“Kemi kryer shumë investime në zonën e Durrësit të ri, kemi rrugë të reja, ndriçim, gjelbërim, një shkollë të re dhe një çerdhe të re që sapo ka filluar të ndërtohet dhe do të vazhdojmë në mandatin tjetër me të tjera investime për këtë zonë pasi qëllimi ynë është urbanizimi i plotë i Durrësit të ri”, ka deklaruar kryebashkiaku aktual si dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për mandatin e ardhshëm Vangjush Dako në takimin e zhvilluar në zonën e ish kënetës në lagjen 14.
Kryebashkiaku Dako deklaroi se vjen në këtë zonë me premtime të mbajtura pasi investimet e bashkisë në zonën e Durrësit të ri kanë qenë të shumta ku sapo janë rikontruktuar 10 rrugë në këtë zonë sipas standarteve.
Banorët e zonës e kanë falenderuar kryebashkiakun për këtë punë të madhe që është bërë në rregullimin e infrastrukturës së zonës duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e tyre të jetës.
Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se kjo zonë do të vazhdojë të urbanizohet ndërkohë që zona e lirë ekonomike që do të ndërtohet në zonën e Spitallës do ti japë zgjidhje problemit të punësimit të banorëve të Durrësit të ri që ndodhet pranë zonës së Spitallës por edhe të të gjithë qytetit pasi në këtë investim do të hapen mijëra vende pune.
Kryebashkiaku Dako deklaroi se edhe furnizimi me ujë të pijshëm i kësaj zone do të marrë zgjidhje përfundimtare me investimin e bankës botërore puna për të cilin fillon në gusht dhe në përfundim të punimeve banorët e Durrësit të ri dhe të gjithë bashkisë së Durrësit do të furnizohen me një sasi tre herë më të madhe me ujë të pijshëm.
super !! cdo gje do jete OK me ramen ne krah tend
durrsi eshte rregullluar!! dhe per me teper madje tashi qe partija socialiste eshte ne pushtet dhe ju do keni shume bashkpunime !! edi rama ka shume vizion dhe do ja dalni te beni nje durres shume te bukur!! tamam kryeqyteti i bregdetit
dako e ka treguar veten qe kur ka mbeshtetje te qeveris punon dhe ben investime cilesore. si mund te bente nje gje ne kohene saliut kur buxheti ishte i xenit. shikoni bashen ne tiran, thote skam pas fonde edhe ne kohen e saliut. dako eshte drejtimi i duhur dhe do fitoi bindshem se durrsaket e din qe me edi ramen dako do ndryshoi teresisht ftyren e qytetit
durrsi do pak fonde dhe do bohet !! vetem ajo ggrida mos ta mari se na e ben durrsin sic e ben tiranen ne keto vite!! ju lutem o njerez mos u mashtroni nga bukuria e nje vajze qe eshte e veshur me veshje engjelli dhe perbrenda eshte komplet djalli vete!!
durrsi ka nje mundesi sot te kthehet nje nga metropolet me te medhaja te shqiperise. kjo fale punes se tij edhe deshires se madhe te qeverise per te rilindur cdo qytet shqiptare te majte apo te djathte!
u pa fare qarte se cdo te thote pune. ne 18 muaj qe vangjush dako pati mbeshtetje nga qeveria beri mrekulli ne kte qytet. imagjino sikur edhe kur ishte sala kryeminister te kishte mbeshtetje per durrsin? ky qytet do ishte akoma me i bukur!
dako e di qe durresi tashme eshte ne rrugen e duhur per qytetare e saj. smund te votohet grida qe vetem do bllokoi punet dhe do ulerasi kur te thote saliu.
ti do vazhdosh te jesh kryetari i bashkise se durrsit !! nuk e hajn me njerzit si me rrenat e bashes qe mashtroj nje tirane te tere dhe sberi asgje!! sduhet ti lejm te vjedhin dhe durrsin me ate gjasme durrsak dashesen GRIDA DUMA!! qe erdhi tashi per fushat ne shpin e dajes a ku di un cishte ai !!
Tamam “super”!
Me Ramen ne krah Dako do vazhdoje te shkaterroje trashegimine 3000 vjecare te qyteterimit Ilir per 20% te pallateve qe ndertohet mbi to!
Tamam sic beri shefi i tij ne Tirane per 11 vite me betonizim!
DAKO = ISIS
bravo dako qe e ndryshove kete qytet me qeverisjen tende. fitore
E verteta eshte qe Dako ka bere ,por ka shume ,shume akoma per tu bere , RRUGICAT E DUURESIT JANE SKANDALOZEEEEEEE . Sistemimi i Kazanave te plerave eshte skandal .Autobuzat duhen shtuar !!!!!