Basha: Përpara se të votoni më 21 Qershor, kujtoni premtimet e pambajtura të dyshes Rama-Meta

26 Maj 2015, 11:33Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me banorë të Petrelës dhe Vorës, t♪7 cilëve u kërkoi që ditën e votimit përpara se të hedhin votën të kujtojnë premtimet e pambajtura të qeverisë Rama.

basha akuzoi dyshen Rama-Meta, jo vetëm për mosmbajtjen e premtimeve, por votuan kundër dhe propozimeve të Partisë Demokratike për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.

“Premtuan që do të hiqnin akcizën e naftës për bujqësinë, premtuan një fond prej 40 milionë dollarësh në vit për bujqësinë. A kanë parë gjë fermerët e Petrelës nga këto fonde?

Sa prej jush kanë marrë subvencione në këto dy vite? Ne i çuam propozimet që ju të paguanit më pak kur blini farërat, fidanët, lëndët e tjera të para, propozuam të hiqej taksa e qarkullimit, naftën që përdorni ju dhe këta i rrëzuan pa argument, prandaj nuk vijnë këtu të flasin për këto probleme, harxhojnë orë e orë të tëra duke sulmuar opozitën, duke sulmuar kandidatët e opozitës.

Pse e bëjnë këtë? Sepse po mos të bëjnë këtë , duhet të japin përgjigje për premtimet e pambajtuara, sepse po nuk bënë këtë, duhet t’ju ofrojnë ju një zgjidhje, po zgjidhje nuk kanë”, nënvizoi Basha.

Basha u ka kërkuar qytetarëve që ditën e votimit të kujtojnë premtimet e pambajtura të qeverisë.

“Në 21 qershor, unë kërkoj që gjithsecili prej jush të mbajë mend tre gjëra. Nëse këta i mbajtën premtimet e para dy viteve apo jo? Nëse këta bënë diçka për t’i mbajtur premtimet apo jo?

Dhe së treti, të vlerësoje nëse për ju, platforma ime funksionon dhe kjo është platforma e uljes së taksave, kjo është platforma e uljes së çmimit të energjisë dhe e faljes së kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët, kjo është platforma e rritjes së rrogave dhe pensioneve, kjo është platforma e subvencioneve për bujqësinë, e uljes së çmimit të naftës.

Në 21 qershor, me votën tuaj ju do të mund të arrini atë që opozita nuk arriti dot në parlament, sepse këta kishin kartonat”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se këto presione të dëshpëruara vetëm rrisin bashkimin e shqiptarëve për fitore, ndërsa garantoi se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin ligjor

10 komente në “Basha: Përpara se të votoni më 21 Qershor, kujtoni premtimet e pambajtura të dyshes Rama-Meta”

  1. maksi says:

    o basha dhe ti kujto ca na ke bere per tiranen qe e ke rrenuar te teren

  2. Gerti says:

    Jane zgjedhjet per pushtetin vendor z. Basha. Qytetaret bejne bilancin e kater vite qeverisje te pushtetit vendor jo pushtetit qendror, per kete te fundit do gjykojme ne vitin 2017. Sa per premtime e ke lene Tiranen ne meshire te fatit. Ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante. Nuk eshte kjo Tirana qe duam.

    1. gjyshi says:

      Lulzim Basha premtoi: -kartat e studentit
      -krijimin e hapsirave te gjelberta
      -hapjen e qendrave rinore
      -Tramin
      -Terminalin multimodal etj. Ka ardhur momenti qe qytetaret e Tiranes te gjykojne se cfare ka bere z.Basha per kater vite ne krye te Tiranes.

      1. Lagunari says:

        Tirana per kater vite pa kryebashkiak. Ne vitin 2011 drejtimin e bashkise e mori nje pertac si Lulzim Basha. Nuk ka kryer as me te voglin investim ne qytet e tani shet dengla poshte e lart. Ne keto zgjedhje qytetaret e Tiranes do gjykojne premtimet e pambajtura te z. Basha. Duke filluar nga kartat e studentit deri te krijimi i hapsirave te gjelberta, nga Trami te hapja e qendrave rinore.

  3. tani says:

    kujtojm basha dhe tramin tat. rama po punon, ti po merresh me shpifje nga mengjesi ne darke. dil mbro jje gje qe ke bere ne tiran, nje gje te vetme. turp te kesh!!! kelysh i sales do ngelesh gjithmone

    1. geri says:

      o bashe po ti nuk mbajte nje premtim vet. si mund te kerkosh dicka qe vet se ben? a mund te kerkosh vota kur je vet nje kryehajdut i saliut qe more 230 milion euro?!

    2. denis says:

      basha dhe sala do vazhdojne te kerkojne premtime qe rama perdite po i mban. normalisht qe ka veshtiresi sepse rama eshte duke bere nje pune gjigande me borxhet qe la saliu

  4. ana says:

    kujtoni se sa kohe kishit ju qe nuk bete asgje dhe kerkoni te keni te realizuar cdo gje ne dy vite, duhet te kujtoni vetem nje gje se kjo qeveri eshte duke ecur ne rrugen e duhur duke bere reforma te mira per rimekembje

  5. Tomorri says:

    Shqiptaret po shikojne dy tabllo te ndryshme,forcat serioze te te majtes per te ndertuare shtet dhe demokraci dhe perballe tyre jane rrjeshtuare bandat si dikur kunder popullit dhe kombit shqipètar qe perfaqsohen me PD dhe klanin famekeq Berisha.Eh o polpull kjo eshte e pa durushe por ne kemi shume shprese tek ndergjegjesimi i njerzeve per te perqafuare ecjen perpara dhe jo sundimin dhe kthimin prapa siç deshirojne kreminelet e mbledhur ne banden e PD.

  6. Ergo says:

    BRUNILDA

    Patjeter qe do i mendojme Lulzim Basha do i mendojme te gjitha genjeshtrat e atyre dy mafjozave si te Edi Rames ashtu dhe te Ilir Metes sepse ata jane dy mashtruesit me te medhenj te ketij vendi, 21 qeroshrin do votojme dhe sigurisht qe do fitoje i madhi DR.Halim.Kosova sepse ai eshte po nje njeri me dinjitet dhe teper i rrespketuar nga i gjithe vendi. Ndersa ti i nderuar Lulzim Basha ate duam sa me shpejte si kryeminister sepse ti po qe e meriton ate status .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje