Gramoz Ruçi: Dallimi mes Ramës dhe Nanos? Janë të ndryshëm. Koka ime s'është vënë asnjëherë në sininë e kryetarit të radhës

26 Maj 2015, 23:45Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, ka komentuar dallimin mes Ramës dhe Fatos Nanos. Në një intervistë për News 24 për gazetaren Eni Vasili, Ruçi tha se:

Të dy janë njerëz të ndryshëm dhe janë njerëz të njëjtë. Të dy kryetarë të PS në kohë dhe në periudha të ndryshme.

Pavarësisht se unë kam qenë edhe në kohën e zotit Nano, edhe të zotit Rama e kam thënë që unë në politikë asnjëherë nuk lejoj që e ardhmja ime politike apo koka ime politike të jenë sininë e kryetarit të radhës, dje të Nanos dhe sot të Ramës.

Avenirin tim e kam bazuar te votuesi që më voton dhe e dyta te puna ime.

Unë do të jem në politikë aq herë sa të më votojnë strukturat e PS dhe aq herë sa do më votojë elektorati shqiptar në Parlament.

Në kushtet kur unë do ta shikoj se nuk e justifikoj do të jap dorëheqjen”.

I pyetur për një rikthim të Nanos në politikë, përgjigjia ishte:

Unë s’ja mohoj askujt të drejtën. Fusha politike është shumë e gjerë. Forcat politike janë këtu. Ambiciet politike që mund të ketë Nano unë nuk e di. Këtë që ja thashë Nanos kur donte të bëhej Presidenti ne nuk kemi numra të bëjmë president. Nëse kundërshtari jonë politik, të ofron ty mbështetjen për tu bërë president ne t’i japim”, tha Ruçi, ndërsa shtoi se:

“Deri sa të vijë dita, nuk e di a e ka më Nano këtë ambicje. Mund të ndryshojë edhe skema e zgjedhjes së Presidenti, ndoshta, sepse ka një reformë në fushën e drejtesise“.

7 komente në “Gramoz Ruçi: Dallimi mes Ramës dhe Nanos? Janë të ndryshëm. Koka ime s’është vënë asnjëherë në sininë e kryetarit të radhës”

  1. Mark Gjonaj says:

    Gramoz Ruci eshte deputeti me serioze i te tera legjislaturave te atij kuvendi.cfare shpifjesh e presionesh nuk provuan ne atoritetin e tij per ta gjunjezuar, ai gjithmone ka argumentuar se nuk e lidhte asgje me ato sulme te turpshme qe organizonte Sali Berisha. Do te bente detyren presidenti i Shqiperise qe figurave te tilla t’u rezervohej vemendja e nj e vlersimi maksimal e nje njeriu te pa thyer tash 25 vjet! Do te ishte mire per Shqiperine qe ta mbyllte karieren e tij si president!

  2. Arber says:

    Presidenti duhet te zgjidhet nga votimi i popullit dhe te kete me shume te drejta juridike.

  3. gjembaci says:

    ti je nje burrrrrrrrrrrrrrrrrrr e i vertete dhe trim i terbuar ,qe asnjehre nuk ta ka “ngrene qeni shkopin “.
    te afrohet dhe namik dokle .

  4. Rilindasi says:

    Ruci ka te drejte por nuk po thote ndonje gje qe se dime. I pari aventurier e i papergjegjshem , i dyti i degraduar pa parime e norma njerezore. Shtoi dhe sahanlepiresit si ky per te kuptuar qe je jemi popull me fat.

  5. Pushteti i Sovjeteve ka probleme says:

    Gramoz Ruci e shfaqi veten me te fresktin e fushates. Kush ka kujtese: Vetem kur flet Ruci,hesht Berjosha! Jane siameze.
    Sinia pa koken e Tij, eshte prove se Velija fiton, por deshton fill pas zgjedhjeve, sapo rivalet senatore ti kerkojne Rames zv/kryetarin.
    Rezervat e Rucit ne kete bisede, nga me cilesoret te Eni Vasilit,por edhe te Rucit, shfaqen ajsbergun e kontradiktave qe do shprazen pas qershorit.
    Rama ndaj nuk e fsheh dot nwrvozizmin.

  6. Gerti says:

    Dmth vlera e politikanit ne Shqiperi matet me sa fort shan Berishen? Mire fare, prandaj kemi njerez si Mozua, Taulanti apo Erioni ne PS ne. Budallenj, mafioz, po ama Berishen e shajne mire. Kot si pyetje, mua si qytetar ca me sjell kjo?

  7. mira says:

    pelqej komentin E @Rilndasi dhe @Gerti.

    Nuk bejme dallime, jeni BLLOK te korruptuar, te pavotuar nominalisht, te paskrupullt- majtas djathtas, mashtrues te suksesshem.
    Popujt gjithmone kane vetine te besojne dhe shpresojne..por ka nje kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje