Nisja e fushatës elektorale pritet që t’i japë edhe ngjyrime dhe muzikë prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 21 Qershorit. Deri më tani kandidatët nuk janë parë me artistë apo këngëtarë në skenë, megjithatë kjo nuk përjashton mundësinë që edhe në këto zgjedhje të kemi mundësi që të shohim koncertet e mbajtura nga artistët shqiptarë
Dhe në këtë fushatë zgjedhore, këngëtarët janë më të fituarit, jo thjesht prej kontratave me shuma të konsiderueshme që pritet të nënshkruajnë, por edhe për faktin se do të jenë në qendër të vëmendjes, krah politikanëve.
Aq të shpeshta janë këto skena dhe koncerte artistiko-politike, sa shumë prej tyre nuk i kanë rezistuar tundimit për të qenë edhe pjesë aktive e partive politike.
I tillëështë rasti i këngëtares Greta Koçi e cila në këtë fushatë elektorale, së bashku me të motrën Eni Koçi pritet të bëhen pjesë e koncerteve dhe prezantimeve të kadidatëve të Partisë Demokratike. Prej kohësh tashmë dy motrat Koçi janë pjesë e strukturave të PD, me Gretën qëështë edhe kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Po nën siglën e PD pritet të bëhet pjesë edhe një tjetër grua që edhe më herët ka qenë pjesë aktive e selisë blu. Ajo është këngëtarja Çiljeta Xhilaga që jo në pak raste ka shfaqur simpatinë e saj për PD dhe më konkretisht për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Një tjetër grua që pritet t’i bashkohet fushatës së të djathtëve dhe më konkretisht të mbështesë kandidaten e PD në Durrës Grida Duma është edhe aktorja Olta Gixhari. Ka qenë kjo e fundit që pak kohë më parë përmes një statusi në rrjetet sociale ka shprehur admirimin e saj për Dumën si politikane.
Por nuk do të jenë vetëm femrat artiste që do të radhiten krah opozitës në fushatë. Julian Deda dhe Ermal Mamaqi, janë dy emra të njohur të skenës shqiptare, dhe të ditur tashmë për admirimin e tyre për PD. Madje aktori i humorit Julian Deda është tashmë edhe koordinator në PD dhe më konkretisht edhe koordinator i fushatës së kandidatit të kësaj force politike për Tiranën, Halim Kosova. Ndërkohë që edhe Ermal Mamaqi e ka shfaqur publikisht preferencën e tij për të djathtën në angazhimet e tij krah PD. Madje në zgjedhjet vendore të 2007 kur në garë ishte Sokol Olldashi kundër Edi Ramës, këngëtari dhe humoristi i kushtoi një këngë elektorale fushatës së ish-deputetit demokrat.
Por lista e këngëtarëve të PD nuk përfundon këtu pasi pjesë e fushatës së PD ashtu si çdo vit pritet të bëhet edhe grupi i njohur kosovar Elita 5. Ata kanë shoqëruar thuajse në të gjitha fushatat e fundit elektorale PD, madje në 2009 krijuan edhe këngën “Shqipëria po ndryshon”. Por nëse kjo është deri tani lista e artistëve që janë të njohur për afrimitetinn e saj krah PD, nuk mbete mbrapa as mazhoranca.
Në fakt nën ngjyrat rozë pritet të bëhen pjesë e fushatës dhe koncerteve të mazhorancës çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Që të dy janë parë shpesh në aktivitetet dhe koncertet e zhvilluara nga ish-ministri dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Erion Veliaj. Në këtë mënyrë, këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, veç faktit që presin fëmijë, do të mund të presin edhe një propozim të mazhorancës për t’u bërë pjesë e fushatës elektorale.
Për mazhorancën pritet të këndojnë në aktivitetet e saj edhe dy përfaqësueset e Shqipërisë në Eurovizion Elhaida Dani dhe Rona Nishliu. Të dyja këngëtaret janë shfaqur jo pak herë në koncertet e organizuara nga qeveria duke treguar edhe në raste të caktuara preferencat e tyre për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Po ashtu pjesë e kësaj fushate pritet të bëhet edhe violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çesari. Edhe ky i fundit gjithnjë ka shprehur mbështetjen e tij për mazhorancën dhe figurat e saj politike dhe anasjelltas.
Natyrshëm nuk mund të mungonte në këtë listë edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e bija e deputetit të PS Koço Kokëdhima. Edhe herë të tjera Besa ka treguar mbështetjen e saj për të majtën, qoftë për hir të babait të saj qoftë edhe për shkak të bindjeve të tyre.
Por krahas këtyre emrave që janë të ditur për pozicionimet e tyre në politikë, ekziston edhe një numër i madh këngëtarësh dhe artistësh që nuk dihet se në cilën skenë do të këndojnë, majtas ose djathtas.
Mes tyre janë edhe “çifti” Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi. Ata në fushatën e fundit kanë qenë pjesë e koncerteve dhe mitingjeve të PD-së. Por nuk përjashtohet mundësia që për shkak të daljeve të tyre të fundit, të mund të kemi edhe një pozicionim të tyre majtas në fushatë.
Në të njëjtën situatë është edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila po ashtu është pozicionuar krah ish-kryeministrit Berisha në fushatën e fundit. Por “era e ndryshimeve” mund të ketët prekur edhe këngëtaren Malaj që këtë radhë mund të bëhet pjesë e fushatës së Veliajt. Edhe ylli i muzikës shqiptare Bleona Qereti ndodhet në udhëkryq. Ajo e ka deklaruar më herët se ka një simpati të veçantë për ish-Kryeministrin Sali Berisha. Por megjithatë angazhimet e shumta të saj brenda dhe jashtë vendit, si dhe dëshira për të qenë gjithnjë në qendër të mediave ndërkombëtare, mund ta bëjnë Bleonën që të dyshojë nëse do të bëhet ose jo pjesë e fushatës elektorale.
Aritstët pjesë e fushatës së PD: Ermal Mamaqi, Çiljeta Xhilaga, Greta Koçi, Eni Koçi, Olta Gixhari, Julian Deda, Elita 5
Artistët pjesë e fushatës së PS: Besa Kokëdhima, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Olen Cesari Elhaida Dani, Rona Nishliu
Artistët në pikëpyetje: Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Soni Malaj, Bleona Qereti.
Javanews.al
kto jan zarat per me drogu totalisht kopene e deleve (sovr-leshi)
Mero, merr masa ndalo alkolin gjate orarit te punes se te ka ikur stafi per lesh jari.
Vendosni edhe kete timin ne liste. Ky eshte me Sazan Gurin.
Bravo, ndarje fshatçe. Dhe mos u kenaqni me kaq.
Por vazhdoni te ndani sportistet, klerinetistet, basistet, kompositoret, aktoret, fallxhoret dhe muratoret.
Taras,ke bere koment fantastik!
kurse kari jem nuk shkon as majtas as djathtas por vec drejt kryperpjet!
me ca force politika ta angazhoj?
Rregullo shkrimin ne kete hapsire.
Pervec grupit legjendar Elita 5,ata te pd-se jane te gjithe ordinere.
hahahah ik mer karuc…vlersues arti ti apo militant i flakt? e hape dhe ti gojen
Tragjikomedi e madhe ne albanistan, Julian Deda dhe Ermal mamaqiri quhen artiste ncncncn (permenda keta se edhe te tjeret shumica nuk jane me mire)…. ça bohet kshtu mor vlla, ka ardhe koha e injoranteve. Eh albanistan albanistan qe ngele peng i injorances se thelle qe po te mbyt qe nga viti i zi 1990 kur fatet e tua i mori ne dore balozi i zi Salahudin Berisha qe instaloi veset me te ndyra ne vend……..s’ke ça te besh nuk behen gjerat me zor, ai vend kaq e ka kapacitetin dhe kaq meriton. Nuk eshte as faji i grekut as i serbit as i leshit as i preshit por i popullit bageti qe fle gjume dhe kenaqet me “performancat” e ketyre pseudo artisteve. Sa qejf e kane kete fjalen performance, nuk lene vend pa e permendur se ju duket vetja moderne, per te qare e per te qeshur…..ose me mire tmerr…..te jetosh atje.
Hajde lajm hajde, u qifshi ju me gjithe keta vipat e leshit !
Po Ajola me Alma Milen nuk do kendojne per PS?
NJe pjese e kengetareve kane edhe goxha histori roze qe i kuqin fare me seks , pije e droge.Hallall Cili per cicat se tru nuk ke motra.
Elita 5 esht nga Tetova o gazetar.
E Tetova sa di un nuk i bie ne Kosov ?
Le te kendojne artistet me Pd,
Erjon Veliaj do nxjerre nga menga, ne momentin e fundit, ASIN e tij, Kryetarin e Nderit te Levizjes Mjaft, Ismail Kadarene dhe …
beteja merr fund.
Interesant se po te shohesh kengetaret qe mbeshtesin PD dihet qe jane kurva dhe legena,ndersa artistet qe mbeshtesin PS jane model suksesi profesionalizmi dhe moralin 10*
Me pake fjale vetem artiste qe nuk jane keta se po ti shikoni dhe ngaemisionet dhe tv ku marrin pjese kalojne ne kahe te ndrysheme aty ku ka pare,me pake fjale carje bythe per ca money me shume vetem artiste nuk janeketa
Zagarë, që lëpijnë kocka dhe pastaj “lehin”…!
Klithmat dhe shqelmat e fundit të një gomari t’ngordhur.