Rehabilitim dhe instalim të sistemit të ngrohjes në 6 shkolla e 3 kopshte, si dhe ndërtimin e një kopshti të ri në zonën e Depos së Ujit, ishin zotimet që kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, mori sot përsipër në njësinë nr.2 në Tiranë, gjatë prezantimit të programit të tij të detajuar për çdo lagje të kryeqytetit.
Veliaj premtoi rehabilitimin e shkollave “Mihal Grameno”, “Jordan Misja”, “Hasan Tahsin”, “Qemal Ataturk”, “Mustafa Gërbëlleshi” dhe “Sandër Prosi”, si dhe Kopshtin nr. 18, Kopshtin në Sauk i Ri dhe Kopshtin në Sauk i Vjetër, duke nënvizuar se këto janë problemet konkrete që shqetësojnë sot çdo familje të kësaj zone. Ai tha se njësia nr.2 në Tiranë ka probleme me legalizimet, rrugët e degraduara dhe shkollat e kopshtet që janë në gjendje të mjeruar.
Sipas tij, gjithsej në njësinë nr.2 janë identifikuar gjithsej 357 probleme, nga të cilat janë 27 hapësira parkimi abuzive, 17 hapësira publike të uzurpuara, 15 hapësira me mungesë gjelbërimi, 102 rrugë të amortizuara, 39 trotuare të dëmtuara, 33 puseta që mungojnë, 23 rrugë ku mungon tërësisht ndriçimi, 4 tregje jashtë standarteve etj.
“Ka nevojë për një shkollë të re të mesme në Sauk, një zonë që është trefishuar në banorë, por jo në shërbime. Pas 21 qershorit, do të kemi një shkollë të re në këtë zonë. Do të vazhdojmë me rehabilitimin në shkollat “Jordan Misja”, “Mihal Grameno”, “Hasan Tahsim”, “Qemal Ata Turk”, dhe të gjithë ata prindër që sot dëgjojnë emrin këtyre shkollave, pas 21 qershorit, të rrinë të qetë sepse do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla të ngrohta”, tha Veliaj.
“Ne kemi një kontratë konkrete, cila është oferta e tyre? Oferta e tyre është ishim më mirë kur ishim më keq. Pyetja është shumë e thjeshtë: na tregoni cila është oferta juaj? Kjo është kontrata jonë dhe mbi këtë kontratë do të votohemi, me këtë kontratë do të punojmë dhe me këtë kontratë do të vlerësohemi. Me këtë kontratë do e nxjerrim Tiranën nga përrallat me mbret e me tramvaj, për ta çuar më në fund në drejtimin e duhur duke e kthyer bashkinë në krye të detyrës”, deklaroi Veliaj.
ka program per gjithe zonat e PD , ne cdo cep te saj. dhe eshte me i kompletuari. prandaj ne duhet te votojm kete program
Program i detajuar dhe jo fjale kunder qeverise.. Pa me thoni cfare propozon PD?????????? NJE HIC. Asgje.. Kjo eshte nata me diten.;. Dhe ju kandidatet e Saliut, Gjergj Bojaxhiu em shoke, mos na u hiqni si te paster o palaco
Drejtimi i Punes dhe jo i fjaleve e bagetise se saliut qe ja jep BojEdalit te dali rrugeve me to.. Ndryshimi mes punes dhe fjaleve eshet i dukshem
Me ke kenaq kur ke thene qe secila lagje do vendosi veet se cilin projekt do te zbatoje,.. ky lloj referendumi eshte ne favor te demokracise
Epo kur degjoj ate doktorrin e marum.. Ate palacon hajdut.. Ate bojaxhiun a ceshte ai qe del e shet pordhe a thu se seshet saliu qe e drejton. pfffffffffffffff
erioni ka energjine e duhur per qytetin. Ka treguar se eshte punembaruar dhe padyshim fitues
Fillimi i mbare, gjysma e punes, identifikimi i problemeve reale dhe propozimi i zgjidhjeve konkrete, eshte ogur i mbare qe do te behet vertet pune ne bashki dhe jo sa per te kaluar radhen apo per te mbushur fjalimet elektorale.
Drejtimi i duhur ka nisur qe kur mbaroi mandati i Lul dembelit, qe i dha goditjen perfundimtare PD-se duke mos bere nje pune per Tiranen ne 4 vjet. Me keto zgjedhje, perfundon njehere e mire lufta me te keqen, beteja e pare me 23 qershor, e dyta dhe perfundimtare me 21 qershor kete vit.
Puna e bashkise duhet te filloje nga njesia 2, si e majte qe ka qene ka 10 vjet qe eshte diskriminuar, duke mos bere asnje investim, edhe ujesjelles kanalizimet i kane bere banoret me shpenzimet e xhepit te tyre. Mezi presim te nisesh nga puna Erion.
KU JANE KTO PUNET QE PASKA BERE BASHA? SE DOLI TE OPINIONI EDHE FOLI FJALE TE BUKURA SE KISHTE BERE DREQ E SHEJTAN. AJO VIDIO QE TREGOJ PER PAK NA BERI BUDALLENJ, POR NE TE VERTET NA PASKA NDEJT KOT 4 VJET EDHE KURR NUK BERI NJE PUNE TE HAJRIT PER KTE QYTET. KU JANE KTO SHKOLLAT KU JANE KTO KOPSHET APO RRUGET. MIRE QE NGROHJA MUNGON PO NA ESHTE SHTUAR EDHE MYKU NEPER SHKOLLA EDHE KOPSHE!
program qe zonen bashkiake numer 2 do e ringrej dhe kjo eshte shume e sigurt!! sepse ne keto 4 vite bashkia e lulzimit asnje lulzim sberi , edhe pse emrin ashtu e ka , po ne te vertet as ska lidhje me ate gje !! erion veliaj je drejtimi i duhur
drejtimin e duhur dhe kjo eshte e sigurt sepse cdo gje qe kishte ne dore ai basha na e beri per ibret!! boll me mashtrime e bolll me demokratet qe din vetem te vjedhin !! #EVDREJTIMIDUHUR
Nje nga gjerat qe vlen per tu pergezuar nga puna e qeverise dhe te majtes, eshte ofrimi i sherbimeve pa dallime partiake, ashtu sic duhet te ndodhe, ndryshe nga c’ka ndodhur deri me dje, qe qeveria e djathte ofronte sherbime vetem per militantet e djathte, nderkohe te majtet shtypeshin e diskriminoheshin.
Velij, po ndonje fjale per keyetarin e partise qe kryeson dhe eshte shefi i qeverise aktuale ku punove a ke? Pyetja eshte e thjeshte, sa leje ndertimi jane dhene me firmen e Edi Rames gjate 9 vjetesh qe ishte kryetar i Basjkise se Kryeqytetit?
Sa nga keto leje jane ne kundreshtim te plote me rregullat e urbanstikes?
A mund te besh nje xhiro nga Komuna e Parisit, lagje qe u ndertua thuajse ekslyvisht ne periudhen qe Rama ishte kryetar baskhkie dhe me firmen e tij!
Edi Rama prishi kioskat e Parkut Tinia dje ato te Lanes dhe ne te njten kohe ngriti me miliona metro kub beton ne lagjet e Tirones. Keto jane probleme qe Rama i krijoji Kryeqytetit dhe do ti trashegoj per shekuj.
Moralisht nese do te kisha patur emrin Edi Rama, do kisha vrare veten nga turpi.
Ti Veliaj si mund te kerkosh voten e kryeqytetaseve kur i perket nje qeverie mashtruese, bashkepuntore e te kryekortuarit Meta i cili ne çdo vend te botes do ishte ne burg’ ju e vute kryetar Kuvendi!!
Basha, Berisha me shoke qe thonit se do vinit drejtesine ne vender aferat dhjetra milioneshe te korrupsionit ku i kini, prape kakarisin ne te njetin kotec me ju, ne Kuvend!
Asnje i korruptuar ish qeveritar su fut ne burg, ah po, ne burg futet ata qe vindhni 10 mije leke energji elektrike.