Ndryshe nga takimi i ndodhur disa muaj më parë në Beograd, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka qenë shumë i çliruar në vizitën e tij në Tiranë.
Gjatë këtyre dy ditëve, ai ka folur vetëm për bashkëpunim dhe paqe.
Marrëdhënia e tij me kryeministrin Edi Rama duket se është forcuar ndjeshëm.
Aq sa sot ia ka lejuar vetes të bëjë edhe disa batuta me Ramën, gjatë forumit ekonomik.
Shkak për këtë është bërë fakti se Rama ka folur pak më shumë se koha e lejuar për folësit.
“E dija që Edi Rama do ta kalonte kohë e lejuar, e bën gjithmonë këtë”, ka thënë Vuçiç.
Batutën ai e ka përsëritur sërish në fund të fjalimit të tij, duke thumbuar sërish Ramën.
“Besoj se nuk fola shumë.
8 minuta kam folur”, tha Vuçiç./b.l
Kjo nuk quhet batute ,por nje keshille te vogel per respektimin e kohes !!!
Edi eshte Bossi. Vucic e pranon kete.
Te dy duken Intelektuale pa komplekse Etnike.
eshte ne te miren e cdo shqiptari kudo ku ndodhet ky bashkepunim qe po behet ne rajon. sepse nje bashkepunim i mire nderjmjet serbise edhe shqiperise edhe me vendet e tjera te rajonit shume shpejt do ta aderonte ne bashkimin europina ballkanin perendimor!
shqiptaret tregun veten se jane shume here me larte se serbet kane shume here me nivel dhe kulture ne raport me popullin dhe politikanet serb, me mire se ne shqiperi nuk eshte pritur asgjekundi ky buzederri
Eshte vertet dicka e vecante qe te bashkohet Shqiperia me Serbine, pasi nbi cdo keqbreje e politikave nacionaliste, keto dy shtete nuk meritojne te jene armike.
Eshte nje dite e vecante per kombin shqiptar pasi sot si kurr me perpara kemi nje ribashkim me serbine, po po, ribashkim, nese mendoni se zenka me serbine per kosovone eshte e mire per vendin tone e keni shume gabim. Tashme serbia e di qe kosova eshte e lire dhe e vetmja rruge eshte miqesimi i metejshem me shqiperine.
E kush mund te sillej ndryshe me Edi Ramen, ne cdo perfaqesim nderkombetar, ka ditur te mbroje dinjitetin kombetar, ai ka nje vizion dhe do ta arrije me cdo kusht. Keshtu qe edhe Vucici, “trembet” nga vendosmeria e Rames dhe s’ka si te sillet ndryshe.
Sot Edi Rama shkroi historine e kombit shqiptar, kurre me dhune, kurre me urrejtje e lufte, per te hapur nje kapitull te ri per historine e shqiptareve dhe duke bere ballkanin shembull per te gjithe vendet e botes, qe lufta, dhuna e urrejtja nuk i sherbejne askujt dhe nuk te cojne asgjekundi.
po rama nuk do e priste me shpate tregoi mbi te gjitha kulture vleresoj shume sjelljen qe demostroi pala shqiptare ne kete vizite
batuta e shaka nga halli shqiperia tregoi shume nivel dhe kulture tregoi se di ti presi edhe ata qe nuk e duan dhe nuk ka qellime dashakeqe ne ballkan pervecse nxitjes se bashkepunimit dhe prosperitetit nepermjet bashkepunimit te te dyja vendeve
Na bëtë “shkrihemi gazit”…!
te dy popujt si shqiptaret dhe sebet duan me te miren per vendet respektive keshtu qe te dy liderat duhet te sheshojne keqkuptimet dhe te hapin rruge te reja komunikimi per me shume pune ne kuader te integrimit ne bashkimin europian
Kjo quhet nje shaka me miqeve
Rama I duhej shqiperise miqesor
Edhe ne familje po u zure me gjitonet nuk te do familje
Urime
Uroj qe te vazhdojne mardhenjet e mira.