Arben Malaj ka komentuar lëvizjet e fundit të Ben Blushit dhe deklaratën e tij, se e braktisi Lëvizjen për Mendim Ndryshe pas zgjedhjeve të 2009-s, me argumentin se nuk dontë të forconte Sali Berishën.
Sipas Malajt, këto janë alibi.
Ai thotë se Blushi është viktimë e vetvetes.
“Populli i mençur thotë se ‘Koha është gjykatësi më i mirë’.
Opinioni publik ka forcën e analizave shumë më të fortë se një individ, sepse nuk angazhohet në bazë të interesave apo përfitimeve të pritshme personale.
Edhe në përgjigje të pyetjes suaj specifike, parapëlqej t’ju përgjigjem me parimin që më inspiron gjithmonë, atë të pjesës plot të gotës së çdo sfide jo personale.
Alibitë me abuzimet se kujt i shërbente apo i shërben një mendim, një lëvizje apo një debat publik, i përket gjysmës bosh.
Gjysmës së shpresë të derdhur për arsye të paarsyeshme, që vetëm ata që e hodhën poshtë mund ta dinë më mirë dhe ta sqarojnë më sinqerisht se kushdo tjetër.
Kjo ndodh jo rrallë, kur individë të ndryshëm bien “viktima” edhe të vetvetes”, thotë Malaj për Panorama.
Ai ndërkohë ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria, por thotë se ato kanë prodhuar edhe kosto sociale./b.l
Bravo Ben Malaj.
te gjithve ju kur nuk merrni ca doni perfundoni ne kte pik. sh mire beri edi rama qe sju dha asgje se ju do e zhysnit perseri ps ne lloj lloj dallaveresh
O Arben qe e ben si prifti, ju te gjithe beni pazare dhe kur nuk ju ecen ktheheni ne piken fillestare te bojaxhinjve dhe kockalepiresve te qeverise.
Pazaret politike mbajini per vete.
Ne jemi popull dhe degjome dhe lexojme qe ato qe ka thene Blushi jane me shume se te verteta. Qellimi i tij as na duhet fare.
A je i zoti te hedhesh poshte me fakte de argumenta Blushin? Nese jo ha tasin me pershesh qe te ka lene Rama dhe mos i rokanis koken shqiptareve se kane filluar te zgjohen me se fundi nga gjumi.
Ne google lehtesisht mund te gjesh CV e Z.Malaj; pasi ti hedhesh nje sy hajde prap dhe thuaj nese ka apo jo nevoje per ofiqe dhe a qendrojne ato qe ti me siper ke thene. Do te kuptosh menjehere qe Malaj eshte nje ekspert i vleresuar nderkombetarisht dhe qe vazhdimisht bashkepunon me institucionet me ne ze ne bote te fushes se tij, ndaj i ben ai nder postit dhe jo vice-versa. Dhe pasi te kuptosh kete athere do te arrish te kuptosh qe asnje post ketu smund ta josh dhe se vepron me pasterti ne gjithshka ben dhe thote.
Nga pese mbartesit e ,mendimit ndryshe,fituan Blushi dhe Islami,u dogjen Bello,Malaj dhe Harasani.Marko Bellon se shohim askund,Harasani u ,arratis,ne SHBA i cili pas fitores se Rames filloi me ca shkrime te lepihet te pushteti i Rames por ky i fundit ja vari shkallen,te njejtin fat te Andit e pesoi edhe Arben Malaj.
Si harasani u arratisshin te gjithe jarebi me miliona e ben biznes ndertimi ne amerike! Ca thu mo koqe! Bello?!! Aksioneri i top channel! Ca flet mo koqe!
Fllad -Po te ishte se Malaj bente pazare tani do e kishe qene deputet se kushdo parti tjeter po te perfaqesoheshe ne Vlore nga nje kandidat si Arben Malaj do ishte krenar, sa per Ben Blushin e dime te gjithe qe ka bere pazare me Ramen tere kohen dhe tani qe spo i del gje bene si shpirt i keq sikur i dhimpset populli turp ti vi se burri ne rradhe te pare ka nje moral ,ai njeri shiti veten , shoqerine dhe integritetin e tij.
Do e kete kapur edhe ky ndonje kocke qe flet keshtu! E njejta simptome me ata qe i dolen kunder berishes e me pas i lepinin bythen! E njejta gje edhe me Ramen! Malaj si imami e kompani! Mjere shqiperia me nje degjenerim te tille moral!
Koha e ka gjykuar Blushin dhe kjo duket nga numri gjithnjë në rritje i përkrahësve të tij. Rruga që tregon Blushi është ajo që na premtoi Rama në 2013-ën. Morri votën KM-ja dhe na tregoi bërrylin. Tani me paturpësi, me arrogancë, demagogji, kërcënime, bile edhe duke shkelur hapur kushtetutën kërkon votën për të siguruar karriken e vet. Po lëpin atë që pështyu duke sharë Doshin, është gati t’i puthë edhe b…n gjithkujt vetëm të fitojë. Sa vetaka puthur, sa plaka e kanë puthur, sa fëmijë ka jargosur vetëm për atë të shkreta vota!!! Në vend të tregojë se çfarë do të bëjë për të nxjerrë popullin nga varfëria ku e ka futur, na tregon përralla, shan opozitën, bën qyfyre dhe gjoja shaka ( pa kripë, sigurisht), ka punë me gratë e burrave dhe me burrat gra dhe qesh me shakatë e veta.Ramë! Mblidhe mendjen, merru me qeverisjen e vendit, leri shakatë dhe ironitë, ulu në tavolinën e punës dhe shiko të bësh ndonjë gjë të hairit, se deri tani na ngope vetëm llafe e demagogji.
Vleresoj qendrimin tuaj dinjitos, jo qedrim prej kaurcine…….\
Ben Malaj eshte nje zotni. Te lumte.
Pershendetje,
kjo eshte nje permbledhje e pergjigjeve per pyetjet ne intervisten sot ne gazeten Panorama
Ju falenderoj,
Arbeni
Pozitiviteti im në angazhimet&konkurimet politike dhe publike, ka të bej me faktin se pelqej të shikoj/analizoj gjysmën e gotës plotë sepse ajo inpiron të angazhohesh për ta mbushur pjesën e mbetur bosh.
Ndërsa fokusimi tek pjesa bosh shpesh ushqen tensionimet jo vetëm politike, cka në rastin më të mirë rrezikon ta derdh gjysmën plotë dhe në rastin më të keq të thyhet gota, duke e nisur shpesh herë nga e para, e cila është gjithnjë më e veshtirë kur e gjithe gota është bosh.
1. Mbrojtja e individeve dhe familjeve te varfera.
Mos funksionimi i skemës së pagesave për familjet e varfëra e bëri më të rëndë jetën e tyre. Të mos harrojmë që ndërsa cdo kompesim që nuk mbriti tek të varfërit në buxhetin e shtetit rezulton ”kursim”, tek individët dhe familjet e varfëra rezulton varfëri e rritur.
2. Debati per borxhet e reja.
Aftesia shlyerëse e borxheve aktuale i cili ë është mbi 70% i PBB-së do të kushtëzohet nga ritmet e rritjes së ekonomisë, nga rritja e eksporteve dhe manaxhimi sa më i mire i financave publike si në krahun e të ardhurave edhe të shpenzimeve, sa sa nga borxhet e reja.
3. Bashkepunimi me FMN dhe IFN
Ajo këshillon uljen e shpenzimeve operative jo efektive, uljen e subvencionve, mos rritjen e pa argumentuar të pagave dhe pensioneve, por keshillon dhe mbështet rritjen e investimeve publike. Propozimet për rritje të pagave, pensioneve dhe mbrojtjes sociale pa rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe nëpërmjet rritjes së borxhit, do të ishte importim me cmim te lartë i modelit Siriza në ekonominë e vendit tonë.
4. Zgjedhjet vendore.a. Do të ishte në të mirë jo vetëm të kredibilitetit publik të kandidatëve, jo vetëm të partive politike por sidomos për të gjithë shqiptarët që zgjedhjet lokale të ishin në cdo aspekt të tyre sa më lokale.
b. Sa më pak angazhim të kryetarëve të partive politike, sa me pak konkurim me politika dhe projekte të qeverisë qëndrore, sa më pak angazhime nga strukturat politike, administratës dhe biznesit nga qëndra.
c. Kryetarët e rinj të bashkive duhet të konkurojnë me vizionin, idetë, politikat, projektet e tyre dhe me fondet nga burimet drejtëpërdrejta te bashkive, fondet nga taksatdhe tarifat vendore, kreditë, donacionet dhe bashkëpunimi me komunitetin.
5. Modernizimi partive politike parakusht per modernizmin e qeverisjes se vendit.
a.Cdo angazhim real, i sinqertë dhe i përkushtuar për atë se cfarë PS mund të bej më mirë si forcë politike dhe si forca kryesore qeverisëse e vendit tonë duhet të jetë pozitiv.
b. Alibite me abuzimet se kujt i shërbente apo i sherben një mendim, një levizje apo një debat publik, i përketë gjysmës bosh, Gjysmës së shpresës të derdhur për arsye të paarsyeshme.
6.Ballkani dhe sfidat e tij
Prezenca jo vetëm ekonomike e Turqisë tenton të rritet ndjeshëm në Ballkan. Por rritja dhe sidomos impakti i saj kushtëzohen nga standartet e demokracisë brënda Turqisë dhe nga respektimi i parimeve themelore nderkombëtare në bashkëpunimin me vendet e tjera
Plera servilat flasin kundra majat beni malaj jeton perseri mire por populli po iken prej rames
Arben Malaj ti je manaxheri i piramidave dhe shgqiptareve ju detyrohesh me shume se jeta prandaj ben mire te mos ndjehesh se kur ha udher dhe do biesh ere sdo qe te mos duash. nuk je me pak i koruptuar se te tjeret dhe je shume buracak qe fillove prape te lepiesh per ndonje karige. Je rrobe e vjeter dhe e konsumuar.
Korcar. I ke pire ilacet sot? Malaj nje figure shume e respektuar ne PS dhe ne organizmat financiare nderkombetare. Ti vazhdo lexo RD-ne dhe gazetat e Bahri Falliut
o Korcar, nese Malaj eshte menaxheri i firmave piramidale athere une jam Donald Trump! Une nuk besoj se ti di per cfar flet apo kupton ate qe thua, dhe “budallait” shume gjera i falen, ndaj ste merr njeri seriozisht. Kjo eshte njera mundesi. Mundesia tjeter eshte qe ti te jesh thjesht nje mercenar qe edhe pse e kupton qe ajo qe thua te ben qesharak, perseri je i detyruar ta thuash per shperblimin medioker qe do te marresh. Me varferine qe ka pllakosur, edhe ne kete rast ti shpeton pa u gjykuar ashper nga ata qe dine sec flasin. Faleni korcarin se nuk di sec ben…
O Eric Koqeliu,flas per ,djegje politike,,sigurisht qe je nen nivelin e koqeve te mia.
Sinqerisht, teksa shoh qe ka ende njerez qe nuk vleresojne kontributin e jashtezakonshem te Z.Malaj, nje zoteri, ne plot kuptimin e fjales, qe ka marre gjithmone persiper cfardolloj kostoje vetem e vetem per ti qendruar besnik te vertetes dhe per te dhene kontributin maksimal per te perfaqesuarit prej tij, rrjedhimisht, per te gjith vendin tone, ndjej nje keqardhje qe me shpie ne trishtim. Eshte e trishte qe kontribute pa asnje interes personal te mos vleresohen, eshte e trishte te shohesh sharlatan qe lidhin zotin Malaj me firmat famkeqe piramidale. Do te ishte privilegj per te gjithe shqipetaret nese z.Malaj do te kishte mundesine te ishte kontribues edhe me aktiv ne realitetin e veshtire aktual, do ta bente ate, jam i sigurt, sadopak me te mire. Megjithse komentet dhe akuzat artificiale dhe qesharake qe shoh tek disa ushtare-mercenare nuk jane per tu marr seriozisht, gjithsesi, jane per te ardhur keq. Uroj qe zoti Malaj dhe te gjithe ata qe po ashtu si ai kane vazhduar rrugetimin e tyre me integritetin me te larte te mos demotivohen dhe te vazhdojne rrugen e tyre sic kane ber gjithmone. Sepse sidomos ne ditet qe po jetojme kemi nevoje jetike per ta. Tashme jane shume te rralle, po aq sa mirqenia ne vendin tone.. Vazhdoni te flisni per ata qe dine te degjojne zoti. Malaj..Suksese
Bravo Malaj, pergezime per shkrimin. Do tju mbeshtesim ne cdo hap tuajin pasi ju e meritonI besimin tone.
Hallall te qofte Arben Malaj je Model i Njeriut me Integritet dhe Superekonomistit,,
Arben Malaj kritikoi PS me deshiren per ta bere Fituese dhe PS u be Fituese,
Blushi kerkon me cdo menyre qe te mos fitoi Erion Veliaj dhe del e bene politike te ndyre dhe ndoshta ka te drejte per disa probleme Blushi por gjithe kete lufte e bene vetem e vetem qe te humbas Erioni dhe PS..
Arben Malaj duhet te kthehet sa me shpejt ne Partine Socialiste sepse i duhet asaj dhe vendit
Nje
bravo e madhe per njeriun e vetem i cili ka dhen kontribute te medha per Shqiptaret dhe
vazhdon te jet perseri aktiv pas shum pabesive qe i jan ber.respekte.
Z.Malaj jeni nder te vetmit qe edhe pas pabesive te pesuara pergjat udhetimit tuaj politik keni vazhduar te kontribuoni me te njejten devotshmeri te larte dhe po me te njejtin intesitet. Pergjat udhetimeve te veshtira dhe “betejave” te forta ata qe tradhetojne vetveten jane gjithmone te shumte, por ata qe qendrojne deri ne fund per kauzen, lartesojne ate dhe vetveten. Diaspora ju mbeshtet
Kur do mesohen shqiptaret te merren me problemin.
Edhe une kam patur dhe kam shume respekt per Malajn. Po kjo nuk ka lidhje me shkrimin. Me thoni genjen Blushi apo jo? KAQ.
Teorite dhe sqarimet le ti sterhollojne politikanet.
Une jam popull fukara qe nuk mar vesh nga folozofia e Politikes dhe as nga Donald Trumpi.
Une degjova Blushin dhe ato qe thoshte ai ishin te verteta. Mbase ai rufjani do te beje nje parti prandaj sulmon, por keta qe kane parti nuk jane rufjaner?!
Nuk e di se ne cilen pjese te shkrimit Malaj ka mohuar egzistencen e problemeve te thella sociale ekonomike ne shkrimin e tij?! ASKUND, PERKUNDRAZI!!! Blushi ne shkrim permendet vetem ne lidhje me Levizjen per Mendimin Ndryshe(LMN) dhe aspak per ato qe ka thene kohet e fundit. Personalisht jam dakort me ato qe Blushi ka thene sepse jane te pamohueshme, dhe nuk me interesojne interesi qe fshihet mbas tyre. Ndoshta nje dite tjeter, kur keto probleme ti kemi lene pas mund te analizojme dhe ate pjese. POR JU LUTEM, MOS KOMENTONI NJE SHKRIM NESE NUK KENI DURIMIN TA LEXONI DERI NE FUND DHE ME VEMENDJEN QE MERITON!!!! Mua Malaj ne kete interviste me ka ber shume pershtypje, dhe sinqerisht i them BRAVO!
Koha po e tregon qe Arben Malaj kishte te drejte!
Nese nuk ka demokraci dhe mendim ndryshe brenda nje partie, si mund te kete jashte saj nga ata qe vijne prej saj…
Mendimi ndryshe duhet respektuar dhe mbrojtur edhe kur duket sikur e demton partine, sepse te pakten te mbane te balancuar dhe jo nje ishull te vetmuar, te shkeputur nga realiteti…
Arbeni ka aftesine dhe guximin te mendoj ndryshe….