Veliaj mbështet pezullimin e punimeve tek diga e Liqenit: Lajm i mirë. Palë me INUK, jo me betonin

28 Maj 2015, 17:57Politika TEMA

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e ndërtimeve në digën e Liqenit, ka reaguar kandidatit i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shprehur mbështetjen për Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kandidati Veliaj premtoi se në krye të Bashkisë së re të Tiranës do të jetë palë me INUK edhe për lejet e fundit ndërtimore të dhëna nga kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha.

Lajm i mirë: Me vepra, jo me fjalë fushate! Gjykata e Apelit sapo vendosi në favor të INUK për Pallatin tek Diga e Liqenit – NDËRTIMI PEZULLOHET! Faleminderit të gjithë qytetareve që besuan dhe mbështeten aksionin tonë për të ruajtur Parkun e Liqenit.

Patëm kurajon ta denonconim konkretisht e t’i shkonim gjer në fund, kjo është fitorja jonë e parë kundër modelit të SHQUP-it në Bashki. Në 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se kë model duan për ta çuar Tiranen në ‎Drejtim e Duhur!”, shkruan në faqen e tij kandidatit i koalicionit të majtë.

Ai theksoi se “nën administrimin e ri, Bashkia e Tiranës do jetë palë me INUK dhe qytetarët dhe jo me betonin, si për këtë leje tek diga ashtu dhe 60 lejet që SHQUP-i dha pabesisht në prag fushate e që do shohin të njëjtën betejë për anulim”.

28 komente në “Veliaj mbështet pezullimin e punimeve tek diga e Liqenit: Lajm i mirë. Palë me INUK, jo me betonin”

  1. Anonim says:

    Ti jepet fund krimit mjedisor qe kryebashkiaku aktual Lulzim Basha tentoi te kryente poshte diges se Liqenit. Jane dhene edhe mbi 10 leje per ndertim ne kete periudhe fushate nga Basha, edhe keto duhen penalizuar.

    1. teddy says:

      Ja ku i vjen fundi edhe kryetarit te degradimit dhe betonizimit, edhe pak dite. Me ne fund do te hapet nje kapitull i ri per historine e Tiranes, per ta shnderruar ne nje metropol te vertete, ky qytet ka nevoje per nje njeri qe te punoje e te bashkepunoje me te gjitha institucionet, per t’i dhene imazhin qe meriton.

      1. albana says:

        Sigurisht qe duhet te dilte kundra sepse Tirana eshte betonizuar majftueshem saqe tani po qajme per ndonje hapsire te gjelbert. Duhet nje dore shume e forte per te kthyer gjithe keto leje abuzive qe ka dhene Basha.

        1. Perparimi says:

          shume mire ka bere qe ka dale kunder ndertimin te atij kompleksi sepse zona e liqenit eshte e vetmja zone e gjelbert e mbetur ne Tirane dhe nuk duhet per asnje arsye te betonizohet.

          1. andrea says:

            ky eshte drejtimi i duhur per nje tirane larg betonit, larg interesave personale, te lulit dhe ortakeve te tij qe duan te shkaterrojne akoma dhe me shume tiranen

    2. arsi says:

      me ne fnd qeveria i dha fund betonizimit te tiranes dhe kjo mbeshtetet fuqimisht dhe n ga erion veliaj kandidati per kryetar abshkie qe me tgjitha mundsite eshte fitues

      1. lola says:

        erion veliaj drejtimi i duhur epr tiranen

        1. agim says:

          ky njeri duket se nukeshte pale me betonin si saliu e si luli,ky njeri do e shpetoj tiranen nga betonizimi e do i jape gjelberim

          1. xani says:

            erion veliaj eshte vizionar
            erion veliaj eshte njeri me vullnet te mire
            erioon veliaj eshte njeri qe do i jape gjelberim tiranes
            erionv elaij eshte njeriu qe do ja ndryshoj fyutyren tiranes

    3. Mezani Celo says:

      Eshte po formula qe beri Albert Brojka para se te ikte qe leshoi leje ndertimi per cdo pellemd te Tiranes. Diferenca eshte qe Fatos Nano nuk beri asge per ti penguar ato perkundrazi i perkrahu qe pallatet te ndertoheshin edhe me te medhaja sec ishin lejet (pallati ku banonte Nano ishte nder te paret qe shkelen lejen) edhe pasi u kishin skaduar lejet.

      Te shpresojme qe Rama nuk do te perseris gabimin e Nanos dhe ti anulloje te gjitha lejet qe jane dhene ne kundershtim me rregullat urbane.

    4. andrea says:

      e verteta gjithmone del ne shesh dhe eshte e padiskutueshme menyra sesi vepron ajo.ky eshte drejtimi i duhur.jo me beton ne tirane por parqe dhe lulishte per femijet dhe te gjitha mmoshat.me shume lulishte ne ambjentet shkollore .

    5. endi says:

      ne kemi besim ke erjoni.erjoni poo i kthen tiranes ate qe i ka munguar ne keto 4 vjet dhe ajo eshte shpresa.kjo eshte e verteta.

    6. timi says:

      me ne fund u fitua nje beteje jo e vogel per digen e liqenit.mushkerite e tiranes sa vin e zvogelohen.tirana ka ngelur si nje qytet i shkret ku i mungon frymmarrja.

    7. dine says:

      stop vandalizmit te parqeve sepse jane e vetmja frymmmarrje per qytetin.me erjonin qyteti i tiranes do shohe shume pune dhe me shume sherbim per qytetarin.

    8. tani says:

      erdhi dhe fundii kryetarit te betonit.. ne mbrojtje te mjedisit..ne besim te plote per erjonin.

  2. sit... back..and relaks → says:

    Po sa bole ky djale, flet sikur ka marre kazmen dhe po prish ndertimet pa leje dhe po i kullon djersa curg. Thuaj qe ia dhjeu apeli perpara se te merrte bashkine. Ia hoqi edhe justifikimin qe gjykatat jane te saliut. Kjo eshte fitorja jone thote sikur eshte drejtor i inukut.vazhdo ndaj letrat e lgalizimeve se dhe nje gje qe ia late lames ne dore ia moret prape. sikur thate qe sdo perdorni asetet e shtetit per fushate, dhe institucioni qe drejton lame pjese e shtetit eshte dhe veliaj po e perdor per fushate, shkollat dhe ministria e drejtesise jane pjese e shtetit dhe veliaj po i perdor per fushate etj etj. sa i afte ky cun mi yahoo.

  3. Oli says:

    Po si e mbeshtet me fjale?

  4. endri says:

    ti japim fund ketyre qe shkaterruan tiranen. ti japim fund lulit dhe pd. dhe te votojm drejtimin e duhur. te votojm erion veliaj sepse e ne dore te bejndryshimin. ashtu sic i ka mbajtur premtimet ne ministri. erion veliaj do punoj dite e nate qe te japi tiranes bashkin qe punon per ta, dhe jo te punoj tirana per bashkine,

  5. Lilo says:

    Denoncimin e pare e ka bere ne te vertete e ka bere Z. Gjergj Bojaxhi, i lumte per kurajon dhe trimerine per ta shpetuar kete masaker qe kishin pregatitur si Sali Berisha ashtu dhe Edi Rama.Je i vonuar z.Velija

  6. Toni says:

    O Zogu mjaft me furca.
    Ky ishte ndertim i madh e nuk mbaron kaq shpejt, po 50 lejet e tjera jane duke mbaruar dhe s’eshte cudi te jene futur dhe njerzit brenda.
    Po keni kellqe shfuqizoheni lejen ne KRT,keni edhe kryeministrin aty.

  7. Leone says:

    Po e ben per fushate Z.Velija, se shefi juaj e ka firmosur bashke me Sali Berishen, dhe i vetmi qe e ngriti zerin per ta denocuar para qytetarve ishte kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi.Kjo eshte e verteta dhe qytetaret do tja dine per nder qe e shpetuan zonen e Liqenit duke i dhene voten Gjergj Bojaxhiut.

  8. A says:

    Duhen thene gjerat sakte dhe qarte, dokumenti qe lejon punime ndertime prane diges se liqenit artificial te TIRANES eshte i firmosur me 2(DY) FIRMA, njera firme eshte per ate moment e SALI RAM SHEQERE BERISHES, Kryeminister dhe Kryetar KKRRT-se te republikes dhe firma tjeter eshte e EDI KRISTAQ ANETA RAMES ne ate moment Kryetar i Bashkise dhe Kryetar i KRRT-se te Tiranes.
    Pra, qe te dy jane te kapur ne kete muhabet ne nje dokument te vetem.
    Ka 25-se vjet qe politika shqiptare shkatrron mjedisin, ambjentin, natyren dhe urbanistiken shqiptare dhe ketyre personave fatkeqesisht i thuhet “TE SHKATHET” dhe “TE ZGJUAR”. Tung.

  9. aldo says:

    Vertete na ka ardhur ku nuk mban me me betonin. kemi filluar te zhvillohme alergji nda betonit sepse na kaloi gjithe rinia mes betonit e pluhurit dhe nui duam te njejten te ardhme per femijet tane. Vertete MJAFT! Seriozisht MAJFT! MJAFT MO SE NA PLASET ME BETON.
    Nje arsye per agresivitetin e njerezve une do thosha eshte dhe betonizimi.

    1. sit... back..and relaks → says:

      ishim mire me qerpick

  10. kot says:

    Ja si eshte katandisur gazeta tema, e lexojne dhe komentojne vetem minjte e km

  11. klaudio says:

    ky eshte lajm i mire per ne. sepse keta plehrat e PD donin ta shkaterronin parkun e liqenit. por jam i bindur se ky sdo jet i vetmi lajm i mire, por te tjera lajme te mira do kemi pas fitores se erion veliaj ne zgjedhjet e 21 qershorit

  12. koli says:

    tani sna na duhet te fitojm keto zgjedhje per te ndertuar tiranen me gjelberim, dhe jam i sigurt qe erion veliaj do bej shume per tiranen. te votojm per drejtimin e duhur

  13. Ringo says:

    Lejen e ka dhene Lul Basha dhe Edi Rama, Protesten e ka bere Ghergj Bojaxhi dhe jo Erion Veliaj,keta skerbythjet qe duan te marrin perfitimin politik. Keta skerbythjet dhe palacinkat qe ne listen e te ftuarve kane emrat e grabitqareve te ketij vendie.Paturpesia ka mje emer… Erion Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje