Gjergj Bojaxhi replikon me Veliajn për ndërtimet në Tiranë

26 Maj 2015, 14:04Politika TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

 

Zoti Erion Veliaj përsëriti edhe dje disa deklarata kundër kandidimit tim dhe denoncimeve që unë i kam bërë ndërtimeve në Parkun e Liqenit. Deklaratat e tij janë jo vetëm pa etikë dhe pa qytetari por reflektojnë një mentalitet të korruptuar që përçmon lirinë, integritetin dhe dinjitetin e tjetrit.

Kandidimi im për Bashkinë e Tiranës është shprehje e vullneti të lirë të rreth 14 mijë qytetarëve të Tiranës. Deklaratat e Zotit Veliaj janë fyerje e përçmim edhe për të gjithë këta qytetarë, të cilët Zoti Veliaj i konsideron ose budallenj të mashtruar prej meje ose, me shprehjen e tij banale, si “të Saliut”.

Përtej mungesës së thjeshtësisë dhe etikës, akuzat e Zotit Veliaj kanë një qëllim tinzar: ato duan të largojnë vëmendjen e publikut nga denoncimet që unë i kam bërë bashkëpunimit sistematik mes zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha për shkatërrimin e Parkut të Liqenit. Zoti Veliaj ka synim ta zbatojë planin Berisha-Rama-Basha për ndërtimet në Parkun e Liqenit. Për këtë arsye, ai po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut me akuza politike që nuk kanë lidhje me Parkun e Liqenit.

Mendoj se është momneti që zoti Veliaj të bëjë të qartë qëndrimin e tij. Konkretisht ai duhet t’i përgjigjet këtyre pyetjeve:

A do të anullojë Zoti Veliaj vendimin Rama-Berisha-Basha për kthimin në tokë ndërtimi të rreth 70 hektarëve sipërfaqe përgjatë kurorës së Parkut të Liqenit?

Unë do ta anulloj këtë vendim me referendum të qytetarëve të Tiranës. Zoti Veliaj nuk ka nevojë as për referendum, pasi mund ta anullojë me një firmë të thjeshtë të Kryeministrit Rama, me të cilën premton se do të bashkëqeverisë Tiranën.

A do ta lejojë Zoti Veliaj ndërtimin 15 katësh në pjesën e parkut përballë Fakultetit Ekonomik, leje që ndodhet në tavolinën e Kryetarit të Bashkisë për firmë? Unë nuk do ta firmos këtë leje.

A do të lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në krah të Korpusit të Universitetit, mbi Universitetin e Arteve? Unë nuk do t’i lejoj.

A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në territorin ku është sot Garda? Unë nuk do t’i lejoj.

A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet në trekëndëshin në fillim të digës së liqenit (sot vendparim)? Unë nuk do t’i lejoj.

A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet që kanë filluar e të tjera që po përgatiten të fillojnë poshtë Digës së Liqenit? Unë nuk do t’i lejoj.

Para ca javësh, Zoti Veliaj kërkoi që denoncimeve t’u vihet emër. Emrat e vendim-marrëse për shkatërrimin e Parkut dhe hapësirave të tjera publike në Tiranë janë emrat e zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha. Emrat e përfituesve nga këto ndërtime, Zoti Veliaj mund t’i gjejë në listën e të ftuarve në dasmën e tij.

32 komente në “Gjergj Bojaxhi replikon me Veliajn për ndërtimet në Tiranë”

  1. tani says:

    erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

    1. zari says:

      o gjergj po kur u beri ti besh replike ti qe per vete je i zhytur nga koka gjer ke kembet kudo ku ke drejtuar

      1. lola says:

        erion veliaj ka vizion per te ndryshuar tiranen,ti e zar
        erion veliaj ka vullnet per ta ndryshuar tiranen,ti je zar

        1. marin says:

          Kur tu be mashtrimi virtut mo gjergj, a nuk ishe ti qe e katandise si mos me keq sistemin energjitik, nxite informalitetin per t’i sherbyer interesave te partise, a nuk ishe ti i paafte per te menaxhuar nje institucion, pse tani duhet te te besojme?

          1. lumila says:

            Ti mund te replikosh nate dite, por nuk fiton dot pike, as epersi ndaj Erionit. Do te duhet te zhbesh historine tende ne drejtim ne qeveri, dhe serish nuk je i besueshem per imazhin e publikut.

          2. Marina says:

            PO ti i dashur ishe ne krye t e inukut pse nuk bere asgje ?? cfare te pengoi ?? vjen gjoja nga nje formim perendimor dhe flet njelloj si berihsa

        2. tanja says:

          bojaxhiu thejsht nuk do te kuptoje se veliaj e ka bere me shume se sa te qarte faktin qe benotizimi i tiranes merr fund ne pas 21 qershorit , por problemi i gjergjit eshte qe nuk eshte shkeputur nga pd dhe menyra se si funksionon ajo.

          1. jetmir says:

            O zot kur flet dhe kerkon “llogari” bojaxhiu qe gjeja e vetme qe beri kur ka qene ne poste drejtuese e coi ne rrenim ato . duke nisur nga KESH-i e keshtu me rradhe

            1. hana says:

              Per mendimin tim Erion Veliaj eshte i vetmi i cili po del dhe ka nje plan te qarte per qytetin dhe per problematikat shqetesuese te tij . madje ka ngrit zerin me te madhe dhe per benotizimin qe ka marr fund ajo epoke

              1. Lagunari says:

                se nuk ka vesh te degjoje e sy te shikoje bojaxhiu problemi i tij . tirana ka nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur. ka kater vjet ne kundravajtje , kater vjet qe fle e askush nuk ve ujin ne zjarr ta zgjoje.

        3. Andi says:

          tani kush ndjek fushate perdite ne TV e di mire qe si qeveria si Veliaj kane thene qe nuk do lejohet per betonizimi i Tiranes..keshtuqe me kaq besoj se i mjafton Bojaxhiut per te gjitha pyetjet qe ka bere ..per te mos permendur faktin qe veliaj ka dale publikisht dhe u eshte pergjigjur me kohe ketyre pyetjeve

          1. Skerdi says:

            Qeveria ka leju ndertimet te Diga ndersa ju thoni qe qeveria do ndaloi betonizimin. Ju militatent e paguar jeni te forte fare.

      2. albert says:

        po mir mo zoti Bojaxhi po tani u kujtove per ndertimet pa leje ti ??
        po ne kohen kur ishte me salen pse nuk hapje goje? apo ater kishe interesa personale dhe tani qe je ne fushate ben gjoja si i ndershem??

      3. benii says:

        po po tani qe ka afruar fushata ben si i mire dhe bojaxhi se kur ishte drejtor tek Inuku nuk beri gje per ndertimet pa leje madje lejoi te betonizohej Tirana sa me shume te ishte e mundur…tani qe ska me interesa personale del e flet per ndertimet pa leje…
        Gjej ndonje menyre tjeter per te bere fushate se sta beson njeri kte

      4. saimir says:

        ky bojaxhi kaq i paafte eshte vete apo ben?
        se mire fushate nuk po e shofim te bej dhe nje zot e di si paska planifikuar te “fitoje” Tirane ky ,,po aq kundershtaret e tij nuk i shef kur dalin ne media se mesa di un ketyre pyetjeve qe Bojaxhi po ben sot Veliaj i ka thene me para

      5. cimi says:

        ti vjen nga perendimi dhe flet me gjuhen e saliut,turp

    2. greta says:

      po un kte bojaxhiun nuk e marr vesh ?
      kjo eshte menyra e te berit fushate qe ka zgjedh ky? po ben gazetarin duke i drejtuar pyetje veliajt per projektet qe ka ai apo me ane te pyetjeve po ben demek fushate per te treguar se ai eshte kunder ndertimeve??
      mendoja se do ishte disi me i zgjuar ky bojaxhi

    3. Sandri says:

      nuk mund te flasesh ti o gjergj kur je i zhytur dhe i lagur me mashtrimet e tua dhe me “punet” e tua qe sduken asgjekundi..

    4. Samiu says:

      erjon veliaj drejtimi dhe zgjedhja e duhur per tiranen

    5. dalinareni says:

      ti ke qene drejtor i inuk dhe ikesh dhe i le djerre i shkaterrove i le me borxhe dhe je akuzuar epr korruopsion

  2. ida says:

    erion veliaj te esht epergjigj njeher o vlla se tu esht epergjigj pyetjeve njeher qe do mebshtes moratoriumin e ndertimeve se nuk do lejoje me leje ndertimi adej ktej

    1. indrit says:

      a ke televizor ne shpi ti o shoku te eshte pergjigjur ke balla ketyre pyetjeve erioni dhe te tha qe ska me leje ndertimi

      1. dalina says:

        ahhhh mor shoku dukesh qe ske as vizion asgje sa ske ca shkruan e ca replikon dhe fut gjera te perseritura qe jane thene njeher e jan sqaruar me koh

  3. Illo says:

    Njeri I vogel . Merret me dasmen e tjetrit. Nga pallatet zbret me ashensor ne dasem . Kryebashkiak dasmash . I. Foto

  4. Dashnori nga Peqini says:

    Kam frike se Gjergji mbas numurimit do thote qe me kane vjedh 140 000 vota. ?

  5. faro says:

    Veliaj duhet tu jape pergjigje te gjitha pyetjeve, qe per cudi paskan mbetur te fshehura deri me sot! Turp nese kane mbetur te fshehura deri me sot!

  6. faro says:

    Nuk e kuptoj se cfare kryeqytetasish jane sh nga te mesipermit, kur ne vend qe te shqetesohen per problemet qe ngrihen sulmojne kandidatin. Ketu nuk dalim per politike por per te mbrojtur atdheun tone. Me te lashtin ne Europe. Si individ nuk kam ndonje simpati te vecante per bojaxhine, por ne kete rast eshte sh konkret!

  7. I know something says:

    Bravo Gjergji !
    Jemi me Ty kunder dallkaukeve Rama-Berisha-Basha-Be-Be-liaj

  8. Gerti says:

    Paskan fillu heret me komente cunat e ministrise. Ne fakt nuk e di nese komenton me shume se nje njeri me shume emra ketu, se edhe nga stili i shkrimit duket njelloj.

    Po para se te kerkoj llogari Erjoni duhet te na thote se kush ja po financon kete fushaten milionere qe po ben. Se njerezit e thjeshte jo njehere. Atehere kush qenkan keta biznesmen kaq te pasur me kaq interes qe ai te fitoje ne Tirane? Me duket se pergjigja eshte e thjeshte. Jane ata qe po ndertojne te diga sot e qe kane shkuar ti japin dhurata te dasma dje.

  9. Neljo says:

    NELJO

    Erjon Veliaj drejtimi i gabuar i vendit , thjesht duhet pak kohe qe ta kuptoje dhe ai vete kete se bashku me kryeministrin si dhe me kryetarin e parlamentit Ilir Meten , te tre keta futen ne nje thes se bashku dhe hidhen ne uje , qe te ikin sa me large qe ktej !!

  10. indriti says:

    Te ftuarit e Veliajt ishin edhe Zamiri edhe Bashkimi.

  11. Lilo says:

    Gjergj Bojaxhi nje njeri me personalitet dhe integritet qe i duhet Tiranes, nuk ke ku ta kapesh , po keta zuzaret e Partive jane bere bisha tani qe po ju dalin te palarat ne shesh, ata kane qene gjithnje bashkepronare kur ka qene puna per biznese, bejne kot qe shajne njeri tjetrin neper ekrane.Ka ardhur koha per ndryshimin e madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje