon se është territori i ri sovran në mes të Detit të Kinës Jugore, me rimarrjen e tokës nëpër shkëmbinjtë nënujorë artificial, dhe u zgjeruar në ishuj gati të zhytur.

Ushtria kineze, ka instaluar porte dhe baza ajrore, si dhe ka filluar trajtimin e tyre si një territor sovran në lidhje me mbrojtjen ajrore dhe trafikun e anijeve. Kjo ka shtuar tensionet, në një rajon të shqetësuar tashmë nga rritja e mundësive globale të Kinës. Zona e diskutuar, është rreth 750 milje larg nga pjesa kontinentale e Kinës, dhe shumë afër brigjeve të një numri vendesh të tjera, duke përfshirë Vietnamin, Filipinet dhe Brunein.

Megjithatë, si një çështje e politikës, Kina pretendon të drejtat territorial, mbi pjesën dërruese të ishujve në detin e Kinës Jugore. Rreth 5 mijë miliardë dollarë volum tregtar, kalon çdo vit nëpër zonën e kontestuar, duke ngritur shqetësime se ujërat që kanë qenë deri më tani lirisht të lundrueshme, mund të jenë subjekt i një përpjekje nga ana e Kinës, për të kontrolluar trafikun detar.

Shtetet e Bashkuara, kanë kundërshtuar me forcë ndërtimin e vazhdueshëm të ishujve artificialë nga ana e Kinës, dhe në javët e fundit ka qenë gjithnjë e më agresive në sfidimin e pohimit kinez se ato përbëjnë territorin sovran, hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale, të cilat duhet të respektohen.

Javën e shkuar, ushtria amerikane dërgoi një avion spiun, mbi disa prej territoreve të pretenduara nga Kina, duke shkaktuar reagimin e ashpër të Pekinit.

Publikimi i dokumentit strategjik të martën, zbuloi se Kina ka për qëllim jo vetëm të ruajë instalimet që ka aktualisht në Detin e Kinës Jugore, por synon edhe t’i zgjerojë më tej ato. Ajo planifikon të ndërtojë dy fare në rajon, të njohur si ishujt Spratli. Raporti kritikonte qeveritë e huaja, për “ndërhyrje” në punët e vendeve në rajon, dhe zbuloi se ushtria kineze ka për qëllim të marrë një rol më kategorik në mbrojtjen e interesave të Kinës në rajon.

Gjithashtu në mënyrë të qartë, dokumenti thekson se ushtria kineze do të ndryshojë pozicionin e saj në rajon, nga një rol kyç në mbrojtjen e territorit kinez, tek një rol i ri, në të cilën mbrojtja është e balancuar nga aftësia për të vepruar në mënyrë sulmuese. Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët e Kinës në Detin e Kinës Jugore – veçanërisht Filipinet – kanë refuzuar kategorikisht të njohin pretendimet mbi ishujt, të cilat pretendohen si territore sovrane nga vende të shumta.

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes tha të marten, se çështja ishte përtej mosmarrëveshjeve, duke theksuar se ndërtimi i bazave ajrore dhe objekteve të tjera ushtarake,

nuk ishte diçka e ndryshme nga ndërtimi i tyre në pjesën kontinentale kineze.

Natyrisht, kjo ngre çështjen nëse ishujt Spratli janë territore kineze. Ndërsa tensionet në rajon, vazhdojnë të rriten, një editorial i një gazetë shtetërore kineze paralajmëronte të hënën, se nëse Shtetet e Bashkuara e ndryshojnë pozicionin e tyre, konflikti ndërmjet dy vendeve mund të jetë i pashmangshëm.

“The Fiscal Times” – Bota.al

37 komente në “Orekset territoriale të Kinës mund të provokojnë luftë me SHBA”

  1. popolo says:

    Si shume po rrotullohet lufta sa andej kendej . Kina duket qe po ja mbledh Amerikes ,ka dhe Rusin qe e pret.

    1. toni says:

      Me Kinen lufta edhe mund te jete obsion, sepse SHBA-ja e ka te qarte politiken e jashtme te saj: nuk duhet lejaur q enje fuqi e vetme te dominoje as Europen dhe as Azine sepe ajo kthehet ne kercenim edhe per SHBA-ne.
      Amerika ka shpenzime ushtarake 4 (600 mld $) here me shume se sa Kina (a50 mld $), por kjo sdo te thote shume sepse:
      1) Kina, SHBA-ja dhe Rusia jane te vetmet vende ne bote, te cilat per shkak te permasave gjeografike (pothuajse kontinente me vete),numrit te madh te popullsise, dhe ekonomise se shkalles e kane te garantuar sigurine tyre te brendshme dhe asnje fuqi e huaj nuk mund t’i pushtoje ato.
      2) Te tre keto shtete jane fuqi atomike dhe anetare te perhershme te KS me te drejte vetoje per cdo gje qe eshte kunder interesit te tyre.
      3) SHBA-ja dhe Kina jane 2 fuqite konomike te botes, kurse Rusia eshte 10-ta.
      Prandaje keto vende mund te veteshkaterrohen me arme atomike, por asnjera nuk mund te fitoje mbi tjetren me lufte konvencionale.

  2. mali says:

    5 mije miliard dollare .ja fut kot o gazetar .apo eshte gabim nga shtypshkronja
    ha ha ha ha
    prodhimi bruto i gjithe Kines eshte 5.8 miliard dollare ne vit

    1. mali says:

      5.8 bilion dollare
      5,8 milon dollare si te duam shkruajme numrat skane rendesi
      ha ha ah

    2. alo1 says:

      Po 8-9 miliard e kemi ne o gjenial. Po ik lexo e pastaj komento

    3. Maryland says:

      Je shume, shuume..shuuume…shuuuuum-shuuuuum-shum gabim.

    4. Truthseeker says:

      Qenke aut komple si ti dhe gazetari qe e ka perkthyer artikullin…Vetem ne 2014 Kina e kishte GDP bruto $17.63 trilione sipas BB
      http://en.wikipedia.org/wiki/Economy_of_China

    5. Illyrian says:

      Nuk ka te beje me GDP e Kines, por me volumin tregtar qe KALON ne ate zone. Pra, nuk shkon apo vjen vetem ne Kine dhe nga Kina.

  3. Truthseeker says:

    Kina eshte ne shtepi te vet, SHBA ska pse te fuse hundet atje ku nuk i takon… po pati bythe le ta provoje por e di mire qe i rruan lesht te sulmoje nje vend i cili mban si kolateral gjithe borxhet shteterore te Amerikes. Nje lufte e SHBA me Kinen do te sillte de fakto kolaps ekonomik te vete SHBAve.

    1. armand says:

      Ti je KINA une jam SHBA. Ti ke blere gjithe borxhin tim dhe pret nga dita ne dite qe une te paguaj. Po u semura,po pesova aksident ose ne rastin me ekstrem po te vdes ti shoku kinez c’do te besh me ate borxhin qe ke blere? Ti ke interes qe une te jem ne forme te perkryer. Te jesh i sigurt qe ata kinezet e vertete as qe mendojne per lufte.

  4. salem says:

    Po c’te semes do Amerika atje ne bythe te Kines?
    Me c’te drejte ka pervehtesuar ata ishuj qe flasin kinezce?

  5. Z/Kallami says:

    Kurani dhe profesia Maya,me ngjan se po ndihen gudulisje per 2000 e pak.Per pa pak e kalume dhe jemi pronto ne 2000 e pakun.
    Shkurt:Rreziku i luftrave nuk po vika nga komunizmi po nga kapitalizmi.Nuk kenka shkaku per liridemokraci.Por per sfera influence teritoriale.Nga ky pleqnim duket se te paret tone per ruajtjen dhe mbrojtjen e sojit nuk e kishin fort fort gabim.Per te kene korrekt ne mardhaniet ndershtetenore duhet cdo soj,etni te kenaqet me yndyren e vet.Rregullat dhe normat duhet ti ushtroi i zoti i planetit korrekt pa nderhyrje ne punet e brendeshme te asnji shtetit.Nese nji shtet don te dalin mendsh.Te mos kalohet direkt ne lufte.Ti vihet dryni e te burgoset,bllokohet ne mardhenie me shtet e tjera.Terapi,kjo,derisa ti vijne mendet e ti dalin pija.

  6. temujin says:

    Ska byth amerika te beje lufte me Kinen ne kete moment…amerika po kerkon paqe me Iranin…te pakten jo per detin e Kines jugore…ska mjaftueshem avione per te transportuar arkivolet qe do mbushen me ushtare te vrare…Kina se ka fort problem numrin e viktimave njerzore…i dhimbsen me shume demet materiale…prandaj po i ve kufirin sa me larg brigjeve amerikes qe te kete kohe te fshehe tekniken nga aviacioni amerikan ne rast konfrontimi ushtarak…

  7. Ledio says:

    Ketu Radio Pekini:) Truthseeker, po te them disa fakte dhe po te kesh deshiren e mire mund ti verifikosh. Eshte e vertet qe ne Azine Juglindore po ndodh nje militarizim i pashembullt edhe kjo mund te coje ne nje perplasje titanesh.. Megjithate problemi nuk jane ata ishuj , te cilet ne fakt po ndertohen artificialisht nga Kina ne nje territor afersisht 600 milje larg nga bregu Kinez, por eshte ekonomia. Ne ate rruge detare levizin afersisht rreth 5 trilion dollar mallra cdo vite Dhe USA , Japonia, Australia, Filipinet, Singapori, Vietnami duan qe te mbajne ate rruge detare te lire, dmth duan nje status te pandryshuar. Nga ana tjeter Kina duke ndertuar ishuj artificial do ta shtrije kufijte e saje detar edhe ajror edhe aty ku nuk kane qene. Kjo eshte edhe njera nga arsyet pse USA e ka shperngulur vemendjen nga Europa dhe po perqendron nje pjese te madhe te potencialit ushtarak ne ate pjese te globit. Persa i perket ceshtjes se kush eshte me i forte ate do ta tregoj koha. Eshte Kina kunder USA, Japonise, Australise. Gjeje vete kush eshte me e avancuar nga cdo pikpamje. Respekt

    1. tr says:

      Ore budalle mjaft se Kina ka Rusine ,Indine Iranin, qe e bluajne .

    2. enter''" says:

      E kunderta: Japonia ka shume mundesi te vendoset ne ane te Kines. E ndersa Europa do vazhdoje te qendroje asnheanese, deri ne njefare pike, atehere Amerika do I shtrije doren Rusise. Te mos harrojme se edhe vendes myslimane mund ti bashohen Kines si kunderpergjigje ndaj qendrimit armiqesor ndaj perendimit dhe SHBA vecanerisht.

      Bahskepunimi me Rusine eshte I domosdoshem per te siguruar depozitat e naftes ne jug te Rusise.

      1. Illyrian says:

        Po, patjeter. Si sleate te vjeter qe jane (Kina dhe Japonia)….
        Ti lene “dore te lire” Japonise, qe kjo e fundit te zhvilloje program per armatim atomik, dhe jo Kina, por as Rusia nuk I tregon me dhembet.

        1. enter''" says:

          Japonia nuk I bashkohet Amerikes per asrye historike tashme te njohura.

          Rritja ekonomike e Kines eshte nje parakusht per dominim ne Azi. Japonia nuk e ka sot per sot fuqine. Sa per bombe atomike, e ben Kina Brenda dites me cfaredo lloj teknologjie te mundeshme.

          Eshte perendimi qe ka nevoje per Rusine

    3. Truthseeker says:

      Ti o dele e kopese as qe e paske idene fare te realitetit ne terren…Kina ka si kolateral shumicen e borxhit $17trilionesh te amerikes plus ka blere vitet e fundit gjithe arin e globit. Depot e Fort Dix jane bosh se arin ju a ka dhene Kinezit SHBA(ndaj dhe Gjermani nuk u lejua te kontrollonte arin e vet). SHBA troc i ka breket ne fund te kemberve dhe po jeton me broxhe dhe duke printuar letra te pavlera. Tronditja me e vogel e tregjeve kineze dhe epiqendren e ke direkt ne Down jones dhe Wall Streeet. Kete lakuriqesi te SHBA e tregoi vete fakti i Bankes Kineze anti Dollar e cila do sfidoje FMN dhe BB. Me gjithe paralajmerimet dhe lutjete e SHBA kundrejt vendeve perendimore per te mos u bere pjese e Bankes se Kines te gjitha vendet ju bashkuan duke i treguar gishtin e mezit Daj Samit. Shoku me i madh per amerikanet ishte se vendi i pare qe u be pjese ishte Britania. Plus kesaj Britania dhe Gjermania i hapen tregun reinbise ne stoqet e tyre per ta internacjonalizuar…Per nja 5 vjet dollari do kthehet ne leter higjenike, mbaje mend kete

      1. Pelasgian says:

        ti je komplet rrot kkkkkkk….m

        borxhliu nuk ka pse te ket frike ,madje nje lufte me Kinen do te thoshte 0 borxh , pra ata qe do humbisnin paret do ishin kinezet.

        Ps te jesh i sigurte se vendet europiane jan me SHBA ne rast lufte,nuk eshte kriju kot NATO plus vendet e tjera aziatike qe jan kunder Kines me ne krye Japonine. Kina u krijua nga SHBA se dhe sot do ishin nje vend i botes se trete dhe po te doje SHBA e dhjet sic dhjeu Rusine . Shkembimet me te medhaja tregtare Kina i ka pikerisht me vendet qe neser mund ti deklarojne lufte. Gjigandi tjeter India eshte me USA. Pastaj Kina le te boj tregti me Zimbawe .

      2. Toni KS says:

        Njesoj mendonin edhe sovjetiket, se do mundin Daje Semin po ju doli hesap pa hangjine. Kinezet jane te mire ne shume gjera por jo aq te mire sa te fitojne kunder races anglo-saksone.

  8. REX says:

    Do te ishte me mire qe Shtypi Shqiptar te angazhohesh per perpjekjet e Evgjiteve te Greqise ne ujrat tona, asgje nuk flitet ne shtyp por vetem Greku degjohet si ankues! Me sa duket humbja e endrres Vorio Epiri Berisha i detyron te provokojne per zgjerime te hapesirave detare se bashku me kompanite amerikane-aleat Shqiptare! Rreziku greko-amerikan afer kufijve tona harrohet por ankthi i luftes Amerike-Kine si pasoje planetare permendet, d.m.th Shqiperia vendi i yne nuk paska probleme, qenkan te gjitha ne Rusi apo ne Kine a gjetke ha-ha!

    1. enter''" says:

      qetesohu sa na cate derrasat…greqise ti puthesh kembet, shqiptar mosmirrnjohes

  9. demokrat says:

    Oreksi i madh i Kines do ta leje pa gje. Sipas logjikes kineze, ujrat shqiptare shkojne deri ne Libi. Kina ka nje histori te perseritur te neperkembjes se te drejtes nderkombetare, qe nga pushtimi iTibetit deri tek konflikti i diteve te sotme me Filipinet dhe Vietnami.

    1. Truthseeker says:

      Po mire Kina qe i ka ujerat e veta ne kufi po SHBA c’mut ka qe fut hundet?

      1. Pelasgian says:

        Kot si thone “Xhandari i botes”. Kan kohe qe jan aty , kur kta amerikanet dhe europianet vendosnin per gjeopolitiken boterore kina jote akoma s’kishte dal nga epoka e gurit.

  10. enter''" says:

    Amerika te shikoje punet e saja, ajo duhet te vendosi nese I perket civilizimit perendimor apo do vazhdoje te jete nje shtet pa identitet.

    1. albani says:

      Kina dhe Japonia kane qene dhe do te jene kundershtare ne jete te jeteve,dhe te mos harrojme qe Kinen dhe Japonia e vetme mund ta shkaterroje ekonomikisht,dhe si pasoje dhe ushtarakisht.
      Amerika ne nje lufte kunder Kines do te kete aleate dhe vendet e rajonit,sepse ata do ta therrasin ne ndihme SHBA-ne ne kontradikten e tyre me Kinen per punen e kufinjve detare,akoma dhe Tajvani 100-milione banoresh do te jete me Ameriken,vietnami,Filipinet,Indonezia.
      Amerikanet me aeroplanmbajteset e tyre e ndezin zjarrin brenda ne Kine,ndersa Kinezet nuk e ndezin dot ne Amerike.
      Ushtarakisht dhe Teknologjikisht Amerika eshte dekada me e avancuar se Kina.
      Amerikanet duke pare perparimin dhe agresivitetin e Kines mbase mendojne qe ti godasin perpara se te jete vone.
      NUK ka te beje numri i popullsise se nje shteti fare,ne nje konflikt te armatosur,por teknologjia,kujtoni luften Izraelito-arabe te 1967-es.
      Izraeli u konfliktua me Egjiptin,Sirine,Libine,jordanine,libanin.
      Izraeli kunder 5 shteteve,i fitoi betejat dhe per kundershtaret ishte i paprekshem.
      Ne nje beteje me Egjiptianet,Izraelitet humben 152 ushtare dhe Egjiptianet humben 15200 ushtare,1 Izraelit per 100 Egjiptiane.
      Sot nuk eshte nevoja per pushtime dhe gjunjezime tokesore,sot shtetet dorezohen dhe gjunjezohen dhe me presione,i dobeti e di takatin qe ka.
      Per nje lufte berthamore asnje nuk i ka njohurite nga literaturat qe te komentoje,por mendoj qe Amerika prape eshte shume perpara ne aftesite e kesaj lufte se sa Kina.

        1. albani says:

          Normalisht,por ka dhe shume qe nuk e kuptojne ate qe ke thene dhe ti qe Amerika titullin xhandar te botes e ka fituar fale aftesive te saj politike,diplomatike,dominances ushtarake ne arenen nderkombetare,dhe Amerikanet normalisht do te veprojne sipas llogjikes njerezore duke mos lene askend dhe duke asgjesuar cdo kundershtar qe do te synoje tja marre asaj kete “titull”dhe rrol.
          Amerikanet mendoj qe do ta dominojne dhe per shume dhjete-vjecare akoma arenen nderkombetare.
          Personalisht(duke pasur dhe njerez ne Amerike)duke ditur kapacitetin Amerikan mendoj qe Amerika eshte e afte ekonomikisht dhe ushtarakisht te beje lufte me tere kontinentin Aziatik perfshi dhe Rusine ne te.
          Ndersa Kinen mendoj qe Amerika mund ta neutralizoje vetem me tre aeroplan-mbajtese ne detin e saj,duhet pasur parasysh qe nje aeroplan-mbajtese Amerikane ka nje fuqi zjarri dhe luftarake te paperballueshme akoma dhe nga nje shtet i madh apo dhe nga tere shtete Ballkanike,nga ajo mund te ngrihen qindra aeroplane luftarake te teknologjise se fundit,permbajne shtrate leshimi per qindra dhe mijera raketa me rreze te shkurter dhe te gjate veprimi,kane nje sistem imunitar te persosur,identifikojne dhe asgjesojne cdo rrezik apo sulm kunder tyre nga ajri,aeroplane,raketa,apo nga deti qe ne distance ,pa iu afruar fare atyre,pra jane te pagoditshem nga cdo lloj sulmi armik,ta ndezin zjarrin ne shtepi,ne Kine apo ne cdo cep te globit qe te jesh.
          Kur Irani bllokoi nje ngushtice ku kalonin anije mallrash ne detin e saj,vetem lajmi qe nje aeroplan-mbajtese Amerikane u nis per ne zone beri qe ata te terhiqen menjehere dhe ta zhbllokojne ngushticen,sepse e dinin qe dhe vetem nje aeroplan-mbajtese Amerikane mund ti turperonte te gjithe ushtrine dhe arsenalin qe ata kishin.
          TE MOS FLASIM PASTAJ PER ARMET SEKRETE QE KANE AMERIKANET TE CILAT SHTETET E TJERA SI KINA DO TU DUHEN DEKADA TE TJERA QE TI POSEDOJNE,DHE ATEHERE AMERIKANET DO TE KENE ARME AKOMA ME TE FUQISHME.
          RROFTE POPULLI SHQIPETAR MIK I PERJETSHEM I AMERIKES DHE RROFTE AMERIKA PER SA KOHE DO JETE MIKLE E POPULLIT SHQIPETAR.

  11. Illyrian says:

    Truthseeker, lol….. ku I gjen keto shifra mor aman. Ato konkluzionet e tua te bejne te qeshesh.
    Borxhi i ShBA, eshte afersisht $18 trilion. 65.6% e ketij borxhi, eshte borxh I brendshem, ndersa 34.4% eshte I jashtem, pra, e kane vende te tjera. Kina, djalosh, ka 7.2% te borxhit. Te gjitha vendet qe mund te konsiderihen “armike” te ShBA, kane ne total rreth 10% te borxhit.
    Pra, Kina or taj, zoteron afersisht $1.3 trilion te borxhit, qe ne asnje metode llogaritjeje nuk mund te quhet shumice e $18 trilion.
    Per sa kohe nuk ka vende me te sigurta se “Shaba” paret fo vijne ke “xhaxhi Samiu”

    Per pyetjen tjeter qe ke ti: po mire Kina qe I ka ujrat e veta ne kufi, po SHBA c’mut ka qe I fut hundet?
    “It’s the economi, stupid”

    Le te themi qe aty ne fshat, ti e ke shtepine afer rruges ku kalojne te gjithe, lirshem. Nje dite, ty te teket ta shtysh pak gardhin aty te rruga, vetem pak fare, sa te zesh rrugen…. pjesen tjeter, mendoje vete ti, si gjeni qe dukesh.

    1. mira says:

      Koment I bukur dhe kuptimplote
      Sidomos paragrafi I fundit
      Komplimente

    2. enter''" says:

      Its not the economy, it the fear!!!

  12. Vasil Gjika says:

    Politika e jashtme e Amerikes ka qene nje deshtim kolosal. Mendoni te kishte Kina avione afer Florides dhe Meksikes, do behej nami por hundet i fusin ne detin Kinez. Kines i jane shume padrejtesira Nga Ruset, Japonezet, Anglezet, etj
    Kina nuk ndalohet dot. Zhvillimi i ketij shteti eshte i papare ne nje kohe kaq te shkurter po me e frikshmja eshte qe eshte vetem fillimi. Amerika ka harxhuar shume para me ushtri ne gjithe boten dhe duke mbajtur status quo, kurse Kina bene kontrata dhjetera miliardash nga nje kontinent ne tjetrin. Nuk kuptoj pse Shqiperia nuk u fut ne AII bank …akoma dhe Israeli u fut diten e fundit…

    Pershendetje nga Pekini

    Vasil Gjika

    1. albani says:

      Qenke bere Kinez dhe po komenton si nje Kinez.
      Sa dite ndenje ne Kine dhe u bere Kinez.

      1. Vasil Gjika says:

        Po ti ditet e mija ne Kine do numerosh?
        Ik o njeri se vetem te mira kemi patur nga Kina, apo ta kane shplare trurin mediat Amerikane dhe Angleze vetem disinformime dhe genjeshtra kundra Kines. Vazhdo lexo yahoo news :

        pershendetje

  13. Black jack says:

    Sa te zgjut jeni ju Shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje