Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, e ka vlerësuar emrin e Erion Veliaj si kandidaturën më të mirë për kryetar të bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ai ka vizionin e duhur, energjinë dhe aftësinë për të bërë për më të mirën për kryeqytetin dhe qytetarët e tij.
Në intervistën e djeshme për gazetaren Eni Vasili, në News 24, Ruçi tha se ai personalisht e ka pritur shumë mirë kandidimin e Veliajt në Tiranë. “E kam pritur mirë prezencën e z.Veliaj në strukturën tonë politike dhe kandidimin e tij si kryetar bashkie. Jam i bindur se me energjinë që ka, vizionin dhe ambicien e tij, qytetarët e Tiranës do të kenë besim të plotë dhe do ia shikojnë produktin e punës që ai paraqet me programin dhe realizimin e tyre në katër vitet e ardhshme”, tha Ruçi.
Më tej ai theksoi se Veliaj me punën e tij në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dha provën se ka jo vetëm ambicien, por edhe energjinë për të bërë punë të mira dhe për të thyer çdo mosbesim. “Ai mori një ministri që nuk ishte ndier ndonjëherë në 22 vjet dhe e solli në dritë me reformat që bëri aty, duke filluar nga reforma e pensioneve, nga qëndrimi i zbatueshmërisë së ligjit për ish të përndjekurit, për shtresat në nevojë, për ata që merrnin asistencë sociale, e deri te hapat që kjo Ministri hodhi për zyrat e punës, apo arsimin profesional”, deklaroi Ruçi.
Ai ka vlerësuar edhe faktin se si një njeri, vetëm me ambicien e tij personale dhe pa përkrahjen e askujt, mund të eci përpara dhe të drejtojë edhe institucione shumë të rëndësishme në vend. “Erion Veliaj është një njeri me ambicje. Këtu ku është, nuk ka ardhur as për hatër të emrit të babait apo të xhaxhait. Unë do ta merrja atë djalë si simbol të disa gjërave, do ta shikoja se si të jesh jetim dhe ta përballosh jetën me punë dhe si të jesh fukara dhe të kesh dashuri për arsimin dhe mund të shkollohesh në shkollat më të mira”, theksoi Ruçi.
Jane disa vlera te z. Veliaj qe jane theksuar edhe ne kete shkrim: a. energjia, b. vizioni i tij per drejtimin e Tiranes, c. ambicia qe e karakterizon, d. profesionalizmi per t’i cuar nismat qe ndermerr ne drejtimin e duhur; dhe keto aftesi duhen vleresuar e perkrahur per te miren e Tiranes. Ketij qyteti, i cili ka kater vite qe fle gjumin e perteses se nje kryetari “emigrant” ne kryeqytet!
veliaj do beje shume me teper se basha por ka nje ndryshim te madh midis tyre basha i ka imagjinare dhe ndryshimin apo projektet i sheh vetem ai ndersa me erionin ndryshimi do jete i dukshem nga te gjithe qytetaret e tiranes
zgjedhje me shume vlere ka bere e majta me zgjedhejn e erionit per drejtimin e bashkise gezon respektin e shume njerezve fale punes se shkelqyer qe ka bere me drejtimin e MMSR edhe me bashkine do beje me te miren duke qene se gjithmone bene me te miren ne dicka qe i lihet ne dore kandiadtit Veliaj
I vetmi kandidat me nje plan konkret e me plane te qarta per te gjithe sektoret dhe jep zgjidhje reale
me te miren ka bere erioni me administrimin e MMRS dhe me bashkine do jape me te miren e tij duke i dhene me shume tiranes pasi kater vitet qe lame u bene shume pak per tiaranen ndaj ka nevoje per me shume pune dhe per dike qe ka aftesi te mira menaxhuese dhe erioni i ploteson keto kritere
Ruci eshte nje nga figuarat me serioze dhe integritet qe ka PS , eshte individ qe imponon respekt dhe eshte e veshtire te mos besohen gjerat qe thote . ne rastin e veliajt ka plotesisht te drejte eshte i duhuri per tiranen i vetmi qe mund ta nxjerre nga bataku qe ka rene
kur e thote dhe ruci qe eshte i duhuri athere ja vlen ta besojme pastaj erioni nuk ka nevoje shume per publicitet qe ne pamje te jashtme le pershtypje shume pozitive, pervec zotit Ruci Veliaj gezon edhe nje mbeshtetje te shume figurave te tjera te poitikes shqiptare dhe me gjere
tirana eshte braktisur nga basha , lulushi ka pasur mendjen te pasuroj veten dhe te hedhi balt mbi kundershtarin sepse eshte i Tmerruar nga fakti qe ska per ta mposhtur kurre , lulushi perpara se tu dali qytetarve per ti kerkuar voten do ishte mir te mbante pergjegjsi per 21 janarin ku eshte pergjegjes per vrasjen e kundershtarve. Veliaj eshte njeriu i duhur me energjine e duhur per ta risjell tiranen NE DREJTIMIN E DUHUR
Eshte nje plus ne te mire te kryeqytetit kur energjite pozitive te nje kandidati te afte jane ne te njejten linje veprimi me partine qe e ka kandiduar, sepse kjo tregon se mbeshtetja dhe ndihmesa e qeverise do te shtrihet ne kater vitet e qeverisjes; dhe kjo nenkupton edhe me teper investime per Tiranen. Me ne fund ky qytet ka mundesine te dale nga ai qorrsokak ku ka qene zhytur per kater vite.
Ruci ky sigurims qe nga koha e partise se punes,akoma jep shprese mbas 25 vjet shkaterimi dhe perdhosjeje qe i eshte bere ktij vendi,o tempos o mora
Nese vizioni i Veliaj eshte qe ta fundosi Tiranen me keq se c’eshte fundosur atehere mjere ne. Vetem nje njeriu si ky nuk i zihet bese. Ky s’njeh bese e fe. Njeriu ideal Halim Kosova.