Arben Malo: Bashkia e re e Kolonjës në drejtimin e duhur

26 Maj 2015, 17:01Politika TEMA

Kandidati i ASHE për kryetar të Bashkisë së Kolonjës Arben Malo, zhvilloi një bashkëbisedim me gratë e qytetit të Ersekës, të cilat janë pjesë e Lëvizjes së Gruas për Integrim si dhe anëtare të Forumit të Gruas Socialiste të këtij qyteti.

E pranishme në këtë takim  ishte Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Klajda Gjosha dhe kryetaret e LSI-së dhe të PS-së të Kolonjës në këto struktura.

Kandidati i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europianë” Arben Malo vlerësoi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare.

“Gratë kolonjare janë guri i themelit  të familjeve tona dhe unë dëshiroj që të jenë guri i themelit edhe të kësaj Bashkie të re që ne do ndërtojmë.

Bashkë me ju do të përpiqemi të ofrojmë më shumë punësim dhe shërbim për Kolonjën, duke e çuar në drejtimin e duhur”, tha Malo.

Duke u prezantuar të pranishmëve platformën e tij elektorale, kandidati Malo nënvizoi se Bashkia e re e Kolonjës do të jetë mbrojtësja e të drejtave të çdo banori në qytet  dhe në fshat.

“Ne kemi një sërë problemesh që janë papunësia, infrastruktura apo probleme të ujit të pijshëm dhe ne duhet të punojmë fort, por unë ju premtoj që ashtu sikurse parashtrohet në programin tim, premtimet e bëra janë të realizueshme dhe do të ofrojnë më shumë zhvillim për gjithë Kolonjën”, tha Malo.

Teksa u ndal te ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku tashmë në këshillat bashkiakë do të ketë 50% kandidate gra dhe vajza, z. Malo u shpreh se puna me gratë dhe vajzat do të jetë një nga prioritetet e  tij.

Malo u shpreh se modeli i Bashkisë së re do të jetë modeli i një Bashkie që funksionon si promotore e zhvillimit ekonomik, duke ofruar politika stimuluese  për komunitetin e biznesit.

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Klajda Gjosha theksoi se vota e grave dhe vajzave është gjithnjë vota që ka bërë  diferencën dhe ka sjellë ndryshimin.

“Ne këto zgjedhje ju votoni për ujin e pijshëm, infrastrukturën, punësimin e fëmijëve tuaj. Ndaj ju më mirë se kushdo e dini se për  kë kandidat duhet të hidhni votën. Jam e bindur se Arben Malo, është alternativa më e mirë për zhvillimin e Kolonjës, dhe jam e bindur se nën drejtimin e tij, bashkia do të jetë bashkia e dyerve të hapura për të gjithë ju”, tha Gjosha.

3 komente në “Arben Malo: Bashkia e re e Kolonjës në drejtimin e duhur”

  1. Kolonjari says:

    Arben Malo, plehre so njeri, plehre si familje,ne vazhden e plehrave te “Ripjelljes”.

  2. Grupi i Gramozit ne PS says:

    LSI eshte koperativa e korrupsionit ku pjellin vetem horra, vrasesh, hajdute, dhe Baba Like. Ndaj Ben Malo ne Erseke nuk ngroh fare ne PS tone, sepse ai e braktisi ate dhe shkoj tek Ilir Meta. Socialistet kolonjare kete here jane te vendosur qe te abstenojne ose te votojne kandidatin e PD.
    Jo Klajda Gjosha te vije ne Erseke por edhe Baba Mondi me gjithe letyrat e Baba Likes me 40 hajdutet/vrases nuk na mbush mendjen ne te pervuajturve socialiste te Kolonjes?!

  3. Ernesto says:

    ERNESTO

    PS se bashku me LSI se bashku dhe me Arben Malo komplet njerz kriminela ku mendojne vetem per pushtet dhe jo per hallet e popullit , po si thone ne do e luftojme krimin kur krimi jane vete ata njrz pa morale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje