Policia e kryeqytetit ka shkatërruar një bazë prostitucioni në periferi të Tiranës.
Ajo ka arrestuar tre personat që akuzohen si organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Sipas policisë, ata përdornin balerina, madje edhe të mitura, si prostituta.
“Më datë 25.05.2015, në kuadër të operacionit “Tallava 2015” u arestuan në flagrancë për veprat penale të “Shfrytezimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga nenet 114 dhe 115 te K.Penal shtetasit:
1-F. Xhemali (Kuçi), 26 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 I K.penal.
2-Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtje së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 I K. Penal.
3-Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 I K.penal .
4-Po kështu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi A. D, 16 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 I K.Penal.
Në bazë të informacioneve që Policia e Tiranës posedonte prej një muaj, se nënjë lokal në periferi të Tiranës zhvillohej aktivitet i prostitucionit, i organizuar nga shtetas Ilir Peraj, kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar disa vajza balerina të cilat kanë qënë të punësuara në mënyrë të paligjshme, ku ndër të tjera është konstatuar e mitura me inicialet F.GJ, e cila ka qënë shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa, në datë 06.05.2015. Kjo shtetase është shfrytëzuar për prostitucion në këtë ambient.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë të policisë./b.l
Ka shku vete policia si tallava qe eshte. Bravo Rama, krenar per ty po bejme shtet. Shko futu neper krevatet e robve. te dhjefsha shtepine me gjethe, ti ja ke kalu me kohe.
Policia po dhunon opoziten.Bojkot .
Rryp!
Po ti Edo dhe lila keni shki ndojher te ky lokali? Se ju pervec pares jeni shuma qejfli dhe per zpgun.Shkoni se u voton populli juve.
O Marre pyte pak sajmen a e ka arrestuar motren e taulant balles sote?..
Ka arrestu sumen tate m’duket
jemin magjan kukes ik or malok mso shqip i here e pastaj futu ktu ju vetem kte dini saimiri, rama, s dini gjo tjeter njerez mo t trash se ju s bon nona po na lini dhe ne t civilizimve shekuj mbrapa dy rreshta ke shkrujt tamom malok i trash tipik pa asnji kuptim po behuni i here njerez o kafsh pylli.per cfar flasim ne per cfar flet vetem t shani e ofendoni dini e me llafe si grate e kqinja.
Shahistit oo.7 tek komenti “rryp”,si ish ushtarak do ti shtoja “zgjato” .