Meta- Topallit: Je ulur në gjunjë para mafias së ilaçeve (A është aludim për Doshin?)

28 Maj 2015, 19:20Politika TEMA

Në një replikë të ashpër me Jozefina Topallin në sallën e Kuvendit, Ilir Meta duke ju përgjigjur Topallit i tha se “më vjen keq që të shikojë të ulur në gjunjë para mafias së ilaçeve.

Deklaratat e Metës pasoi akuzat e Topallit për korrupsion në mjekësi. Por cfarë e lidh Topallin me “mafian e ilaçeve”?

Meta me siguri ka bërë ironi për tregn më të gjer ëtë ilaçeve në vend që mbulohet nga Profarma, dhe që një prej pronarëve të saj, është tashmë bashkëpuntor politik me Topallin në Shkodër. Pas kësaj Topalli braktisi sallën e Kuvendit.

Ja replika e plot e Metes. “Meqenëse më përmendi prapë emrin, nuk mund të rri dot pa i dhënë një përgjigje sepse keni bërë një akuzë të rëndë lidhur me vjedhjen e votave në Shkodër.

Dhe mund t’ju them se kam patur një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, znj. Glover, dhe i kam dorëzuar një kopje të gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila kishte nxjerrë atë foto që nxorët ju pak më parë këtu, që gjoja dikush po merr apo po jep lekë në zyrat e LSI-së në këmbim të votave. I kam dhënë edhe padinë gjyqësore, që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama, bazuar në atë që është publikuar në gazetën tuaj zyrtare “Rilindja Demokratike”, meqenëse ju nuk i çoni çështjet para drejtësisë, por vetëm jeni mësuar që të shpifni në mënyrë të pacipë, në mënyrë që personi përkatës, dhe ju mund të ndihmoni meqenëse e paskeni identifikuar që është në Shkodër, personi të verifikohet.

Në rast se është duke bërë një gjë të tillë të shkojë në burg dhe askush nuk do të ketë keqardhjen më të vogël për të dhe për cilindo tjetër. Në rast se kemi të bëjmë me një shpifje, pastaj, ata që publikojnë këto shpifje të marrin përgjegjësitë para drejtësisë. Përsa i takon mafies që përmendni, ju keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafies.”

 

6 komente në “Meta- Topallit: Je ulur në gjunjë para mafias së ilaçeve (A është aludim për Doshin?)”

  1. pika pika says:

    Akoma vazhdojne me the te thashe, edhe jane te zhytur deri ne gryke dhe prape nuk rrine pa fol, po keni gjet nje popull qe ju vjen nga mbrapa, hallall ua befte zoti kur nuk u jep shqelmin e fundit, te dale nje filiz i ri qe te mos jene te damkosur si ju, por kur do vije? me duket se eshte shume e vonet ajo dite qe populli t’ju flak. Mjere ne.

    1. shemshedin says:

      Po pse o Liro: E ke bo te gjoren
      te kerkoje vrime te futet.Keshtu si
      po ja bene ti Dushin,as vete nuk e besone.
      Nejse;Parlamenti ka nevoje edhe per Pacavurre.
      Jozi-Brum dhe Sala -Map,lahet Shqupi per Marak.

      1. Pilo Lala says:

        Kryemafja qe duhet te ishte ne burg, eshte mbesa e Liri Berishes, ish-Drejtoresha e Ilaceve, super-miljarderja e Shqiperise.
        Pse nuk vepron Deklarimi Pasurive mbi kete femer?

    2. aqifi (po i verteti ama) says:

      Shan i dhjeri te permjerin…

  2. hergy says:

    Hergy

    Po si ngele ore Ilir Meta gjith kohen duke u marre me llafe si ato grate, po sit e fali Zoti me te gjitha gjerat negative , dhe sado po perpiqem qe te gjej dicka positive tek ti nuk po del asigjo po si paske qene kaq I poshter .

  3. alti says:

    Shpifja dhe e verteta jane dy te kunderta, dhe e vetmja rruge eshte drejtesia. PD e ka strategji 23 vjecare shpifjen dhe trillimin ,se ato e sollen ne pushtet dhe kujtojne se budallenjete shtohen qe te besojne. Bravo Keti qe ceshtjen e mashtruesve sali dhe Zhozi e cove ne prokurori.Keshtu marrin vesh keto fosile te demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje