Çelet konkursi për ishullin e Osumit/ Rama: 21 Qershori, mundësi që qytetarët të transformojnë qytetet

26 Maj 2015, 12:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama çeli në Berat, konkursin për projektimin e Ishullit të Osumit. Rama theksoi se Berati është thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Kryeministri vlerësoi se Berati u la në harresë për vite me rradhë, ndërsa sot 18 muaj pas marrjes së qeverisë nga koalicioni i majtë, Berati po pëson një transformim rrënjësor.

Jemi të gjithë dëshmitarë të katrahurës që u jetësua në Berat gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë. Berati u la në harresë totale edhe pse është thesar i çmuar i trashëgimis kulturore të vendit tonë. Qyteti i një e mbi një dritareve u izolua nga pjesa tjetër e vendit për shkak të rrugëve të amortizuara, çka solli dhe rritjen e varfërisë në këtë qytet”, nënvizoi Rama.

Por, shtoi Rama, tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Në 18 muaj qeverisje të majtë Berati ka nisur rrugëtimin e saj drejt rilindjes, drejt transformimit total. Rrugët lidhëse të Beratit me qytetet e tjera janë thuajse të përfunduara. Qendra e Beratit është duke u transformuar dhe ajo që është më e rëndësishmja qeveria ka hedhur fonde për pikat turistike, teksa tashmë çelet dhe konkursi për projektimin e ishullit të Osumit, një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash turistike”, nënvizoi Rama

Duke folur edhe për rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, Rama tha se “këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për qytetarët e Beratit për t’i dhënë vazhdueshmëri projektit për transformimin e qytetit.

“Berati pas 21 Qershorit do të jetë një qytet edhe më i madh dhe me më shumë zona rurale e turistike. Qeveria është e projektuar në programin e saj për transformimin e plotë të këtij qyteti, duke përmirësuar në radhë të parë dhe nivelin e jetesës. Në muajt e fundit Berati ka pësuar përmirësime të mëdha në infrastrukturë, duke u përmirësuar nga ana estetike dhe për rrjedhojë duke nxitur dhe përmirësimin ekonomik. Zgjedhjet e 21 Qershorit janë një mundësi e mirë për të vijuar transforimimin e qytetit të Beratit”, shtoi Rama.

Sipas tij, qeveria në bashkinë e re të Beratit do të mbështesë edhe fermerët.

Zgjerimi administrativ i Beratit shton dhe zonat rurale brenda saj. Keni parë me sytë tuaj se në vitet e shkuara individ të ndryshëm, fermerë kanë bashkëpunuar mes tyre pa ndihmën e shtetit për të krijuar të ardhura dhe për të nxitur zhvillimin e zonës së tyre”, tha Rama.

13 komente në “Çelet konkursi për ishullin e Osumit/ Rama: 21 Qershori, mundësi që qytetarët të transformojnë qytetet”

  1. amarda says:

    Disa projekte mjaft interesante nga studio nderkombetare per Ishullin ne Lumin Osum, qe lidh Qendren Historike te Beratit. Ura te mbuluara per tregje artizanale, shkallare ne lum, amfiteater ku mund te shijosh pamjen e Mangalemit, galeri artesh dhe arene per koncerte.Berati me pedonalen e re dhe qendren, po i ngjan qyteteve historike ne Europe.

    1. detjona says:

      Nuk mund te behet shtet pa nje trashegimi kulturore, pa histori, jemi ne rrugen e duhur per krijimin e nje identiteti kombetar, te lene ne harrese nga interesat e politikaneve, qe shfrytezuan pikat me potenciale per te ndertuar pallate e saraje.

      1. marin says:

        O Berat c’e pate fat, aq shume gjera jane bere per Beratin, per t’i dhene vlerat qe i takojne qytetit te historise dhe tradites, e per te ndalur historine e rrenimit dhe degradimit te vlerave historike. pergezimet me te mira qeverise, qe po i jep vemendje cdo qyteti, per t’i kthyer ne potenciale te verteta zhvillimi, per te rritur mireqenien ne terma reale.

    2. mario says:

      projekte konkrete qe do ndikojne ne rritjen e turizmit. nje qytet si berati gjithmon ka qene nje atraksion turistik per turistet e huaj edhe shqiptare! prandaj projekte si ishulli i osumit do rrise me shume kureshtjen per ta vizituar kte qyttet!

      1. linda says:

        Ne long Term kto lloj investimesh qe behen sot neser do rrisin te ardhurat ne shqiperi. qe do te thote nje ishull ne berat do rrise numrin e tursiteve ne kte qytet qe do te thote me shume lek ne berat me shume lek ne arken e shtetit!

    3. Erbim says:

      Projekte konkrete qe kane si qellim transformimin e qyteteve shqiptare dhe zhvillimin e tyre. Projekti per ishullin e Osumit ka nje qellim te tille. Ne te gjitha qytetet e Shqiperise po investohet.

    4. Andos says:

      Ne Berat ne tete vite qeverisje te se djathtes nuk u krye asnje investim, asnje. Ne 18 muaj ne Berat jane kryer investime te shumta, qyteti eshte transformuar teresisht. Zbatimi i ketij projekti do beje te mundur transformimin e Beratit.

  2. lumasi says:

    ik more pirdhuni.

    je ne vete, bejini ysmetit qendres historike.

    mos beni gabime trashanike urbanistike. berati eshte nje qyete qe me vlera historike.

    mos e shkaterroni.

  3. shabani prej komani says:

    mir mir,po kush do jet pronari i tokes,dhe me cfar cmimi do ta marr?
    apo badihava!
    dhe kur ta shes mas tre vjetesh do kushtoj miljarda!

  4. berti says:

    Keta nga andosi e siper jane te gjithe punonjesit e kryeministris. edi ua shkruan komentet apo i bejne gati nje darke para?..Leke per arken e shtetit thote njeri po ishulli me leke e kujt do behet? Apo me leket e Edit? Po lokalet kush do ti kete per pronesi ? Edi apo Likja? Apo keto nuk kane rendesi ? Pse nuk rregullon spitalin Edi me ato leke ? Po shkollat qe skane asnje lidhje me shkollen per nga ato qe ofrojne? Po thirre njeher ambullancen e Beratit do te vije? Po thirre njeher zjarrfiksen e Beratit do te vij? Po shko thirre policin te ndihmoje do te vije? Asnjeher. E nese nuk besoni dilni ne pedonale e i pyesni beratasit nese jane te verteta keto qe them. Dhe e fundit po jo pak e rendesishme kujdes me Osumin se do ju mbys ishullin..Jeni qe jeni i pyetni pak njerezit ne pedonale se deri ku ka shkuar Osumi me prurjet e tyre..Ah mos harroni ti fusni dhe nje vize nga ajo e bardha se ne Berat ua gjejne…te paster..

  5. altin says:

    E keni idene kur fryhet ai?
    Nuk permbahet.
    Osumi osumi e kisha fjalen

  6. xhiljo says:

    XHILJO

    Ehe tani qe jane zgjedhjet u kujtove Edush ti per pasurite dhe vlerat e Beratiti, si dhe per projektet qe ke mbi te mbas 21 qershorit jam shume e sigurte qe do jete ashtu si ka qene sepse nuk do behet asigjo per sa i perket nga ana e parties suaj PS.

  7. CIFJA says:

    berti, shume te verteta ke thene . Me parat e ketyre shfaqjeve te shpifura pa vlere e me keto shpenzime per konkurse nderkombetare mund te bliheshin 3 AutoAmbulanca per Beratin. Ateher mund te filloni me transformimin e qytetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje