Program i detajuar për çdo lagje të kryeqytetit, ku do ndërhyhet menjëherë pas 21 qershorit, për ta kthyer Tiranën në drejtimin e duhur. Ky ishte premtimi që Erion Veliaj u dha sot pasdite banorëve të njësisë nr.6 në Kombinat, të cilëve u prezantoi programin e tij për zonën.
Veliaj tha se muajin e fundit u angazhuan 80 arkitektë të rinj që shkelën çdo rrugë dhe identifikuan të gjitha problemet e Tiranës, të cilat në total i kalojnë 3 mijë probleme, ku vetëm në njësine 6 u identifikuan 314 të tilla.
“Takimi i sotëm në fakt është mbajtja premtimit që bëmë në takimin e kaluar, kur thamë se do të ktheheshim sërish për t’u dhënë zgjidhje problemeve. Kjo është hera e parë që ne bëjmë një fushatë duke pasur një program specifik për çdo njësi dhe për çdo lagje. Unë besoj se këto zgjedhje janë për familjet dhe problemet që shqetësojnë secilin në lagjen e tij. Ndaj edhe programi ynë është si një kostum i qepur për çdo njesi bashkiake për problemet konkrete të asaj lagje”, deklaroi Veliaj
Veliaj tha se zona e Kombinatit ka ndryshuar shumë dhe sot aty jetojnë 78 mijë banorë, por shërbimet kanë mbetur njësoj. “Kemi identifikuar 11 hapësira parkimi abuzive, që nëse çlirohen mund t’i shërbejnë qytetarëve, si dhe 4 hapësira publike të uzurpuara që do çlirohen menjëherë, sepse janë hapësira që mund të kthehen në parqe apo kënde lojërash”, shtoi ai. Sipas tij, janë identifikuar edhe 5 problematika në ujësjellës dhe kanalizime, siç është kolektori i Qytetit të Nxënësve, te ish SMT dhe te rruga Shaban Bardhoshi.
Veliaj premtoi rikonstruktimin e Shkollës “Lasgush Poradeci” dhe Kopshtet 27 e 34, ndërkohë që tha se do të ndërtohen edhe 1 kopësht dhe 1 Shkollë 9-vjeçare të reja në zonën e Unazës së Re dhe Yzberishtit. Gjithashtu, do të rikonstruktohet edhe fushën e Sportit (18 000 m2) në qendër të Kombinatit.
Lidhur me infrastrukturën, ai tha se ka probleme te fusha Misto Mame, te Selita e Madhe dhe Selita e Vogël. “Në total, janë identifikuar 82 rrugë të amortizuara dhe me gropa. Situata është kritike në Qytetin e Nxënësve, Kodër Sharrë dhe Blloqet e banimit “Konferenca e Pezës”, “3 Dëshmorët” dhe “Ali Jergeni”. Janë 48 trotuare të dëmtuara dhe të amortizuara. Në rrugët Zyber Zeneli, Piro Guda, e Vangjel Ceço situata është shumë kritike. Janë identifikuar 43 puseta që mungojnë. Kemi identifikuar 7 rrugë ku mungon totalisht ndriçimi –nevojë emergjente ndëryhrjeje në zonën e Qytetit të Nxënësve dhe Kodër Sharrë. Në total, janë 181 probleme në rrugët e njesise 6 që kërkojnë ndërhyrje emergjente, që brenda mandatit do të zgjidhen me patjetër”, tha Veliaj.
Ai premtoi se “do përfundojmë legalizimin fillimisht në këto zona dhe pastaj edhe urbanizimin e zonës te Misto Mame, te Selita e Madhe dhe të Selita e Vogël. Kemi planifikuar edhe ndërtimin e një qendre shëndetësore për këto zona, duke filluar që nga qendra shëndetësore në Yzberisht”.
Ndërkaq, duke folur për problemin e varrezave të Sharrës, Veliaj tha se ka në plan shtimin e hapësirës për to, në mënyrë zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Ai premtoi edhe ndërtimin e një landfilli të ri, duke qenë se ai i Sharrës është në fund. “Kemi filluar që tani të planifikojmë për një landfilll tjetër, ku të sigurohemi që groposja ndodh sipas çdo standardi”, tha Veliaj.
Program konkret per Tiranen. Besimplote se Erion Veliaj do beje pune te mire per kryeqytetin ashtu sikurse beri ne MMSR. Ka aftesite e duhura drejtuese e menaxhuese per te cuar ne rrugen e duhur Tiranen.
mutin e rradhes do beje ,a thua se po nenshkruan kontrate ligjore me banoret ,ll;gje si gjithe paraardhesit e tije
jame premtime konkrete qe do ndikojne drjt per drejte ne jeten e cdo banorit te tiranes te madhe sot perfhsi edhe komunat! ky njeri po sjell menyren e duhur se si duhet admiinistruar kjo bashki.
Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Erion Veliaj. Eshte kandidati i duhur per Tiranen qe ka mbetur pa kryetar Bashkie.
@Bojaxhiu u bashkise
Nuk ke faj ti sepse ai kryetari aktual as qe e ka vrare mendjen qe te shkoje dhe te degjoje qytetaret e vet per 4 vjet qe ka qene ne bashki. Prandaj ju vjen cudi kur shikoni se si Veliaj shkon dhe takon qytetaret koke me koke.
Kjo eshte strategjia e duhur per te fituar zgjedhjet sepse kur degjon hallet dhe problemet e njerezeve dhe ata ndihen te vleresuar. Por gjeja me e mire e kesaj eshte qe ofrohet dhe nje zgjidhje per problemet e tyre.
jo fajle boshe si basha edhe halimi po nje projekt konkret qe do ndikoj drejt per drejt ne qytetin e tiranes. ne 4 vjet ju hapen shume plage ktij qyteti nga mos deshira e nje kryetari dembel per te punuar. prandaj ky projekt eshte nje zgjidhje per ti mbyll kto plage!
po halimi pse nuk ka nzjerr program po po ben te njejten gje si basha para 4 vitesh. spote te bukura fjale boshe edhe kokluzioni asgje per ti dhen ktij qyteti. gjithmon kto njerez e kan cuar shqiperine ne drejtimin e gabuar edhe kjo gje eshte fakt qe nga dita kur ato jane themeluar! prandaj ne 21 qershor duhet votuar per ato qe ti cojn ne drejtimin e duhur!
Tirana ka kater vite qe eshte lene ne harrese. Kryebashkiaku aktual nuk ka kryer thuajse asnje investim ne kryeqytet, premtoi nga kartat e studentit tek Trami, nga hapja e qendrave rinore deri te krijimi i hapsirave te gjelberta mirpo nuk realizoi asgje. Ka ardhur momenti qe ne kryeqytetin e lene ne harrese te kryhen investime.
me ne fund nje program qe do sherbej per cdo qytetar te tiranes. ne 4 vjet vetem fajle boshe pame nga basha po ashtu edhe nga halimi ate gje po shohim. jane qe te dy fotokopje te njeri tjetri. premtojn vetem fjale se pune e dime qe sdine te bejne!
me kte program do i kthehet dinjiteti humbur cdo qytetari te tiranes. do ndikoj ne permirsimin e cdo lagje te ktij qyteti po ashtu do ndikoj edhe ne jeten e cdo qytetari kur do cohet neser ne mgjes!
Mashtrues ordiner, kush eshte ai qe I beson ketij mashtrsi!…
Veliaj drejtimi i duhur per tiranen dhe i vetmi kandidat qe ka program konkret per qytetin.
Kam degjuar me shume vemendje prezantimin e programit qe keni per zonene ku un banoj dhe te them te drejten me ka pelqyer shume per me teper eshte shume real dhe shume afer nevojave te qytetareve dhe kjo eshte shume pozitive per ne banoret e kesaj zone. Urime ne punen tuaj,, vota ime dhe familjes eshte vetem per ju.
Kur programi eshte i pershtatur per cdo zone, eshte me lehte per te vleresuar mbajtjen e premtimeve dhe llogariedhenien ne fund te mandatit dhe kjo na jep besim per nje pune te mire ne Tirane.
Kur e mendojme qe kemi pas nje kryetar qe jo qe s’jetonte me problemet dhe realitetin e Tiranes, po ishte jashte vendit, dhe sot nje kandidat per kryetar nga e djathta, qe eshte “out” komplet nga mendja, presim nje super deshtim te se djathtes ne keto zgjedhje dhe nje super fitore te Erionit.
Mjaft o mjaftist se na i neverite edhe televizorin. Po duhet te jesh nje idiot me te besuar ty! 3000 mije gabime, 80 arkitekte … Po ti kur fillon rrenat nuk pushon me mor kokrra e mashtrusit.
Te them te drejten vetem te nje person si Erioni mund te besohet pasi ia di cka bere e cmund te beje!