Rama: Dikur Ballkani konsiderohej fuci baruti, sot i bashkon ëndrra për në BE

27 Maj 2015, 21:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në fjalën së tij në çelje të forumit ekonomik të Vjenës u shpreh se ka ardhur koha të shohim përpara, duke e lënë pas shpine të shkuarën.

“Ballkani dikur identifikohej si fuçia e barutit të Evropës, ndërsa sot popujt e Ballkanit i bashkon ëndrra për t’u integruar në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Sipas tij, ky Forum është një mundësi mjaft e mirë për të shfrytëzuar dhe për t’i vënë në të mirë të rajonit të Ballkanit eksperiencat dhe  kontributin e gjithësecilit.

“Sot është kryeministri Vuçiç, i cili erdhi për ndeshjen e kthimit në vizitën dypalëshe, por edhe për të qenë nesër i pranishëm në eventin tonë. Vjet për herë të parë në fundin e gushtit ne të gjithë së bashku si kryeministra të një territori, që është identifikuar në sytë e të gjithëve si territor lufte, fuçia e barutit të Evropës, u takuam jo për të kontestuar kufijtë, por për të folur për të ardhmen. Fale vizionit dhe ftesës së Kancelares Merkel ne çelëm një kapitull të ri”, tha Rama.

Sipas tij, “ishte historike, e jashtëzakonshme, e paparë, që kryeministrat e këtij rajoni të ishin së bashku në një fotografi familjare, por nuk do jetë më pas historike as e paparë. Të mblidhemi dhe të konstatojmë çfarë progresi është bërë në një vit dhe me çfarë ritmi ka ecur ky proces dhe ku mund të shkojmë nëse ky është ritmi që ne mund të mbajmë”.

Ai gjithashtu tha se “kur të takohemi për herën e tretë nuk do ketë asnjë vëmendje të veçantë. Ky  është progres i madh, por jo i mjaftueshëm”.

Ne, shtoi Rama, po drejtojmë popujt tanë në një fazë të historisë, kur popujt tanë janë identifikuar me Europën me ëndrrën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Nëse në rajonin tonë ku 100 vjet para takimit në Kancelerinë gjermane me Merkel filloi lufta e parë botërore dhe vitet shkuan vetëm përmes luftrave, sot kryeministri i Serbisë është i pari vizitor i këtij rangu që shkel Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Forumi Ekonomik ka bashkuar në një tryezë kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës edhe Malit të Zi.

Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e 7 vendeve, Shqipërisë, Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, e Maqedonisë e Kroacisë.

Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

 

9 komente në “Rama: Dikur Ballkani konsiderohej fuci baruti, sot i bashkon ëndrra për në BE”

  1. safeti says:

    Fotoja e njeriut narcist te paaft, me deficenc te madhe intelektuale.

  2. tfgs says:

    palloshi ka rrjedhur nga trute……!!!!dhe kete e thote kryeministri i nje shteti me 85% sunite………….!!!!!

  3. fjona says:

    Shqiperia, qendra e Ballkanit, ka qene nje molle sherri, per shkak te pozites dhe kushteve te favorshme, por qe eshte mbajtur peng nga interesat e politikaneve qe e kane drejtuar, nderkohe sot Shqiperia ka ne krye nje burre shteti, qe i del per zot dhe ka tjeter imazh nderkombetarisht.

    1. teddy says:

      Eshte punuar dite nate gjate qeverisjes se majte me reforma te medha, per te bere shtet, duke e rankuar me lart Shqiperine ne te gjitha raportet nderkombetare, duke ngjallur besimin e humbur te investitoreve te huaj, qe do te sjelle me shume para ne ekonomine shqiptare dhe per kete pergezimet i shkojne kryeministrit, te vendosur per ta ndertuar Shqiperine.

      1. hajriu says:

        Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët, ndersa ne sot s’kemi me drejtues shteti nje politikan, kemi nje diplomat, nje idealist, qe endrren per Shqiperine europiane, e ka objektivin e karrieres se tij, prandaj sot ne shihemi me tjeter sy, prandaj ne sot kemi dinjitet kombetar, se ka kush na mbron me vendosmeri, pa u tutur nga interesat financiare qe mund te ofrojne fqinjet shoviniste.

  4. Veton says:

    Ka ardhur momenti qe mes vendeve te ballkanit te nise nje politike e re ajo e bashkepunimit dhe marrdhenieve reciproke. Te leme pas te shkuaren e te shohim me fryme bashkepunimi te tashmen e te ardhmen.

    1. Artisti says:

      Ne ka nje note maksimale per kete qeveri ajo eshte sjellja e saj ne politiken e jashtme. Shqiperia eshte bere nje vend me gjeopolitik dhe kjo fale linjes se ndjekur nga qeveria aktuale.Bashkepunimi mes vendeve te rajonit eshte me rendesi per te gjithe per faktin se nga kjo dalim te fituar ne si ballkan.

  5. agimi says:

    ka ardh koha qe e shkuara te mbetet vetem nje kujtim i te shkuares edhe me shtetet e rajonit te lind nje ure e re komunikimi duke pasur nje stregji te perbashket qe vendet e ballkanit perendimor te aderojne me shpejt drejt bashkimit europian!

  6. Berlin says:

    Ik mer hale publike e kohes Dulles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje