FOTO/ Tronditet Tirana, 3 të vdekur pas një përplasje me armë zjarri tek Shkencat e Natyrës. Policia ndalon autorët e krimit

27 Maj 2015, 19:03Politika TEMA
FOTO/ Tronditet Tirana, 3 të vdekur pas një përplasje me

Masat ekstreme të policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për vizitën e kryeminsitrit serb Aleksandër Vuçiç,  i kanë lënë shteg krimit të ndodhë në mes të Tiranës.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin pasditen e së mërkurës.

Nga të shtënat me armë zjarri përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë humbur jetën tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në bulevardin “ Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.

Dy nga viktimat kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi i tretë është dërguar në spitalin e traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Identiteti i viktimave ende nuk bëhet i ditur.

Mësohet se njëri prej tyre është nga Lura.

Personat kanë qenë duke ecur në trotuar, në momentin kur janë qëlluar me pistoletë nga persona që po udhëtonin me një motor.

Pak minuta pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të krimit, si dhe ka shoqëruar tre të tjerë në komisariat, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen .

Kryeqyteti ishte nën masa të rrepta sigurie , për shkak të vizitës së kryeministrit serb në Tiranë , por krimi ia ka dalë të trondisë  kryeqytetin.

Dyshohet se shkak i ngjarjes janë konfliktet mes disa personave me precedent kriminalë.

Policia vijon punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

 

 

49 komente në “FOTO/ Tronditet Tirana, 3 të vdekur pas një përplasje me armë zjarri tek Shkencat e Natyrës. Policia ndalon autorët e krimit”

  1. ismeti says:

    he trima bre

    1. adriatik says:

      Aleksander Vucic ik vlla ne beograd se ketu kemi vetem turkoshqiptare.

      1. kulmaku says:

        Mos e beni te madhe se 3 jane vrare, jo 30.Jane ligje universale te natyres,,,ku ka goditje mbas pak do kete kundergoditje.Ne fakt gjithe populli duhet te perqendrohet te vizita e vucicit ,por me sa shifet nuk cane koken njeri per ate,dhe njerzit merren me hallet e tyre psh,ku te lajne nonji hesap,apo ku te rruajn nonji koqe leju.

      2. Tironci says:

        e paske vlla vucicin ti mer? hahahahaha

    2. erind says:

      Masat ekstreme per sigurine e Vucic paskan ndihmuar kriminelet per te vrare ne qender te Tiranes ? Kur perdoren arme ne ambjente publike e qendrore me gjithe keto masa sigurie vaj hallit ne dite normale.

    3. safeti says:

      sergo leone, enio moricone once upon time in the far west, evrop? no, sherifat jan ne fushat per gjigandin e politikes botrore Erion Vezlija

      1. billy says:

        E ka Erion Veliaj

  2. kaps-olli says:

    Dini sa ka shku cmimi i nje veshje antiplumb? stili te jete ai i perditshem, jo formal

  3. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    E gjith vemendja ishte per te siguruar Vuvicin, kurse qytetari u la ne balte sot.

    1. Hustler says:

      Kush te tha qe ata ishin qytetare? Jo o flori, ishin korrake me precedent penal! Madje policia duhet t’i stimuloje vete keto sepse me kete rast, shkurtohen burrokracite, qytetari nuk paguan per t’i ushqyer keta neper burgje, gjithashtu u hiqet mundesia gjyqtareve barkderra per te fituar parate e krimit.

      1. Komunalja says:

        Lerini plehrat te zhdukin njeri-tjetrin… Mire e ke thene Hustler, segmente te caktuara te shtetit duhet te fusin sherr mes bandave kriminale qe te eleminohen me njera-tjetren po njesoj siç vepruan qeverite socialiste pas viteve 1997 ku shume banda kriminale pjelle te ketij viti te mbrapshte eleminuan njera-tjetren duke ja lehtesuar punen policise.

  4. KOCI SELFA says:

    Hajde shtet hajde. Sa te sigurte jemi ne apo edhe ata qe na vizitojne. Tani Rama le te flase per Kosoven dhe bashkimin kombetar nuk eshte i zoti qe edhe ne diten e vizites se Serbit te mos kete te vdekur. Llapp kot ore HIC burre kush te ndjek ka mbaruar si ti vete.

    1. arber says:

      PER MORE RROT SALLAMI SHTET ESHTE DHE AMERIKA POR KA KRIMINALITETIN NGA ME TE LARTE NE BOTE O IDIOT

      1. Pelasgian says:

        sapo ia shkrujta nje trapi tjeter qe papagallizon per faje t’policise.

    2. arbereshi says:

      KOCI i mblodhe bagetite vella te mungonte ndonje? Lere Ramen te beje punen e tij ka kush e gjykon, mili vella mbush shishet dhe takohemi neser ne pazar. Mblidh ca shishe plastike neper rruge qe ti kesh per qumshin e neserm

  5. ARGITA says:

    ME SIGURI JANE PERSONAT QE JANE NE KERKIM ,ATA I BEJNE KETO NGJARJE SE NUK KANE CFARE HUMBASIN ,ATA GRABISIN BANGAT

  6. qerohen bajgat me njera tjetren

  7. GAMORI says:

    ZHDUKINI QENERINE NGA TIRANA ME TE GJITHE FAMILJEN DHE VLLAZNINE DHE MOTRAT TE SHKOJNE NE SHKRETETIREN E AFRIKES OSE ARABE OSE TE MONGOLISE DHE TE HANE SHOSHOQIN ATJE !

  8. Tosi says:

    Bravo cuna! Policia ne detyre.

  9. Shkodrani says:

    Po perpiquni te mos publikoni foto te tilla, mendoni se kushdo qofshin ata, kane lene pas femije e te aferm, dhe foto te tilla nuk ndihmojne te perballojne goditjen qe kane marre. Te lutem Mero, kam shume respekt per ty, tregohu me i kujdesshem ne kete drejtim.

  10. profeti i shqiptarise says:

    ka adhur koha per shenjterimin e enverhoxhes si profeti I shqiperise

    keto ngjarje duke I shtuar 4000 te vraret ne 1997,santon,olldashin,isa coben,konomin otranton,haklajt,20 komisare policie te egzekutuar,550 policet te vrare ne detyre,1500 te vrare nga kanuni,mijra te ngujuar..nuk kane nevoje per koment

    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.

    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,

    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!

    A.Delja
    Bajzë-Shkodër 1988

    1. Pelasgian says:

      Je shume i ditun sa i perket historise dhe ceshtjeve shqiptare. Je 99 i vjeter shumi ,komplimente.

      Enver djali eshte Shenjt e kalu Shenjtit.

  11. Vini says:

    Si kto nga tre hale per cdo dite jemi te knoq .

  12. Likja says:

    – Ore, thonë se ti e vrave Selmanë…
    – Unë, jo!
    – Po kush?
    – Dyfeku im!
    – Ky që ke në krahë?
    – Ja, ky! Pse s’ta mbush synë?!
    – Si jo. Dyfek të këtillë s’kam parë as në Turqi.
    – E ke mirë. Dyfek si të turkut s’ka në botë, se turku i punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se s’të pëlqen…
    – Si u bë puna e Selmanit?
    – I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton dot.
    – E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më thuaj si erdhi puna që e vrave?
    – Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën në tabut.
    – Ti ku ishe?
    – Prapa ferrës.
    – Ai?
    – Shkonte rrugës.
    – Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku!
    Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si një thes me misër pa pasur kohë t’i thotë: faleminderit se më vrave – si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë të metë.
    – Shkaku i vrasjes?
    Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipit, nipi iu qa mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanë…

  13. Hem... says:

    po korrim cfare mbollem 25 vjet ‘demokraci’ ku ai qe theu ligjet beri perpara dhe qytetari korrekt shikon lajmet se nuk ka gje ne dore

  14. tr says:

    Mos flisni kot ,nuk mund te ruaj policia cdo kalimtar ,keto ngjarje kane ndodhur gjithmon .
    Keto jane akoma me kanunin .

  15. Tomorri says:

    Shkodrani jam edhe une me ty,por duhet te kemi parasyshe se perpara se te mendojn te tjeret per familjet e tyre do te ishte me shume efikasitet qe me para te mendonin ata per ato familje qe i mbyten ne zi dhe gjak.Ketu duhet te kemi kujdes ne punen e diferecuare qe duhet te bejme me keta njerez para se te bejne krimin.

  16. Boombastik says:

    Hajde qeveri hajde. 3 helikoptere sot ne qiell plus nja 1000 polica rrugeve verdalle dhe ja ku ndodhi masakra. Qeveri kari. Pordhe me rigon.

    1. Pelasgian says:

      sa popullsi ka tirana ? ik o trap se nuk ka faj policia qe ka lind psikopata natyra. Policet nuk jan ne gjendje te lexojne mendimet e cdo qytetari. Ska dite qe mos te ndodhe noj vrasje ne NY por kjo sdo te thote se skan polici.

      1. Boombastik says:

        Ik or bole mos me trego NY ti mua o rrote kackavalli. Kokerr kari qe krahason NY me llumin ku jeton ti te komuna parisit

      2. arbereshi says:

        je i sakte

    2. Tironci says:

      te tille plehrash u shofshin cdo dite, lahet haleja.

  17. Pecua says:

    Kjo, po, tregon qe jemi ne drejtimin e duhur.

  18. XYZ says:

    saliut dhe shteteve fqinje agresive nuk i intereson suksesi i rames me rastin e ardhjes se vucic ne shqiperi. Shqiptaret si komb po dalin si njerezit me tolerante dhe njekohesisht me te fortet ne ballkan. shikojeni me kujdes: sa here qe rama dhe shqiperia arrijne ndonje sukses, saliu nxit bandat e armatosura ta eklipsojne sado pak.

    keto ngjarje do ndalen vetem kur SALIU te jete ne BURG!

  19. Peoples says:

    Ai po ben opozitarin ,Policia i kushtoi vemendje vucicit dhe harroi qytetarin.More derr irlandez.tamam mendjen e atyre thive qe vrasin njeri tjetrin.Mos ishin nga TROPOJA?

  20. Angela says:

    po pse flitni kot rama nuk mund ti ruajn njerzit qe mos te vriten as policia njerzit duhet te ruajn veten e tyre me vjen keq per viktimat

  21. Hustler says:

    Pse ashtu thoni zotnia juj? S’ka pune policia por do ruaje korraket e pabese qe qerojne hesapet me njeri-tjetrin??

  22. Mondi says:

    Mire denimin me vdekje nuk e lejon EU, po per arme mbajtje pa leje kaq e veshtire eshte te miratohet nje ligj per burgim te perjetshem ose min 25 vjet te pakten per nje 10 vjeçar?

  23. Lela says:

    Cdo gje mund te ndodhi po jo sot qe Tirana ishte ne gadishmerine me te larte.po te mos mburret ministri i brendeshem dhe kryministri ne detyre se ne ne cdo gje jemi ne lartesin e duhur dhe drejtimin e duhur.Perse nuk bete Erivelin minister te brendeshem qe te triumfonte po e late te pensionet ku i mori neqafe pensionistet dhe invalidet qe i la pa kompensimin e energjise elektrike.mos e votoni ridh..ren dhe Lila floririn.

  24. Nino says:

    Yyyyyy taliban

  25. Cecua says:

    Po qe nuk e ke keq ti Mondi! Po kush ta beje ligjin keta qoftet qe kemi ne Parllament. Ty,profeti i shqiptarise,te lumte je me se i sakte. Po ti o Likja,o shejtan se plasem se qeshuri,he me te lumte.

  26. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Lek i madhe ka luajtur sot,sigurisht ata me precedent penal do ti kryejne,hetoni se nuk e la per sot nipi,te marre hak.

  27. zaho says:

    mos na i trembni nipce, se i mbushi breket. hahah

  28. andi says:

    Policine e kemi per parade mode

  29. stela says:

    Edhe pse hoqi fene, i n’drite shpirti ne parajse Enver Hoxhes!!!!!!!

  30. Spiro says:

    Rendesi ka qe policia e Tiranes ishte ne krye te detyres dhe ne kohe rekord arrestoi kriminelet .Kjo duhet pershendetur. Jemi prane policise . Suksese !

  31. Luma says:

    Me vjen shume keq per familjet atyre por duhet ta kuptojme se ky eshte vetem fillimi se gjithe ajo droge qe ka hyre ne shqiperi dhe po shitet ne gjitha vendet e europes kete perfundim do kete keshtu ka ndodhur me pare ne Itali Kolumbi Meksike dhe tani po fillon ne shqiperi dhe sa per policine ka shume faj ne ke te ngjarje nga fakti qe ky person I ka shpetuar nje atentati pak muaj me pare dhe e kane ditur arsyen dhe si ka mundesi qe ky personi ka 3 muaj qe ecen me shoqerues dhe makine shoqerimi pse nuk I kontrollon policia keto shoqerues

  32. CANI says:

    O njerz sedi a ju kujtohet masakra e Libofshit ,ku 2 vllaznit Cuko i vrane 5 antare te familjes Puto per plaqkitje ,ata 2 vllazrit u denuam me vdekje varrje ne mes te qyteti me daten 29 maj 1992 ,ky ligje duhet te kthehet prap ne shtetin shqiptare se perndryshe kurre mu ndale vrasjet skan turp .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje