Meta: Premtimi ynë, punësim për të gjithë që duan të punojnë

26 Maj 2015, 11:38Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku, zhvilluan një takim me banorë të Fushë Prezës në Vorë, ku u zotuan se do të punësohen të gjithë ata që duan të punojnë.

Duke folur përpara banorëve të Fushë Prezës, Meta theksoi se në këtë njësi të re vendore një prioritet parësor do të jetë punësimi pasi është një zonë që ka shumë biznese të mëdha.

“Punësim për të gjithë ata që duan të punojnë, sipas shkollës, sipas profesionit. Kjo është baza e premtimit tonë. Ky është kryqëzimi i të gjithë rrugëve të Shqipërisë, edhe të Shqipërisë me rajonin. Kjo është zona më e preferuar për çdo investim, për industri, për qendra grumbullimi, për qendra përpunimi, sepse është kosto më e ulët”, tha Meta

Duke qenë se Bashkia e re e Vorës është në qendër të rrugëve që lidhin rajone të ndryshme të vendit, Meta theksoi se në këtë njësi vendore duhet të ndërtohen qendra grumbullimi dhe përpunimi të produkteve bujqësore në mënyrë që të kthehet në një gjenerim të ardhurash dhe punësimi.

“Vijnë prodhime nga e gjithë Shqipëria dhe ikin kudo ku ka treg dhe këtu nga pikëpamja strategjike duhet të jetë një vend me qendra të tilla, jo thjesht për të grumbulluar prodhimet e Prezës dhe të Vorës, por për të grumbulluar prodhimin nga e gjithë Shqipëria. Dhe natyrisht, përderisa do të bëhet grumbullimi këtu, do të bëhet edhe qendra e përpunimit”, shtoi Meta.

Edhe qeveria e re ka prioritet numër një bujqësinë dhe ushqimin. Skema e re për të shumëfishuar investimet prodhuese dhe në fushën e përpunimit në bujqësi, në blegtori, në fushën e ushqimit do të jetë një revolucion i vërtetë sa i takon rritjes së interesit të gjithë prodhuesve. Sepse më të në fund produktet tona, të cilat kanë qenë shumë të njohura para 25 vjetësh në të gjithë tregjet evropiane, kanë filluar dhe kërkohen nga të gjitha tregjet e huaja, por sasia nuk është e atyre përmasave ende për t’i zotëruar këto tregje dhe kuptohet edhe interesi nuk është ende kaq i lartë. Ndaj me këtë politikë të re të qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë, unë jam i bindur se Vora do të kthehet në një qendër të fuqishme të zhvillimit”, theksoi Meta.

Duke folur për arsimin profesional, Meta theksoi se ky do të jetë një prioritet për Vorën në mënyrë që të rinjtë e Bashkisë së re të kenë mundësi që të formohen profesionalisht.

“Do të hapim një shkollë profesionale në bashkinë e re të Vorës në mënyrë, që ato profesione kryesore që janë baza e zhvillimit të kësaj zone, t’u krijojmë mundësinë të rinjve dhe fëmijëve që të edukohen dhe që të formohen dhe do të bëjmë kurse të formimit profesion me qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, për të gjetur punën dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt përmes punës”, tha Meta.

Krahas kësaj, Meta shprehu bindjen e tij se Bashkia e re e Vorës do të ndjek dhe një filozofi tjetër transparence me qytetarët pasi është një njësi vendore që gjeneron shumë të ardhura nga bizneset dhe për këtë nevojitet në transparencë e plotë në fondet që administron.

“Gjëja e parë që do të bëhet këtu do të ketë transparencë nga Kryetari i ri i Bashkisë, nga Këshilli i ri i Bashkisë. Transparencë e të gjithë të ardhurave, si krijohen, sa taksa krijohen nga taksat e banorëve, sa të ardhura krijohen nga bizneset që janë në territorin e Bashkisë, sa të ardhura merr nga qeveria, nga buxheti qendror dhe shpenzimet. Dhe investimet dhe të gjitha këto të diskutohen përpara se të miratohet buxheti nga këshilli i ri i Bashkisë, do të bisedohet mKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, zhvilloi një takim me banorë të Fushë Prezës(1)e komunitetin. Dhe ky është detyrimi i parë i çdo kryetari bashkie dhe unë jam i bindur se kryetari i ri i Bashkisë, Luan Sallaku gjënë e parë që do të bëj do të jetë pikërisht kjo, transparencë të plotë për të ardhurat e Bashkisë së re, për investimet dhe shpenzimet e Bashkisë së re. Kjo është e domosdoshme për të krijuar një raport besimi dhe transparence”, u shpreh Meta.

Meta theksoi gjithashtu se në Vorë do të ndiqet një politikë e re edhe për të rinjtë në ndërtimin e qendrave sportive dhe në ambiente për të zhvilluar talentet e të rinjve të Bashkisë së re.

“Për të rinjtë është një mundësi e shkëlqyer për t’i dhënë cilësi tjetër jetës së tyre me kënde sportive, me ambiente për të zhvilluar talentin e tyre në kulturë, në art në çdo gjë tjetër dhe shumë aspekte të tjera”, tha Meta.

5 komente në “Meta: Premtimi ynë, punësim për të gjithë që duan të punojnë”

  1. Estref says:

    ILIR META: NA SHISNI VOTEN PER 20 MIJE LEKE, QE TE JU SHESIM VENDIN E PUNES PER 3000 EURO!!!

  2. antonio albanese says:

    Pilu per tutti.

  3. Toni says:

    Mos puneso asnje qe nuk do te punoj

  4. kristina says:

    Punesimi kur nderkohe nuk keni sjelle asnje kompani ku mund te punesoni njerezit eshte shume situate pa pergjigje sepse premtoni punesimi kur nderkohe nuk keni nje politike te duhur nje platforme punesimi si do ta realizoni punesimin e individit?

  5. xhiljo says:

    HERMESI

    Pa shiko kush po flet per punesim Iliri , tani papunesia eshte me e madhe se kurre varferia ne vend ka mberritur tani me se shumti se kurre , punesimi tani eshte =0 premtime koti qe ju beni nuk e kemi pare gjekundi ….e ndoshta per akte kriminale ke vende te lira pune por kot sepse nuk jane shume te duhurat per ne si popull prandaj mos dil e jep deklarata qesharake sepse nuk te shkojne !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje