Prej disa ditësh, zonja Audry Glover, kryesuese e minisionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, po dëgjon të njëjtin motiv. Ka një shqetësim që i trokitet ditë pas dite në derën e saj për mundësinë e manipulimit të votës. Po të shihen mediat pranë opozitës apo dhe vetë gazeta zyrtare e saj RD, prej ditësh titujt kryesorë të saj kanë të bëjnë me frikën se do të vidhen votat. Sipas tyre, një frikë reale dhe me një skemë reale sesi do të ndodhë.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ju ankua edhe zyrtarisht zonjës Glover për rrezikun e manipulimit të votave. Edhe vetë presidenti i Republikës dha dje një deklaratë me tone patetike për të njëjtin rrezik që shihte sipas tij.”Mos e shisni votën. Vota nuk ka çmim. Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që na njollos të gjithëve njëlloj. Kandidati që jua blen votën, nuk ju respekton, vetëm ju gënjen, vetëm ju përbuz, vetëm ju urren. Fenomeni i shëmtuar dhe i padenjë i shitblerjes së votës ka ndodhur në disa nga zgjedhjet e kaluara”, thotë duke moralizuar e denoncuar, por në mënyrë të pjesshme zoti Nishani. Sepse ai nuk thotë se cilat janë disa nga zgjedhjet e kaluara dhe nëse në to përfshin dhe ato të organizuara në tetë vjet nga partia që i veshi atij vetë kostumin e Presidentit.
Zonja Topalli, një javë më parë në Parlament bëri dhe një krahasim groteskt për mundësinë e manipulimit të votës dhe për çfarë do të ndodhte të nesërmen në Shqipëri nëse realizohej një skenar i tillë.
Prokuroria shqiptare e ftuar shpesh të ndërhyjë në dyshime të tilla, ka një shans të rrallë të demonstrojë shpejtësi, profesionalizëm dhe objektivitet për t’i dhënë përgjigje sa më të shpejtë çdo denoncimi ngado që vjen. Dje nuk e ka bërë, sot duket se ka vullnet politik të plotë për t’i kërkuar ta bëjë.
E gjithë kjo histori, duket se më shumë se e vërtetë, është një improviziom dhe vënie në skenë me sikur. Ngjan se shumë aktorë kryesorë të opozitës, natyrisht edhe zoti Berisha, më saktë, ai më shumë se të tjerët, kërkojnë të krijojnë klimën e paqëndrueshme parazgjedhore e cila do të justifikonte më pas, çdo rezultat të mundshëm të 21 qershorit.
Të të njëjtës skemë janë dhe sinjalet jo dhe aq të dobta, po nga opozita, të kërkimit të një arsyeje për të bërë të mundur deri dhe bojkotimin e zgjedhjeve, pak para se të mbyllet orari zyrtar i votimit dhe në ditën e votimit. Duke shfrytëzuar hapësira taktike të pamenduara për t’u zgjidhur nga Kodi Zgjedhor.
Ka një precedent të vetëm kjo histori, 26 majin e fiks 19 vjetëve më parë, kur institucioni i zgjedhjeve u vra në Shqipëri duke delegjitimuar në të njëjtën kohë edhe vetë rezultatin e tyre. Në fakt, masakra elektorale e asaj kohe e ka një autor të njohur qartë. Eshtë po ai individ që frymëzon sot frikë se viktimat e djeshme mund të bëjnë atë çfarë ai bëri në mënyrë industriale. Sepse kush bën hile në bixhoz, sheh me dyshim çdo lojtar në tavolinë, kush e ka gënjeshtrën ves, nuk beson askënd çfarë do që t’i thotë, kush është i qeverisur në Shqipëri, si rregull dhe jo si përjashtim, gjykon se ai që e qeveris, nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të manipulojë. Kjo është ironia e fatit! Kjo është dhe çfarë duhet të fitojë nesër edhe pozita, edhe opozita: mundësinë për të pasur zgjedhje të ndershme e të lira, ato që i kanë munguar gjithmonë këtij vendi. Por zgjedhje të ndershme të para me sytë e zonjës Glover dhe jo të gjykimit të zakonshëm deri më tani: të mira për standartet shqiptare.
*Javanews.al
Aman o lorenc se kam qeshur me lot me kete “varkaret”zgjidhni me me kujdes ate qe shkruani
Lorenc me mire mos shkruaj se edhe ata qe te mbushin xhepat e gojen me leke jane me te paanshem e me te besueshem se ty. Mos e shit bythen kaq lire se neser nuk do ta doje me askush.
titulli me qrigjinal!
Varkaret+shqupkaret 2B-te qe firmosen paktin detare pro greqise,pamje e shpifur kjo foto…
Saliu i Viçidolit kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet pa manipulime. Vjedhje e manipulime si Saliu askush nuk është i zoti të bëjë. Këtë gjë Saliu e di mirë, por ai e di po aq mirë se këtë herë ia ka marrë era miellin, do të mbetet me gisht në gojë ose maksimumi do të fitojë nja 6-7 bashki . Prandaj edhe kërkon të justifikohet për humbjen që e pret. Sidoqoftë, Koalicioni i Majtë duhet të ketë kujdes e të mos i krijojë ndonjë preteteks, pasi qëllimi i Saliut është që në fund t’i bojkotojë zgjedhjet gjoja se “po manipulohen”.
Saliu, po, vetë ka qenë varkar ndërsa këta dy vasalët e tij nuk bëhen dot varkarë pasi janë kar-varë.
Pleh!
Shoku lorenc kujdes se mos ke qef te ikesh per lesh,se alibin gati e kane aksident dhe pastrojne duart,ata hoqen qafe olldashin dhe jo me ty nje plesht bythe te kan
shoku Lenci, se je nje cike komunist kjo s’diskutohet, por je edhe ironik. nuk te shkon te vendosesh tituj artikulli te tille, turp te kesh. nuk e kuptoj perse te ftojne ne studio ty fare analisti
Ja shume mire. Meru me keta varkaret.
Cke qe perzihesh me malin e larte e te merr inate populli.
Keta talli tere diten te ngrehet reputacioni
Oh me bere te qesh me te madhe Lorenc.Te lumte por titull me te goditur zor se gjeje.Dhe artikulli është me nivel që veç ju mund ta shkruani.Sa per kundershtarin e Bashës Olldashin ka te drejtë Zegfiri varkaret e çuan per lesh siç kane çuar dhe të tjerë.
Zegfir apo mutfir, po pate bythe dil sheshit, por ju minjte e Saliut sa e nuhatni rrezikun vrap ne Turqi apo ne Siri, plehra.
Po pse jane dy varikaret keta?
nga qe I bejne guide cdo jave te pakten berishes. roli ka ndryshuar ne vend te familjes se enverit eshte sala dhe ata jane varkaret “kermbinj”
Palo gazetar.
Kur ja le likes ky ne mengjes apo ne darke?
turp per nje gazetar analist. sa te leshojne nje kocke dhe nuk e mban dot gojen.
Ato qe thote presidenti i famshem Bujar Nishai jane te verteta, se ka eksperjence ne maipulimin dhe blerjen e votave.
Nuk ka titull me te bukur:Dy varikaret.
O Lorenc.Nuk gjete ndonje e fjale tjeter,por varkaret.E
si me thone Varenc Longgjeli
njeri smerlap tjetri budalla psikopat idiotet e shqupit
analisto, ketu beje notin ti dhe mos u merr me Enverin sic bere para pak ditesh se nuk shpine ti e askush tjeter per ate teme.
I paska shku nmendje mire ketij varpidhit lorenc me kete titull.ki varpidhi Lorenc Vangjeli po me pelqen keshtu ashtu kot si varpidh i vetvetes
Kam qene vet ne KQZ ne zgjedhjet e vitit 1996.Pdberi masaker ku VODHI HAPUR VOTAT ku na kercenoi ne komisioneret qe te firmosnim proçes verbalet ashtu si donin HORRAT E PD.Dhe vertet ata i firmosen vet proçes verbalet dhe ne zonen tone PD fitoi me 110%.MOS ARDHT KURRRRRRRRpartin e hajduterve PD qe ta mar prap pushtetin.Do te jete nje RIVRASJE PER SHQIPTARET.
hahahaha ama jo varikaret hahahaha.
sikur titulli te ishte 3 varkaret plehu i partis demokratike 3 morramane
Keta jane vari ka!……. dhe jo varketaret njerez Me kot nuk nxjer me ky vend bayyýy
Besoj ty te pelqen me shume “rrokja ” e dyte o vangjelka, turp per nje gazetar o anal-ist t shkruaj me kete zhargon per presidentin e republikes, dhe kreun e opozites, kushdo qofshin ata. Ti me duket sikur i respekton institucionet, apo var….n?????
Nga e gjithe tufa me ‘idealja ka qene’deklarata e presidentit Repoblikes qe dihet boterisht qe u zgjodh pervec me votat e mbushura ne magazinat e ‘TEG’dhe me vota e atyre qe u ishte dhene vota jo per te zgjedhur Nishanin Ne qofte se e ka seriozisht jep doreheqjen dhe jo me deklarata demagogjie se na ofendon.Ai mund te ’embelsoje’ndonje fshatar te Gjirokastres ose ndonje fshatar arberesh se veten atje ka bere vizite zyrtare per3vjet qe padyshim nuk jemi te gezuar se ne fund te fundit eshte zyrtarisht President i Republikes.