Do të jemi vazhdimisht pranë biznesit dhe me mbështetje konkrete ndaj tij për të krijuar lehtësirat e nevojshme. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako në takimet që ka zhvilluar me sipërmarrës të fushave të ndryshme në Manzë.
Dako ka vizituar fillimisht një sipërmarrës që ushtron aktivitetin në fushën e materialeve inerte, duke parë nga afër teknologjinë dhe produktet e prodhuara nga kjo sipërmarrje. Në bashkëbisedimin me sipëmarrësit z. Dako iu ka bërë të ditur atyre se do të ulet 30 përqind taksa e pasurisë për bizneset, ndërkohë që të tjera lehtësira do të ketë për sipërmarrësit me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës:
“Taksa e pasurisë për bizneset do të ulet 30 përqind për ti dhënë një shtysë dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve. Të gjitha taksat që paguajnë bizneset dhe banorët e qytetit Durrësit si dhe të fshatrave që do të jenë pjesë e bashkisë së re, ne do tua kthejmë në shërbime duke përmirësuar infrastrukturëne tyre të shoqëruar me gjelbërim dhe ndriçim”.
Më pas kryebashkiaku Dako ka vizituar edhe një kompleks serash që janë ndërtuar nga fermerët vendas në Manzë. Duke parë kulturat e ndryshme që kultivohen në këto sera, kryebashkiaku Dako e vuri theksin tek shtimi i produkteve bujqësore bio, si produkte që kanë kërkesa të larta si në tregun vendas, ashtu edhe në atë të huaj.
Dako duke biseduar me fermerët u zotua se bashkia e Durrësit do të mbështesë dhe orientojë feremerët që të shtojnë prodhimet bujqësore bio, ato të vreshtave dhe kulturës së ullirit për të garantuar rritje të të ardhurave të tyre. Nga ana tjetër kryebashkiaku Dako u angazhua për përmirësimin e infrastrukturës si dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse për ti dhënë një shtysë pozitive zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë.
Kyterai i bahkise me i zoti i Durresit dhe vetem ky duhet te rrij ne ate post per nje kohe shume te gjate, se vetem fal tij Durresi do marri imazhin qe meriton, me zhvimillin e buqesise fal reformave strategjike te Dakos, me reformat ne ekonomi, ne infrastrukture, ne arsim etj. Fondet e bashkise u rriten sa erdhi Dako ne krye te bashkise dhe drejtimi i duhur per nje ekonomi te lulezuar ne Durres do jete Vangjush Dako.
Per ALBA, Nga vjene ti ore zoteri qe tu dukerka Durresi si Parisi, kur ne te vertet Durresi, si gjithe qytetet e Shqiperise, eshte i pabanueshem.Ju lutem hiqni dore nga servilizmat, flisni hapur, pa autocensur,pa pranga, sepse vetem keshtu ne mund te kontriubojme ne ecjen perpara dhe rregullimin disi te qyteteve tona qe ne fakt jane nje katrahur e vertet.
Vangjush Dako eshte nje Kryetar me vizion dhe plot energji. Kjo gje vihet re dhe ne punen e palodhshme qe ka bere dhe do beje sic e ka shprehur ne deklaraten e ti per te garantuar tregun e produkteve bujqesore qe do te hape nje pike qendrore grumbullimi per te gjithe kete zone, qe do te lehtesoje ndjeshem nxjerrjen ne treg te produkteve buqesore per fermeret, per krijimin e inspektoratit te Arave, do te kryehen regjistrimet hipotekore e tokave bujqesore, qe eshte edhe nje nga kerkesat kryesore te ketyre banoreve. Nderkoh une besoj se Vangjushi do beje me te miren sic dhe ka bere.
CA DEL NE FUSHAT KY HAJDUT QE ME ZORE PO PRESIM DHE 3 JAVE QE TA ZBYTHIM ESHTE BE SI MBRET 8 VJET VETEM BETON SHKATAROI QYTETIN PLUS ME TE PA AFTET KA VEN DREJTORE ME HAJDUTET SHET DHE PORDHE ME MAKINA 100 MIKE € DHE ME JAHTE NE VERE
HAJDUTA JAN TE PD, SI LULI DHE GRIDA QE VETEM TE ZHVATIN DINE. GRIDA KA ZHVAT BIZESMENA E I KA NDAR NGA FAMILJA , KA SHIT APARTAMENTE NGA 5 HERE. NDERSA PER LULIN CTE THUASH?? DEMBELI I TIRANES. EDHE TE PD DO VOTOJN PER VANGJUSHIN ME 21 QERSHOR. FITORE E PADISKUTUAR PER VANGJUSHIN.
Paskan dale kalamajt e Gjushit te kometojne qe eshte babi me i miri .
Vangjush Dako per mua eshte Kryetari me I mire qe mund te kete patur Durresi. Eshte nje kryetar qe ka beret e pamunduren te mbaje qytetin te paster, te zgjidhni hallet e njerezve dhe te ruaje cdo te drejte qe I cenohet ketij vendi. Per mua Vangjushi po merret me pikat me kyce qe ka nevoj Durresi, dhe jo vetem me fjale por ate qe thote e ve ne zbatim.
Dako dhe qeveria e tij bejne premtime per ulje taksash , por e kunderta ndodh eshte qesharake. Bizneset e Durrsit dhe qytetaret e saj jane te zhgenjyer nga gjithcka dhe nuk presin me asgje nga kjo qeveri dhe ky kryebashkiak ! Investimet e bera keto dite per te marre voten I dolen huq pas shiut te rrembyer ju permbyten investimet ! Dako dhe furcat e tij ndaj qytetareve ju ka dalur boja !