FOTO/ Rama takohet me Gruevskin: Integrimi europian faktor bashkimi. Do vazhdojmë reformat dhe do zgjidhim problemet e brendshme politike

28 Maj 2015, 14:14Politika TEMA

Gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës, kryeminsitri Rama është takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Rama: Sapo ka lënë pas një vit të parë që prej fillimit të shekullit të 20 e asnjë konflikt në kufijtë e rajonit, kjo ndodh kryesisht për aspiratën tonë në BE.

Kjo nënkupton se nuk kemi kohë të shohim mbrapa, por duhet të shohim para në bashkëpunimin në rajon.

Për shkak të gjitha të këtyre arsyeve ky forum është thelbësor për bashkëpunimin.
Ne kandidojmë për pozicione të ndryshme të vendeve tona, në fakt parashtrojmë zgjidhje.
Nuk mund të ecim të vetëm duhet të ecim me të jetë, sepse ekonomitë tona janë të ndërlidhura, sepse askush nuk është i paprekshëm. Duhet të zhvillojmë më tepër vetëdijen. Për mua vendi i vërtetë për bashkëpunim ekonomik është vendi pranë shtëpisë, rajoni dhe europa.
Synimi ynë është të bëhemi anëtarë të BE dhe besoj se ëhstë mirë për të tërë europën dhe bortë, nuk është një shteg i lehtë, por duhet t’i përdorim në mënyrë të mençur sifidat që dalin përpara.
Paqja dhe stabiliteti në BE nuk mund të garantohen nëse nuk ka qendrueshmëri në ekonomi. Kështu procesi i zgjerimit të BE-se duhet të vijë sa më parë.

Gruevski:Ajo që do të doja të thoja është që të gjitha vendet tona janë të riorientuara drejt BE-së për të qenë anëtarë dhe është gjë e mirë që strategjia që është që të bashkohemi në BE. Integrimi në BE përshpejton reformat tona, në një farë mënyre është forca shtytëse, mobilizon të gjitha burimet për të përshpejtuar reformat.
Në vendin tonë i cili është një vend multientik, integrimi europian është një faktor bashkimi.  Nga ky këndvështrim Maqedonia është e përqendruar në reformat në çdo fushë, për të qene përgatitur për të qenë pjesë e BE. Në 2008 ne i plotësuam kriteret për të qenë pjesë e NATO një vit më pas ne plotësua kritiret për të qenë pjesë e NATO, KE i rekomandoi hapjen e negociatave, por siç e dini në të dyja rastet ftesa për anëtarësim është shtyrë për shkak të bllokimit nga fqinji ynë në jug, që është një problem që BE mund të përqendrohet më shumë për t’i zgjidhur këto çështje, sepse shtyrja pa fund nuk është zgjidhje, krijon problem pasiguri edhed është një dëm real për të gjithë. Po të mos kishin ndodhur këto jo vetëm që Maqedonia do të ishte anëtare e NATO, por do të ishim pjesë e BE dhe do të kishin ndodhur gjëra të tjera,. Ne nuk po presim pi punojmë që vendi ynë të ecë përpara. Ne jemi të orientuar drejt reformave dhe jemi shumë të qartë që vetëm kështu mund të ecim përpara. Një nga gjërat më të rëndësishme është bashkëpunimi rajonal, sepse me bashkëpunim të mirë dhe me projeket të mira mund të ecim përpara dhe mund të ndihmojë njëri-tjetrin.
Jam i sigurtë që do të gjejmë një mundësi për tu futur në këto proces. BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje rajonit, duhen më shumë energji, në mënyrë që të zgjidhë disa çështje dhe të ecë përpara, që rajoni të jetë pjesë e BE.
Për ne është shumë e rëndësihme që sa më shpejt të nisim negociatat me BE. Shembulli i Sllovenisë dhe Kroacisë mund të jetë shembull dhe për ne, siç është rasti me fqinjin tonë në jug.
Maqedonia e përkushtuar në ndërtimin e korridorit 8 dhe atë 10, në të gjitha fushat. Gjithçka do të ishte e mirëpritur nga BE.
Kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit.
E kuptoj mesazhin se BE nuk do të ketë një zgjerim të mëtejshëm deri në fund të kësaj dekade, do të doja që procesi të mos ndalonte, në mënyrë që vendet të ecin përpara.
Ne do të vazhdojmë të gjitha reformat duke zgjidhur dhe problemet tona të brendshme politike.

3 komente në “FOTO/ Rama takohet me Gruevskin: Integrimi europian faktor bashkimi. Do vazhdojmë reformat dhe do zgjidhim problemet e brendshme politike”

  1. tr says:

    Fjale te perseritura !!!

  2. po shqiptaret kush i nxori ne prite ,nuk u tha asgje sic duket ka qene bashkepunim dypalesh ,sa e lire jeta e shqiptareve kundrejt pordhes se retorikes

  3. Sibjana says:

    SIBJANA

    JO NDONJE TE RE SI GJITHMONE FJALE, FJALE PO KUR DO VEPRONI JU ORE APO KUR TE PLAKEMI NE SI POPULL SEPSE DERI TANI NUK PO SHIKJME GJE NE DRITE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje