Veliaj në Pezë, prezanton programin konkret për fshatin: Integrim rrugor dhe transport publik për zonat rurale

27 Maj 2015, 10:53Politika TEMA

Integrim rrugor të zonave rurale dhe ndërlidhje me transport publik të të gjithë territorit të Bashkisë së re të Tiranës, ishin dy nga zotimet që kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj, dha sot nga Peza për fshatin. Duke prezantuar programin e tij të detajuar për zonat rurale, të cilat me reformën territoriale i bashkohen Bashkisë së Tiranës, Veliaj bëri edhe dy premtime konkrete: ndërtimin e dy rrugëve në Pezë, rrugën e Varoshit 2km të gjatë dhe rrugën Pezë-Gjysulkonjë 4 km e gjatë.

 

“Kjo fushatë nuk është për premtime fantastiko-shkencore, por për temat e thjeshta, për të cilat diskutohet në tavolinën e bukës të çdo qytetari. Ata flasin për gjëra konkrete, për shkollat, rrugët, tregjet etj, jo se çdo bëjë Saliu e Shkëlzeni. Po shkojmë në çdo njësi, fshat e qytet, që çdo njësi të ketë programin e vet konkret dhe çdo njeri të marrë vesh se ç’do ndodhë në lagjet e tyre. Po sjellim një projekt konkret për nevojat e çdo lagjeje, si një kostum që është qepur sipas masës së çdo njësie”, deklaroi Veliaj nga Peza.

 

Ai tha se në infrastruktura dhe kanalizimet janë problematikat më të mëdha në fshatrat e Pezës, ndërkohë që do të ofrohen incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore. Sipas tij, në zonat rurale rreth e rrotull Tiranës, që tashmë janë pjesë e Bashkisë së re, ka nevojë për një rikonceptim të shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve, vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit në të gjithë territorin, si dhe premtoi ngritjen e Qendrës së Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët dhe Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale, për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët.

 

Veliaj tha se do të ndërtohen pika të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP, si dhe do të hartohen guida turistike dhe vendosen linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike. Duke u rikthyer te problematika në Pezë, Veliaj tha se prioritet i bashkisë do të jetë edhe vendosja e argjinaturës në lagjen Çelje e Pezës së Vogël, që rrezikohet nga erozioni.

 

“Kundërshtarët po na thonë: Eja kthehemi atje ku ishim. Kur këta e thonë këtë, e thonë sepse ishin mirë vetë. Por, ne nuk kthehemi më mbrapsht, do të shkojmë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj. Ai i ftoi sërish në debat palën tjetër për të diskutuar konkretisht se çfarë do të bëjnë konkretisht për çdo lagje e çdo fshat në Bashkinë e Tiranës.

10 pikat e programit për fshatin

1.     Integrimin rrugor të zonave rurale në territorin e Bashkisë së Tiranës;

2.     Ndërlidhje me transport publik të gjithë territorit;

3.     Rikonceptim i shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve;

4.     Vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Tiranë;

5.     Ngrejmë Qendrën e Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët;

6.     Ngrejmë Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët;

7.     Ndërtim i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP;

8.     Hartojmë një guidë të plotë turistike për atraksionet turistike;

9.     Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike;

10.                         Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore.

16 komente në “Veliaj në Pezë, prezanton programin konkret për fshatin: Integrim rrugor dhe transport publik për zonat rurale”

  1. taulanti says:

    nje kryetar bashkie per te gjiteh , ky eshte erion veliaj dhe ky i duhet tiranes tone qe askush nuk beri asgje per qendren mendo per periferine

    1. kutina says:

      E vetmja fushate ku kanduidati nuk del te premtoje se do te zbres perendine ne toke por del e premton , mundohet te jap zgjidhje per problemet me jetike ato qe na shqetesojne te gjitheve ato qe prekon secilin prej nesh , ato qe diskutojme kur jemi ne kafe me shoqerine apo me familjare

      1. dorina says:

        Zoti Veliaj ka treguar gjithmone seriozitet dhe perkushtim en punet qe ka marre persiper te beje. Drejtoi nje nga ministrite me te rendesishme te cilen e kishte zene pluhuri. besimoplote qe do te beje me te miren ne kryete bashkise Tirane.

        1. mira says:

          Veliaj beri nje pune te shkelqyer ne MMSR , kjo te jep nje siguri per te besuar se dicka mund te behet dhe ne tiranen e lene ne meshire te fatit, nje qytet i lene ne harrese. mezi presim te marri drejtimin e duhur per te gjithe ne

          1. guru says:

            ne dime duam do ja dalim , ka ardhur koha qe te premtohen gjera konkrete te prekshme nga te gjithe , probleme reale e jo te flasim si ema e zegjos ne maje te thanes

  2. redi says:

    erjon veliaj duke shpalosur projekte te prekshme per qytetaret. nuk eshte me endrrat e tramit dhe me rroge ne holland. tirana ka nevoj per njerez te cilet punojne dhe jetojne ne tirane dhe jo punojne ne shqup dhe jetojne ne holland

    1. tani says:

      si mund te behen kto projekte kur ky njeri beri kaq sh per 18 muaj si min i mirqenies sociale. erjon veliaj do ta coj ne drejtimin e duhur tiranen dhe do punoi per sherbime dhe cilesi jete me te mire per qytetaret

  3. gozhda says:

    Projekte konkrete per Tiranen. Besimplote se z. Veliaj do drejtoje ne menyren me te mire Bashkine Tiranes ashtu sikurse beri ne ministrine qe drejtoi, ka aftesite e duhura.

    1. Muharrem says:

      Puna e mire e bere ne MMSR deshmojne per aftesite drejtuese e menaxhuese te kandidatit Erion Veliaj, kreativiteti e energjia jane elemente qe karakterizojne ate. Shpresoj shume se do beje pune te mire per Tiranen e lene ne harrese prej kater vitesh.

      1. Andos says:

        Puno ne bashki ashtu si ke punuar ne ministri dhe do jesh i nderuar. Kryeqyteti ka kater vite pa kryetar bashkie. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon, Lana kundermon ere te padurueshme.

  4. agim says:

    bravo zoti erjon, je njeriu i duhur per tiranen, puno ndershmerisht dhe futu ne histori si kryebashkiaku qe hoqi korrupsionin nga bashkia e tiranes.

  5. erli says:

    O genjeshtar ordiner

    ti do vjedhesh e mashtrosh . Keto do besh ti e asgje nga keto qe thua qe ne thelb jane ` bosh“nul` `kotesira`, asgje qe ju rrit njerezve mireqenien apo ju jep pune e rit cilesine e jetes se tyre.

    Asgje nga keto qe shpalos ti nuk kane efekte reale por jane thjesht fasada si ato `qendrat e punesimit` ku shkon e asnje pune nuk gjen

    1. kastriot says:

      je e vetmja shprese per tiranen zoti veliaj , i vetmi qe mudn ta zgjoje nga gjumi letargjik. sa shume premtoi luli sa premtoi dhe si nuk beri as 0.01% te atyre . kane dhe fytyre keta te kerkojne serisht vota

  6. adi says:

    Se kuptoj ku shkojn skurpujt e Er Veliaj-t, por eshte e sigurte qe I ka hy frika ne palce dhe spo le person pa mobilizuar, askush ska per ta votuar kete mashtues pa limit.

  7. helsi says:

    Ore ky te bej cte doje te mori edhe “shoket e ngushte” edhe njerzit e gruas dhe kushdo e ka te kote se ska ndermend ketij ti japi vote kush, mesa duket edhe Rama donte me e djeg.

  8. Irma says:

    IRMA

    E kemi kuptuar mjafte mire keto programet qe shfaq por problemi eshte qe ti nuk do i zbatosh asnjehere sepse duhet te flitet per dicka reale , konkrete dhe jo per fallcitete dhe premtime te cilat dihet qe nuk do realizohen asnjehere thjeshte ngelen publicitetfushate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje