Rama: Shqipëria e Serbia të bëjnë atë që bëri Franca dhe Gjermania. Vuçiç do pritet me flamurin dhe himnin serb

26 Maj 2015, 08:56Politika TEMA

“Ne shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë, dhe së bashku të ecim në rrugën e paqes dhe të integrimit europian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin sot atë që Franca dhe Gjermania, francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore”.

Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama për gazetën serbe “Danas”, një ditë para vizitës së homologut  serb Alekandër Vuçiç në Tiranë.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri dhe do të pritet me të gjitha nderimet që përcakton protokolli shtetëror.

Çka nënkupton se siç u ngrit flamuri shqiptar në pallatin “Serbia” dhe u këndua himni shqiptar, kur Rama vizitoi Beogradin më 10 nëntor, edhe në Tiranë nesër do të këndohet himni serb dhe do të ngrihet flamuri serb.

“Kjo vizitë ka një domethënie të vecantë është një indikator i vendosmërisë tonë për të ecur përpara në rrugën që nisëm në Berlin, gushtin e kaluar, nën lidershipin vizionar për Ballkanin  të kancelares gjermane Angela Merkel”, tha Edi Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka “besim në vizionin dhe vullnetin e kancelares gjermane Angela Merkel sa i takon të ardhmes në Ballkan”.

”Jo vetëm sepse ne ndajmë të njëjtin vision dhe besim se Europa e sotme i duhet Ballkanit aq sa Ballkanit i duhet Europa, por sepse jemi të vetëdijshëm se nëse ne nuk punojmë së bashku për të ardhmen jemi të gjithë të kërcënuar nga kthimi i të kaluarës”

Nuk ka dyshim se suksesi i bashkëpënumit të ndërsjelltë përcakton jo vetëm fatin e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen por gjithashtu dhe fatin e projektit të një Europe të bashkuar si projekti më i madh i paqes dhe njerëzimit që është konceptuar dhe implementuar ndonjëherë”, theksoi Rama.

23 komente në “Rama: Shqipëria e Serbia të bëjnë atë që bëri Franca dhe Gjermania. Vuçiç do pritet me flamurin dhe himnin serb”

  1. beni says:

    Bravo o gjigand.

    1. sharmuta says:

      Nje bravoooooo te madhe per Ramen!

    2. Mbase doje te thoje “Merkel je gjigante”

  2. Qarri says:

    Bravo Rama, vertet udheheqes vizionar, udheheqesi qe vertet I duhej Shqiperise.

  3. vizioni i Bashes says:

    Këtij, ka filluar t’i pëlqejë kaq shumë vetja, sa i kanë marr trutë erë…(erë pordhe)…!

    1. tt says:

      Vizioni b…. ben mire te mbyllesh at hale kopil grekofil ju jeni te DURUAR ne kete toke por jo te DESHIRUAR sorrogaten

  4. Tr says:

    Gezohem shume per nje pritje dinjitoze ,ashtu si dhe populli yne historikisht njihet .Le te na njohi Europa dhe Ballkani se nuk i presim me protesta ,por me nderime.

  5. petrit zela says:

    Me se fundi,mbeturinave te politikes se vjeter komuniste,po i vjen fundi ne shqiperi..Ka ardhur koha,qe politika e sotme aktuale,duhet te ballafaqohet me te rene moderrne..Ndersa nje pjese e mire e tyre,qe nuk munden te shkeputen nga trashegemija e mentaliteteve tipike te bajraktarizmit,le te mbeten si rrelike,te modeleve te se shkuares se erret komuniste…

  6. YURI says:

    Ky eshte nje koment i mire. Rama duhet te qendroje ne nivel bisedimi europian me serbet dhe jo ti provokoje me batuta apo qendrime ngadhnjyese sic e provoi ne Serbi. Le te nderrmerren projekte konkrete te perbashketa ku perfitojne te duja palet.

    Serbet kane pesuar nje humbje te madhe me Kosoven. Ne kete pike duhen kuptuar. Nuk flitet per litarin ne shtepine e te varurit, as per Kosoven me Serbet.

    1. Dardan says:

      Yuri. Seria nuk ka pesuar asnje humbje me kosoven pasi kosova nuk ka qen asnjeher pjes e serbis. Perkundrazi serbia ka pastruar etnikishte mbi 20,000 km troje shqiptare prej Nishit Leskovcit Toplices Kasanices etj. Nga keto rajone me mbi 90% shqiptare para jo me shum se 100 vite sote nuk ka asnje shqiptare. 10 km para se te hyshe ne Nishe jane te lajmerohen ne Autostrad fshatrat shqiptare si. Bllaca, Pllana, Kastrati, Bytyqi, Kongjili, etj.

    2. syte qe te dalin says:

      Jo mo jo kane humbur shume serbet. Debil dreqi pse mo Shqiptaret i vrane serbet apo ata te dhimsen ty surratqene.

  7. fllad says:

    Duam apo nuk duam (ne fakt duam) qe ai te pritet si e do protokolli i cdo shteti, Aq me shume qe jemi njohur per popull mikprites dhe kur hasmi te vjen ne dere e pret dhe e nderon.
    Por kryeministri me te njejtin vizion qe mendon per fqinjin verior te mendoje edhe per vellezerit verilindore dhe lindore qe jane shpartalluar dhe nuk po u del njeri krah.

  8. Samki says:

    Cdo kryeminister duhet te pritet sipas protokolit shteterore, me ate nderon fillimisht shtetin tend dhe me pas te tjeret.

  9. Krist Maloki says:

    Vetem Edi Rama, mund te beje nje Shqiperi, moderne dhe europiane.
    Por fatkeqesisht ai eshte i vetem, para nje populli primitiv….

  10. Shen Thomai says:

    Problemi eshte qe keta serbet jetojne ende ne delir. Edhe sikur tja besh te gjitha respektet nuk do rrine dot pa shpikur nje ‘provokacia’ ne fund te dites.

  11. Provokacia says:

    ore edo:sa shpejt e harrove mikpritjen qe i bene futbollisteve shqiptare
    ne beograd cetniket srb:ubij albanca,ubij shiptara,ti je me i keq se saliu.

  12. jepifort says:

    Shum here ne histori jemi munduar te tregohemi tolerante dhe dashamires,por jemi zhgenjyer gjithmone.Kujtoni Greket qe per luften e 1821 i falenderuan Shqiptaret me thika e bajoneta,dhe shpopullimin e trojeve Shqiptare te Camerise.Ti leme sjelljet euforike,e ti presim ashtu si na priten,pa himn e pa flamur,ky do ishte edhe respekti per ata mijera te vrare e te shpopulluar nga Serbet nder shekuj.Perralles se Gjermanis e Frances,nuk i dihet.Kohet kan treguar se armiqesit ngelen gjithmone,ndonese te fshehura.

  13. fusha says:

    Kur pritem erdogmutin, sternipin e atyre qe derdhen gjakun shqiptare si lum, pse mos te presim edhe djalin e milloshe- viçit.

  14. pro.... says:

    -..madheshtore..si realitet!

  15. Edi Rama
    ju e dini mir se Shqiptari gjithmon ashe mburr me bes burrni por ni asht lyp edhe me trimri
    keti djali prej vicit duhet prit ashtu si e jep protokoli??por ni qoft se na provokon ateher Edi Rama nuk e lesho pa tfala(dhurat)pra sot asht nderi yne dhe duhet durua si Shqiptar ci jemi ta tregojm veten per besnikri dhe mikpritje.

  16. nardi says:

    Shume mire zoti kryeminister beje ate qe duhet bere sepse fqinjet Nuk I zgedhim ata na Kane rene ne pjese.

  17. arber says:

    shume ben edi rama
    kjo tregon larpamesi .
    krijo paqe se mjaft gjak derdhem e popullsia po zvogelohet .
    te besh te kunderten do te thote te ngujosh te ardhmen ate qe po behet sot ne shqiperine e veriut qe po i leme femijet pa femijeri e pa shkolle .cmenduri .
    vetem nje njeri i mencur krijon paqe , ai e do vendin.

  18. Merry says:

    MERRY

    Nje gafe teper e madhe , si dhe nje perkushtim shume i madhe per Serbin , po ata neve si na priten apo harruat juve kryeminster serjozisht qe ti as qe do ia dishe per popullin vetem vazhdo ndiq interest tuaja se je ne rregull psikopat i renduar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje