INTERVISTA/ Ambasadori rus në Tiranë: Shqetësuese retorika panshqiptare. Pse nuk na thërrisni të ndërtojmë hekurudhat tuaja?!

25 Maj 2015, 20:16Politika TEMA

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, në një intervistë për Top Channel, deklaron se autoritetet në Maqedoni duhet ta hetojnë vetë ngjarjen e Kumanovës, duke kundërshtuar kështu hetimin ndërkombetar.

Po ashtu ai thotë retorika panshqiptare është një shqetësim për Moskën, ndërsa shpjegon edhe praninë ruse në Ballkan.

Top Channel: Si i komentoni zhvillimet e fundit në Maqedoni, që kanë rritur ndjeshëm tensionet në Ballkan, dhe si mund të zgjidhet kjo situatë, duke pasur parasysh edhe deklaratën e ministrit të Jashtë, Sergei Lavrov, që tha se Maqedonia mund të ndahet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë?

Ambasadori rus, Aleksander Karpushin: Në Moskë me shqetësim të madh e vënë re çdo shfaqje të ekstremizmit dhe çdo incident të dhunshëm kudo në botë. Pasojat e incidenteve të tilla janë sidomos të rrezikshme dhe të paparashikueshme në rajonin shumetnik dhe shumfetar të Ballkanit. E dimë se përplasja në Kumanovë ndodhi në sfondin e një acarimi të krizës politike në Maqedoni. Siç njihet sipas listës së personave të arrestuar në këtë incident, u përfshinë kryesisht shqiptarët e Kosovës, por mbetet ende e paqartë sesi shqiptarët e armatosur nga Kosova u futën në territorin e shtetit fqinj. Siç u shpreh dhe ministri i Jashtëm rus, Lavrov, ka dyshime se organizatorët e tij mund të ndodhen jashtë Maqedonisë. Mediat shkruan se, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, ky grup i armatosur kishte në plan të ndërmerrte disa sulme ndaj institucioneve shtetërore, pra po planifikonin një aksion me qëllim, destabilizimin e vendit. Shpresoj që hetimet të zbardhin qëllimet e këtij grupi. Duke komentuar shkurt këtë incident, dua të them së pari se çdo akt i dhunës meriton dënim nga komunitetit ndërkombëtar, së dyti, besoj se nuk ka asnjë dyshim që autoritetet maqedonase janë në gjendje ta kryejnë vetë një hetim të paanshëm të incidentit në Kumanovë, dhe së treti, sigurisht që zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është e mundur vetëm me mjete paqësore dhe me një dialog gjithëpërfshirës. Ne e dimë që në Shkup u organizuan protesta masive, madje protestuesit ngritën tenda përpara selisë së Qeverisë, por ne e dimë që çdolloj skenari të revolucioneve me ngjyrë, duhet të konsiderohen si shumë të rrezikshëm. Përpjekjet për të ndryshuar pushtetin aktual duke dalë jashtë kornizave të legjislacionit, nuk mund të favorizoj stabilitetin e brendshëm në vend dhe shembujt më të qartë të viteve të fundit janë Libia dhe Ukraina, të cilat janë të mbërthyera nga kriza e brendshme dhe kanë perspektiva të paqarta.

Top Channel: Në deklaratëne Ministrisë së Jashtme ruse, dënohet deklarata e kryeministrit Rama për atë që quhet bashkimi klasik mes Shqipërisë dhe Kosovës…

Ambasadori Karpushin: Njoftimi që i referoheni përmban jo një dënim, por një shqetësim. Deklarata thotë se përsëritja e retorikës panshqiptare mund të ndikojë në mënyrë negative në klimën e ruajtjes së stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Dhe ky reagim i Moskës, në këndvështrimin tim, është mjaft i butë dhe i shpjegueshëm, pasi siç dihet faktori shqiptar është i pranishëm në disa vende të rajonit dhe për këtë arsye, çdo tezë për bashkimin e mundshëm të kombit shqiptar duhet përdorur me përgjegjësi maksimale.

Top Channel: Sa është rritur dhe si është rritur ndikimi i Rusisë në Ballkan?

Ambasadori Karpushin: Në kendvështrimin tim, në botë nuk ka asnjë vend i cili nuk do të synojë të rrisë ndikimin e tij, por pyetja tjetër është me çfarë qëllimi? Ndoshta ju keni parasysh konceptin e sferës së ndikimit. Kohët e fundit shumë akuzojnë Rusinë se gjoja po përpiqet të rindërtojë sferat e ndikimit të Luftës së Ftohtë, por të gjitha këto akuza janë absolutiosht të pabaza, sepse përsëritja e Luftës së Ftohtë është e pamundur, sepse në bazë të saj ishte një ballafaqim i dy sistemeve ideologjike, i cili nuk ekziston më. Problemi është që sot për sot Rusinë e shohin shpeshherë si një bashkim të ri sovjetik, por ky vlerësim nuk është i drejtë, sepse aktualisht përkushtimi i Rusisë, është të zhvillojmë marrëdhënie të ngushta dhe pragamtike me përfitim të ndërsjelltë me partnerët tanë. Termi ndikim, i takon me tepër politikës së vendeve perëndimore, të cilat e konsiderojnë një gjë normale të ushtrojnë trysni të drejtpërdrejtë mbi udhëheqësit e vendeve të ndryshme. NATO vazhdon procesin e zgjerimit dhe ne e kemi parë këtë edhe në situatën në Rumën Jugore në Bullgari, e cila iu nënshtrua presionit të jashtëm. Edhe në kontekstin e sanksioneve antiruse, të cilave u janë bashkuar shumë vende europiane dhe ballkanike, dhe si rezultat aktualisht ato pësojnë dëme kolosale. Unë jam vetë shef i Misionit Diplomatik të Rusisë në Shqipëri dhe mund t’ju siguroj që sot për sot Rusia nuk është e përkushtuar të rrisë ndikimin e saj në Shqipëri. Përkundrazi, ne jemi të angazhuar të zhvillojmë marrëdhëniet tona në fushën humanitare, kulturore, pse jo edhe në atë ekonomike. Do të ishim patjetër shumë të lumtur nëse Shqipëria do të merrte pjesë edhe në projektet ruse të gazit në rajon. Do ishim të lumtur nëse Shqipëria do të ftonte specialistët rusë për të ndërtuar hekurudhat, apo për të realizuar projekte të tjera infrasktrukturore. Por konstatojmë me keqardhje që tani për tani, nuk ka vullnet të tillë nga ana e Shqipërisë. Dua të nënvizoj se edhe nëse ne synojmë ndikime në rajon, ne shfaqim interes ndaj bashkëpunimit pa diskriminim dhe me përfitim të ndërsjelltë.

20 komente në “INTERVISTA/ Ambasadori rus në Tiranë: Shqetësuese retorika panshqiptare. Pse nuk na thërrisni të ndërtojmë hekurudhat tuaja?!”

  1. Aleksander says:

    Kush flet per ektremizmin dhe dhunen? Me te vertete e ka ky? Keta bene namin duke vrare dhe aneksuar gjysmen e Ukraines me dhune dhe ky ka fytyre te na tregoje ne se cdo te bejme ne tokat tona autoktone! Top Channel perse nuk e pyete ambasadorin per Ukrainen, apo ishte teme e ndaluar? Perse i jepni dritare nje njeriu qe vjen nga nje shtet shume armiqesor me shqiptaret, qe ne kohen e Stalinit, me ate te Hrushovit dhe deri me sot. Keta e kane vije te drejte politiken antishqiptare te eliminimit te Shqiperise nga harta e Ballkanit. Kete kane bere me shume se 100 vjet, qe nga coptimi i Shqiperise ne 1913 e deri me sot.

    1. Pilo Lala says:

      Gazetare e dobet. Duhet patjeter ti kishte bere nje pyetje per Ukrainen.

  2. kuq e zi says:

    Hahaaaaaa
    Ta hetoje shkupi!!! Si ???
    Si rasti sopotit. mostra. harun aliu e sa e sa te tjera kur kto jane vete pjelle e shkupit

    Ndersa retorika jone duhet te jete praktike meqe 1/3 e fyromit eshte shqiptare
    Nqs ne do perdornim metren ruse do benim ne fyrom ate qe rusia beri dje ne gjeorgji dhe sot ne ukraine

  3. Treviso says:

    Ky ka folur siç flet saliu dhe luli.

  4. shqiptar says:

    perse ruset e krimese kane te drejte per vetvetndosje dhe shqiptaret e maqedonise jo????????????????? ku eshte ndryshimi

    1. seleni says:

      Apo pse kosovaret kane te drejte per vetevendosje dhe ruset e krimese Jo!

  5. Ledio says:

    Mos do hekurudhat tona qe jane maksimalisht 500km apo mos do daljen ne det? Njife Kosoven si shtet te pamvarur. Njife gjenocidin Serb kunder popullit Shqiptar gjate gjithe historise, dhe pastaj ulemi e flasim per ato gjoja “hekurudha ” qe ti kerkon. Do ta kerkoni Vloren zoti ambasador…

  6. Flamur_Vlore says:

    SI E DREDHIN KETA

  7. jepifort says:

    Me ju thirr ju Ruseve per hekurudhat,iku Shqiperia per lesh

    1. alex says:

      Faktikisht deri me sot nuk kemi ik per lesh.
      A po, jo po ? !!
      Ne keto 25 vite pluralizem na ka ndimuar amerika dhe gjerat na shkojn perher vaj.
      Besoj se po, ndoshta ce rendesi ka rroft Daj SEMI dhe erdogani

  8. tuneli says:

    Ambasadori I rusise thote se jemi te interesuar per maredhenie ekonomike,pse jo ne fusha ku ruset jane te zhvilluar te bashkepunojme,ti ftojmme ruset apo dhe kinezet te ndertojne hekurudhat ne shqiperi sepse I kemi te shkatarruara,megjithese kina me duket me shume e zhvilluar nga ana ekonomike ,por ne rusi te pakten te eksportojme dhe te marrim turiste ruse ,por me pare do rregulluar plazhi jo te lihet si nje hale ku njerezit dhjesin ne det sepse nuk ka nje WC ne plazh.

  9. kuq e zi says:

    Kerkon te ndertoje dhe hekurudha por nga ana tjeter don qe gjysma e popullit shqiptar te jete nen sllave
    Ne skemi qene miq as kur ishim komunista mor rrace barbare ik ndihmo greqine se po vdesin meqe i ke miq

  10. norton says:

    ik o pall se sduam hekurulla duam MERCEDEZ BENZ

  11. demokrat says:

    Top channel ka bere nje mbulim fund e krye prorus te ngjarjeve ne Ukraine, madje ne disa raste ia kaluar propogandes se Kremlinit me paraqitjen roze te situates ne Rusi. Asnjehere top channel nuk u prononcua qarte ne lidhje me agresionin dhe pushtimin e Krimese, por jep lajme qe me shume duken si diversion ndaj qeverise dhe kombit ukrainas. top channel ka qene ne pararoje te ringjalljes se fijeve te shkurtra mes gjeneratave te vjetra proruse dhe gjenerates se mireseleksionuar te propogandisteve te rinj te Kremlinit ne Tirane. Gazetarja me e rendesishme e top channel. gati sa nuk shpretheu ne ngasherim kur i kerkoi ambasadorit SOVJETIK perse nuk ngrihrn nr nivele me te larta mardhenniet shqiptaro-ruse, a thua se nuk e di se nuk ka pasur asnje afinitet shqiptar per ruset apo anasjelltas, madje nje mbeshtetje pa kufi te sllaveve ne Ballkan deri tek perkrhja e genocidit ne Kosove.top channel dhe media tjeter e rendesishme televizive ne Tirane ishin te parat ne galvanizimin e qendrimit antiamerikan dhe antikombetar me rastin e armeve kimike ne Tirane. Ti japesh hapesire banditeve te Kremlinit, ne nje kohe qe Europa eshte para nje agresioni informacioni te paprecedente nga Rusia eshte as me shume as me pak dalje kunder interesave kombetare te shqiptareve. top channel po kalon nga nje dore tek tjetra.

  12. g says:

    Idiotet e top channel-it i japin ze haleve te Rusise, perse?
    Cfare presin te thone Ruset per keto ngjarje? —- Bravo ju Shqiptareve, fajin e ka Maqedonia!!!!!

    Akoma me keq, idiotet e temes i bejne ” repeat” budallallekut te topit!

    Gazetari gomeresh…

  13. Dyshuesi says:

    Jeni trapa te gjithe. Me Russine bashkepunon edhe Franca, edhe Anglia, edhe Gjermania. Vetem Shqipria vdes dhe nuk i shkel idealet.
    O idjoter! O idjoter! Eshte superfuqi ekonomike, ej. Te kerkojme ndihme per hekurudhat dhe do te shohim se pune me te mire nuk na ka ber asnje. Jo, le t’me thote ndonjeri cfare kane bere amerikanet? Cfare kane mare persiper te bejne.?
    Pastaj, bota ka rregulla. Ka marreveshje nga te cilat nuk del dot se ha gjobe.

    1. alex says:

      Kta Duan baba erdogan.
      Dhe Daj SEMIN qe te ndimon vetem nese pranon skorjet kimike base nukleare

  14. Ledio says:

    Dyshuesi: meqe ne te gjithe jemi trapa kam publikisht nje pyetje per ty. Qe ne momentin qe ti do hapesh syte ne mengjes deri ne momentin qe do zgjohesh perseri mundohu te me gjesh nje produkt apo nje sherbim qe te vjen nga Rusia? A e di ti qe Rusise po ja nderton Kina hekurudhat. Me beso qe nuk ka asnje gje kundra lidhjeve ekonomike me Rusine. Por dua vetem te theksoj qe Rusia eshte nje vend i botes se trete me arme berthamore. Po, kompleksin e prodhimit ushtarak e ka te zhvilluar edhe po e modernizon akoma. Por kjo ndodhi vetem pas ardhjes se Putinit edhe futjes se teknologjise perendimore. Nga kush shtet po i blene helikopter-mbajtesit te tipit Mistral?. Nga Franca po do ta mesosh. Keto nuk kane rrendesi , por me e rrendesishmja eshte qe cdo lidhje me disa vende si Rusia, Kina por edhe SHBA nuk jane pa pasoja ne politiken tone si shtet i pamvarur. Per mendimin tim edhe me aq njohuri sa kam une dua te theksoj se Shqiperia duhet te shikoje mardhenie ekonomike pertej Greqise , Turqise edhe Italise. Nuk mund te ecet me parapara duke bere cdo vit panaire edhe ekspozita vetem me rajonin e Pulies. Shqiperia duhet ti lutet edhe te tu krijoj mundesi vendeve Skandinave, Holandes, Gjermanise, Japonise, Korese se Jugut po te doje te eci perpara. Ne kete list nuk fuse korporatat amerikane pasi ato ne themel te tyre kane filozofi tjeter dhe mendoj se Shqiperia eshte treg tejet i vogel per to. Rusia po mund te na sjeli femra te bukura pasi eshte rritur shume niveli i testosteronit ne Shqiperi..) Respekt.

    1. Pelasgian says:

      Je shume i sakte Ledio!

  15. tonix says:

    Edhe falë po te na i bëni hekurudhat, dhe e di qe mund ti bëni, në nuk i pranojmë dot, se ju e dini që sna lejojne. Cte themi ne te shkretet, ju e kuptoni bëtë kush e ben gjeopolitikën në shqiperi, mos ma ngatërroni më këto gjera,se këto flasin për të mirën e vendit tonë.Por, e mira neve na vjen vetëm nga diku tjetë, nuk mund të vij nga ju, ska mundësi ta keni seriozisht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje