Nishani: Kumanova, jo konflikt ndëretnik. Hetim të plotë të ngjarjes

26 Maj 2015, 10:03Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani kërkon një hetim të plotë të ngjarjes së Kumanovës dhe bëri thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episod të paqartë, gjithsesi të izoluar, në një burim konflikti të paqenë  ndëretnik.

Ngjarjet e fundit në Kumanovë na dëshmuan dhe një herë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Me këtë rast dua të përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike e jetëve në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej.

Pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për këtë ngajrje që ka tronditur jo vetëm për  Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm por të gjithë rajonin dhe partnerët tanë ndërkombëtar.

Bëj thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë  ndëretnik dhe në vend të saj përqëndrimin e energjive në zgjidhjen e të gjtiha cështjeve mes palëve me dialgo përfshi dhe zbatimin pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit“, tha Presidenti Nishani.

Deklarata u bë në takimin e Krerëve të shteteve të Rajonit që po zhvillon punimet në Tiranë në kuadër të Samitit të Krereve të Shteteve dhe Qeverive të SEECP. Në takim mungon Presidenti serb, ndërsa Serbia përfaqësohet nga Ambasadori i saj në Tiranë.

Për herë të parë edhe Kosova përfaqësohet si anëtare me të drejta të plota, ndërsa e pranishme në Samit ishte Presidentja Ahtifete Jahjaga.

Kreu i shtetit shqiptar vuri theksin në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të cilat jo vetëm garantojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu “jemi të ndërgjegjshëm se janë parakusht për integrimin e të gjithë vendeve të rajonit në BE”

Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm e bashkëpunim të mirë ekonomik. Për këtë arsye është e nevojshme që projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë të jenë në focus të bashkëpunimit tonë të ardhshëm.  Sigurisht që për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi me BE-në dhe vendet e BE-së”, tha Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje