Tre mensa sociale me ushqim falas për shtresat në nevojë, 5 qendra ditore për të moshuarit dhe shpërndarje brenda 100 ditëve të para të të gjitha banesave sociale në Tiranë, ishin zotimet e kandidatit të majtë për bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të programit të tij për kujdesin social.
I shoqëruar edhe nga ministri i sapoemëruar i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Veliaj tha sot se në 100 ditët e para në Bashki do të shpërndahen patjetër banesat sociale, të cilat kanë 4 vjet që presin të shpërndahen nga bashkia aktuale. “Ne kemi njerëz që flenë në rrugë, ndërkohë që bashkia ka apartamente që flenë bosh. Kjo është një arsye që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, do të fillojmë me shpërndarjen e banesave sociale”, tha Veliaj.
Ai deklaroi se ka një program riintegrimi social përmes të cilit do t’u ofrohet punë në shërbim të komunitetit qytetarëve që përfitojnë Ndihmë Ekonomike, si dhe do të bëhet garantimi i aksesit në institucionet publike në Tiranë për Personat me Aftësi të Kufizuar. Sipas tij, ka edhe një program të posaçëm për Mbrojtjen dhe Kujdesin për Fëmijët në Situatë Rruge, por edhe hartimin e një politike të mirëfilltë për strehimin social.
Veliaj nënvizoi se prej 4 vitesh cilësia e shërbimeve sociale në Bashkinë e Tiranës ka degraduar, dhe se familjet e pastreha vazhdojnë të presin më kot për shpërndarjen e 385 banesave sociale të përfunduara vite më parë, ndërkohë që Tirana mbetet një qytet jo i aksesueshëm për Personat me Aftësi të Kufizuar.
“Rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me fëmijë që lypin ose punojnë, edhe pse kjo është në shkelje e të drejtave të tyre. Edhe ata fëmijë që janë hequr nga rruga, janë hequr nga MMSR, një nismë së cilës Bashkia nuk iu bashkua”, tha Veliaj.
Ai përmendi edhe projektin e shkollave si qendër komunitare, duke theksuar se ky projekt synon mbajtjen e shkollave hapur edhe pas mësimit, duke u shërbyer jo vetëm nxënësve, por edhe komunitetit me aktivitete post-kurrikulare, aktivitete ekstra-kurrikulare dhe aktivitete komunitare.
Pikat e programit të kujdesit social:
1. 3 mensa sociale për të ofruar ushqim falas për shtresat në nevojë, në partneritete publike private;
2. 5 qendra ditore për të moshuarit.
3. Program Riintegrimi Social përmes të cilit do t’u ofrohet punë në shërbim të komunitetit qytetarëve që përfitojnë Ndihmë Ekonomike;
4. Garantim i aksesit në institucionet publike në Tiranë për Personat me Aftësi të Kufizuar;
5. Program i posaçem për Mbrojtjen dhe Kujdesin për Fëmijët në Situatë Rruge;
6. Shpërndarje brenda 100 ditëve e të gjitha banesave sociale;
7. Hartim i një politike të mirëfilltë për strehimin social
Banesat sociale qe nuk u shperndane kurre nga kryebashkiaku aktual megjithese i kishte premtuar ato qe ne vitin 2011, asnjehere nuk u kuptua se perse e beri kete. Gjithsesi lajm i mire eshte fakti se ne krye te bashkise nuk do kemi me nje pertac si ky aktuali. Shpresoj shume qe z. Veliaj te marre nen drejtim Bashkine e Tiranes dhe besoj se do beje pune te mire per kryeqytetin.
Tirana e mbetur prej kater vitesh pa kryetar bashkie ka nevoje per nje drejtues te zotin. Ne qytet mungojne edhe gjerat me minimale si kazanet e plehrave apo kapaket e pusetave. Afer Lanes eshte e pamundur te kalosh pasi mban ere te padurueshme. Trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, nuk ke ku kalon. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes.
ky po eshte kryetar bashkie, ku cdo gje duhet filluar nga shtresat ne nevoje, nga zeroja pasi keshtu e katandisi luli Tiranen, e coi ne zerooooo
sh vendim i drejte,sidomos per banesat sociale se njerzit nuk kan se ku te flen. rrin aty peng nga nje kryebashkiak qe jeton ne holland
ide dhe projekte konkrete, pune dhe jo llaafe, vepra dhe jo endrra. nryshimi i erjonit me lulin dhe halimin nuk mund te vihen fare ne peshore. erjoni do e coj shqiperine ne drejtimin e duhur
normalisht qe bashkia nuk ka si jep as banesat dhe as ti bashkohet ndonje nisme sociale sepse luli rri nr holland se ben projekte dhe punonjesit i hypin tramit
Erion Veliaj eshte zgjedhja e duhur per qytetin e Tiranes . ne ministrine qe drejtonte ai tregoi per shtresat ne nevoje vemendje te vecante dhe me keto pika te paraqitura mua personalisht me duken se mund ti japin zgjidhje efikase nje sere problemesh goxha shqetesuese.
kjo eshte politika qe ne duam,vullneti dhe puna e ketij njeriu jane te papershkrueshe, ai dembeli qe kemi per momentin kryetar bashkie i kishte gati banesat sociale dhe as per ti shperndare nuk e beri….dhe kerkon voten e popullit pastaj,e per cfare? per ta bere tiranen me keqse keto 4 vite?
ky eshte erioni kryetari qe ne duam, per te vazhduar reformat qe nisi si minister, misionin e tij ne ndihme te shtresave ne nevoje
Zapo
Eh e mbyten keto ide kaq te shumta te Erjon Velise po nuk po shikoj gjekundi zhvillimin e tyre sepse per sa i perket ideve kemi te gjithe por sa eshte i zoti ti permbaje ato , dhe po e kujtoj qe eshte po ai Erjon qe ishte tek ministria e mirqenies sociale !?